Laureta Rryçi



Tiranë - Për regjistrimin e pasurisë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhen gjithsej 128 dokumente. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan dje për gazetën “Albania” këto dokumente iu duhen qytetarëve për një sërë shërbimesh që ofrohen në këtë institucion. Të njëjtat burime shpjegojnë se lista është e shoqëruar me kodin përkatës dhe institucion që mund të merret dokumentacioni përkatës. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë listën e plotë të dokumenteve dhe po e boton atë në numrin e sotëm. Për të kryer regjistrimin e pronës në Hipotekë, duhet të kesh një sërë dokumentesh. Duke qenë se procedurat kanë ndryshuar duke u përfshirë në sistemin elektronik, është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të regjistrojnë që të kenë dokumentacionin e saktë nga institucionet e duhura. Tani më qytetarët nuk e kanë të nevojshëm që të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri iu ka mundësuar atyre që ata të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre. Fillimisht do të paraqesin kërkesën, në këtë ditë ata do të pajisen me një kupon si dhe do t’u përcaktohet data dhe orari kur duhet të fusin kuponin në aparaturat elektronike të Zyrave Vendore për Regjistrimin e Pasurive. Më pas atyre do iu vijë përgjigja me postë.

Shërbimet

Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik.

Hipoteka ka përcaktuar kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për kalimin e pronësisë, informacionin, Regjistrimin dhe fshirjen e barrave, Regjistrimin e pasurisë truall/ ose ndërtesë të fituar në bazë të 28 proceseve ligjore që janë të parashikuar në formular. Si dhe së fundmi dokumentet për regjistrimin fillestar të pasurisë. Në tabelën që përmban verifikimet e dokumenteve janë të përfshira verifikimet e aktit administrativ, verifikimet e aktit noterial, e vendimit gjyqësor. Po kështu për të gjitha ato raste kur kemi të bëjmë me një vendim me anë t ë së cilit paraqitet fitim pronësie me trashëgimi si dhe kur bëhet fjalë për kundërshtim të vendimit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave.

Dokumentet

Në tabelën që ofrohen dokumentet e duhura janë përcaktuar në disa kategori. Për vendimet gjyqësore janë përfshirë 15 dokumente që shoqërohen me institucionin që mund t’i lëshojë ato dhe kodin përkatës të tyre. Më tej ndarja vazhdon me aktin administrativ, noterial hartografik dhe ndihmës. Në aktet administrative përfshihen 41 dokumente, në pjesën e tretë në aktet noteriale 35 dokumente. Në Dokument hartografike bëjnë pjesë 15 shkresa ndërsa në dokumentet ndihmës 22 të tilla.

















LISTA E PLOTE E DOKUMENTAVE QE NEVOJITEN PËR VEPRIME NE ZV RPP

Kodi Emri i dokumentit Institucioni lëshues

1. Vendim gjyqësor GJ1 Vendim gjykate ose marrëveshje noteriale për krijim servituti Gjykata

GJ2 Vendim gjykate ose marrëveshje për heqje servituti Gjykata

GJ3 Vendim gjykate për caktim e kujdestarit te miturve anëtarë te familjes bujqësore Gjykata

GJ4 Vendim gjykate për fshirje Gjykata

GJ5 Vendim gjykate për regjistrimin e personit juridik Gjykata

GJ6 Vendim gjyqësor ose akt noterial për vendosjen e hipotekimit Gjykata

GJ7 Vendim gjyqësor për kalimin e pronës se paluajtshme ne pronësi te fituesit te ankandit Gjykata

GJ8 Vendim gjyqësor përfundimtar i formës se prere Gjykata

GJ9 Vendim gjyqësor te shkalles se pare ose vërtetim me shkrim nga organi qe ka bere gabimin ne dokumentin përkatës Gjykata

GJ10 Vendim i Gjykatës për regjistrimin e personit juridik Gjykata

GJ11 Vendimi këshillit te komunës Gjykata

GJ12 Vendimi gjyqësor për vënie sekuestro ose i ndërmjetëm Gjykata

GJ13 Vendim gjyqësor për heqje dore nga trashëgimia Gjykata

GJ14 Vendim gjyqësor për ndërrim emri Gjykata

GJ15 Vendim gjyqësor për çelje trashëgimie Gjykata

2. Akt administrativ A1 Akt administrativ për fshirje të kufizimeve te pasurisë Institucioni që e ka me ligj.

A2 Akt administrativ për vënie kufizimi Institucioni që e ka me ligj.

