Fitnesi, sporti i trupit të bukur, ka pushtuar botën. Janë qindra mijëra persona jo vetëm në botë, por dhe në Shqipëri që i janë përkushtuar me devotshmëri stërvitjes së ëmbël të muskujve, me synimin e krijimit të trupit perfekt dhe pa dhjamë e të kërkimit të rinisë së përjetshme. Fitnesi fizik përfshin dy koncepte që janë të lidhura me njëra-tjetrën: fitnesi i përgjithshëm (që parakupton ushtrimet për të pasur një gjendje të mirë shëndetësore) dhe fitnesin specifik (një detyrë e orientuar mbi bazën e aftësisë për të performuar aspekte specifike të sporteve apo okupimeve). Në kryeqytet ka mbi 30 salla moderne me vegla të kohëve të fundit.



Stil jete



Në vitet e mëparshme, fitnesi ishte përcaktuar rëndom si aftësia dhe kapaciteti për të kryer aktivitetet e ditës pas ndjerë lodhje. Tani, fitnesi nuk shihet më si një kompleks veprimesh të karakterit fizik, por edhe si një kënaqësi e të kaluarit të kohës së lirë, duke ndryshuar stilin e jetës dhe ndikuar drejtpërdrejt në një revolucion industrial në ndërtimin e pajisjeve të përshtatshme në funksion të muskujve. Në ditët tona, fitnesi fizik është konsideruar si një masë e aftësisë së trupit për të funksionuar në mënyrë efikase dhe efektive në punë dhe aktivitetet e kohës së lirë, për të qenë të shëndetshëm, për t'i rezistuar sëmundjeve të ndryshme dhe për të përballuar disa situata emergjente. Duke iu referuar, një programi të përgjithshëm fizik fitnesi, mund të dallohen gjashtë programe ushtrimesh me qëllime të ndryshme: fitnesi kardiovaskulare, trajnimi fleksibël, trajnimi i forcës së përgjithshme, kalitja e muskujve, kompozimi i trupit dhe trajnimi i aftësive të përgjithshme. Gjithsesi, përveç këtyre programeve me komponentë esenciale, ushtrimet bazohen në programe individuale të fokusuara në aftësitë specifik, moshën e individit ose në nevojat të për një shëndet të mirë. Shumë e konsiderojnë fitnesin si me ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shëndetin mendor. Kjo e fundit paraqitet në tekstet e librave si një “trekëndësh të ndërtuar mbi tri pika, të cilat paraqesin fitnesin fizik, emocional dhe mendor”. Fitnesi fizik mund të parandalojë ose të trajtojë shumë nga sëmundjet kronike të një jete të pashëndetshme ose për shkak të moshës. Të punosh fitnes mund të ndihmojë të flesh më mirë. Të jesh i shëndetshëm është e rëndësishme edhe në aktivitetet fizike.



100 ushtrime



Fitnesi, sporti i trupit të bukur, ka pushtuar botën. Të shumta janë botimet e revistat që i kushtohen stërvitjes së ëmbël të muskujve, duke filluar që nga ato që reklamojnë “100 ushtrime për një trup perfekt”, e deri te “dieta e pjatës me fruta deti” të patretur në gjalpë, e ku karkalecat zënë pjesën e luanit, por të shoqëruar me spec të kuq e të “qullur” me lëng limoni të freskët. Pesë komponentët klasikë të fitnesit janë fuqia muskulore, kalitja e muskujve, kompozimi i trupit, durimi kardiovaskular dhe fleksibiliteti. Gjithsesi, këtyre u shtohen shpesh edhe fuqia e shpejtësia. Përpara se të ushtrohesh në programe fitnesi është e këshillueshme që të kryesh një vizitë mjekësore, përmes së cilës mjeku do të rekomandojë më pas se për cilat ushtrime je i aftë të kryesh. Trajneri personal luan një rol të dorës së parë te individët që dëshirojnë të ushtrohen. Shumë trajnerë personalë mund ta punojnë në qendrat e fitnesit, por mund të asistojnë edhe klientët në shtëpitë e tyre. Trajneri përveçse ekzekutimit të ushtrimit mësimor dhe instruktimit teknik të tij, ndikon edhe në motivimin e individit si pikë referimi.



