Këngëtari legjendar Majkëll Xhekson ka incizuar 100 këngë në mënyrë secrete, por ka refuzuar t’i prezantojë ato. Fansat, që prej kohësh nuk kanë mundur të dëgjojnë të preferuarin e tyre, nuk dihet nëse do të kenë mundësi t’i dëgjojnë ndonjëherë. Të gjitha këngët sekrete janë realizuar ekskluzivisht për fëmijët e tij, të cilët mund t’i dëgjojnë vetëm pas vdekjes së babait të tyre. Lajmi u bë i ditur nga autori i biografisë së tij, Jan Halperin.

Krijuesi i hitit “Thriller” ka incizuar shumë këngë, por dëshiron që ato të dëgjohen vetëm nga fëmijët e tij - Princ, 11 vjeç; Paris Kethrin, 10 vjeç; pesëvjeçari Princ Majkëll II, - pasi ai të vdesë. Libri biografik për këngëtarin më të famshëm, i autorit Halperin, do të titullohet “Unmasked, The Michael Jackson Story”.

“Jam i habitur nga numri i këngëve që janë mbajtur sekret. Më është thënë se ai nuk dëshiron t’i prezantojë ato, por dëshiron që të mbeten për fëmijët e tij një trashëgim shumë personal për ta”, - ka thënë Halperin. Kohët e fundit, Xhekson është parë i maskuar dhe i ulur në karrocë në prani të fëmijëve të tij. Mediat janë shprehur se këngëtari vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se atij i ka mbetur shumë pak kohë për të jetuar.



Madona u prezanton fëmijëve të dashurin



Ylli i muzikës pop, Madona, ua ka prezantuar të dashurin e saj të ri, Jesus Luz, fëmijëve të saj gjatë një udhëtimi familjar në qendrën religjioze “Kabalah”. Këngëtarja 50-vjeçare raportohet se ka filluar të dalë me modelin brazilian 22-vjeçar më herët gjatë këtij viti, pas ndarjes nga regjisori Gaj Riçie. Tashmë Madona ka shtuar edhe më shumë spekulimet se ata tashmë kanë një lidhje, pasi është parë duke çuar tre fëmijët e saj në një qendër religjioze në Nju Jork, gjatë të shtunës, së bashku me Luz në krah të tyre. Madona më herët u përfol se kishte një lidhje me yllin e bejsbollit, Aleks Rodriguez, menjëherë pas ndarjes nga Riçi vitin e kaluar.



Lohan këndon duet me të dashurën Ronson



Lindsi Lohan ka kënduar një duet me të dashurën Samantha Ronson dhe vëllain e saj, producentin Mark. Këngëtarja kishte ndjekur një ceremoni, e cila u festua në një hotel në Londër. Lohan I befasoi mysafirët duke u ngjitur në skenë për të kënduar me të dashurën. Kënga e zgjedhur e dyshes lesbike, të cilat janë shoqëruar në kitarë nga vëllai i Ronson, Mark, ka qenë hiti i Beatles, “With A Little Help From My Friends”. “Ishte e mrekullueshme. Të gjithë i pëlqyen. Lindsi dhe Sam dukeshin vërtet të dashuruara”, - ka thënë një burim për tabloidin britanik “The Sun”.





3 Mars 2009