Masa e trupit



Mbipesha është një gjendje mjekësore në të cilën trupi i dhjamosur mund të ndikojë në shëndetin e individit, duke influencuar edhe në reduktimin e jetëgjatësisë ose rritur problemet shëndetësore. Indeksi i masës së trupit (ose anglisht Body mass index - BMI), është një masë që krahason peshën dhe gjatësinë, përcakton njerëzi si më mbipeshë (paraobezë) nëse masa e BMI-së së tyre është midis 25 kg/m2 dhe 30 kg/m2, një trup obez është më i madh se 30 kg/m2.

Fundjava është koha e “pikut” të sallave të fitnesit. Përmes instruktorëve mund të gjesh programe të “dobësimit në 48 orë”, pas një pune stresuese nga e hëna deri të premten. “Bëj ushtrime të shtunën dhe të dielën, duke bërë kërcime me litar, vrapime në pistën lëvizëse. Kompletoje çdo ditë duke bërë dy herë këtë rit për të djegur rreth 256 kalorie një sesion prej 30 minutash”. Në fakt, çdo ushtrim i karakterit fizik, edhe pse nuk mund të konsiderohet një ushtrim fitnesi i pastër, gjithsesi ka një ngjashmëri “amatore” me veprimit profesional. “Ulje-ngritjet”, apo “pompat” në zhargonin popullor zhvillojnë muskujt e gjoksit e të shpatullave. Por edhe ecja e bazuar mbi duart rekomandohet shpesh pasi ndikon në zhvillimin e muskujve të pjesës së shpinës. Shumë njerëz aplikojnë përdorimin e girave për të ndërtuar muskujt në kushte shtëpie. Dhe kjo mund të arrihet. Nëse nuk mund të shkosh në një palestër, ose nuk mund të përballojë për të marrë një shumë apo çmim të caktuar, atëherë mund të bësh “fitnes shtëpiak” edhe me një shtangë dore dhe një stol. Në fakt, ju mund të punoni të gjitha grupet e muskujve duke përdorur vetëm shtangë dore. Shtangat e dorës ofrojnë një gamë të rritur lëvizje dhe shumë mbingarkimi me muskujt dhe ndihmojnë në një ndërtim një ndërtim jashtëzakonisht efektive të muskujve të gjoksit, të parakrahëve, shpatullave. Të rriturit mund të rrisin aktivitetin e tyre deri në 5 orë (300 minuta) çdo javë me ushtrime intensive aerobike, ose në dy ose më shumë ditë në javë në të gjitha grupet e mëdha të muskujve (të këmbëve, vitheve, shpinës, barkut, gjoksit, shpatullave dhe krahët), ose një shëtitje prej 2 orësh e 30 minuta (150 minuta) një aktivitet të moderuar intensiteti aerobik. Badibildingu nuk është një sport si futbolli, volejbolli apo diçka tjetër, që të mjafton talenti për të shkëlqyer, përpos edhe përgatitjes fizike. Badibildingu është një sport që kërkon një regjim të fortë, absolutisht të ashpër dhe aspak neglizhues. Kërkon një kronometrim të regjimit të gjumi, dietës dhe stërvitjes. Ushtrimet ndahen në aerobike dhe anaerobike, që do të thotë se ka ushtrime force, por dhe vrapimi, apo jo. Ka një dallim midis një njeriu që merret me fitnes dhe një tjetri që merret me badibilding. Badibildingu është shkalla me e lartë e fitnesit, është shumë profesional, pasi merr me shumë ngarkesë. Janë të njëjtat vegla ku ushtrohesh. Badibildingu është më i egër, më ‘strong’.







27 Dhjetor 2010