A3 Akt i dorëzimit i nënshkruar nga AKP e Blerësi A.K.P

A4 Akt i kolaudimit te objektit Inxhinier i licencuar

A5 Akt i marrjes së tokës në pronësi Komisioni i ndarjes se tokës në fshat dhe komunë

A6 Akt i piketimit te objektit Urbanistika e Bashkisë/Qarkut

A7 Akt ligjor te pronësisë ose te drejtave te tjera reale

A8 Akt vlerësimi i pasurisë për efekt tatimi Person i licencuar për vlerësimin

A9 Certifikatë e gjendjes familjare Gjendja Civile e Bashkisë/Komunës

A10 Certifikatë e gjendjes familjare në momentin e kalimit të pronësisë Gjendja Civile e Bashkisë/Komunës

A11 Certifikate familjare e 1 dhjetor 1992 Gjendja Civile e Bashkisë/Komunës

A12 Certifikate lindje Gjendja Civile e Bashkisë/Komunës

A13 Certifikate pronësie Zyra Vendore e R.P.P.

A14 Dokument pronësie Zyra Vendore e R.P.P.

A15 Kartela e pasurisë Zyra Vendore e R.P.P.

A16 Kartela e pasurisë (Kopje) Noteri

A17 Leja për sheshin e ndërtimit e dhënë nga organi kompetent K.Rr.T. Bashkisë. Komunës, Qarkut

A18 Leje ndërtimi e miratuar nga KRRT K.Rr.T. Bashkisë. Komunës, Qarkut

A19 Leje ndërtimi e miratuar nga KRRT K.Rr.T. Bashkisë. Komunës, Qarkut

A20 Leje ndërtimi e miratuar nga Kryetari i Këshillit të fshatit të bashkuar KP të qytetit Kryetari Këshillit të fshati bashkuar

A21 Leje ndërtimi e miratuar nga Përgjegjësi i Seksionit te Urbanistikes Përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës

A22 Leje ndërtimi e miratuar nga Përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës të KEKP të qytetit Përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikes

A23 Leje shfrytëzimi ose banimi të objektit Bashkia/Komuna/Qarku

A24 Lista e inventarit të pasurisë që do të regjistrohet Këshilli i Ministrave

A25 Miratimi i Ministrisë së Bujqësisë për ndryshimin e llojit të pasurisë nga arë në truall Ministri i Bujqësisë

A26 Shkrese përcjellëse e institucionit që kërkon regjistrimin e pasurisë Institucioni qe e ka me ligj

A27 Shkrese përcjellëse nga institucioni që ka lëshuar aktin Institucioni qe e ka me ligj

A28 Shkrese përcjellëse nga institucioni që ka lëshuar lejen e shfrytëzimit Bashkia/Komuna/Qarku

A29 Statuti i shoqërisë tregtare Asambleja e shoqërisë

A30 Urdhër nga regjistruesi Regjistruesi i ZVRPP

A31 Urdhri i Ministrit të Ekonomisë Publike dhe Privatizimit Ministri i Ekonomisë

A32 Vendim Bashkie për ndryshim emri Këshilli i Bashkisë

A33 Vendimi i Këshillit te Ministrave për kalimin në administrim të pasurive Këshilli i Bashkisë

A34 Vendimi i Komisionit të shpërndarjes dhe te likuidimit te pasurive te Koop. Bujqësore Komisioni i shpërndarjes dhe likuidimit te pasurive te kooperativave bujqësore

A35 Vendimi i Komisionit te kthimit dhe kompensimit të pronave ish pronarëve Agjencia e kthimit e kompensimit te pronave

A36 Vërtetim i Zyrës se Gjendjes Civile Zyra e gjendjes civile

A37 Vërtetim nga organi i njësisë vendore ku ndodhet pasuria Bashkia/Komuna/Qarku

A38 Vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e familjes Komuna

A39 Vërtetim pronësie Zyra Vendore e R.P.P.

A40 Vërtetimi i ndryshimit te kufirit i lëshuar nga autoritetet e pushtetit vendor ose nga subjekti shtetëror qe e ka ne administrim

A41 Akt administrativ për ndryshim emri Bashkia/Komuna/Qarku

3. Akt noterial N1 Akt noterial për fshirje te kufizimeve te pasurisë ose fshirje te hipotekimit Noteri

N2 Akt noterial për hipotekim ligjor Noteri

N3 Akt-dhurimi i ndërtesës i përgatitur nga Komisioni i përbashkët i Bashkisë dhe Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve Noteri

N4 Deklarate e anëtareve te familjes bujqësore për zgjedhjen e një përfaqësuesi te ri te familjes bujqësore Noteri

N5 Deklarate e për heqje dore nga pasuria Noteri

N6 Deklarate noteriale Noteri

N7 Deklarate noteriale e kufitareve Noteri

N8 Deklarate noteriale e kufitareve qe preken nga saktësimi Noteri

N9 Deklarate noteriale e pronarit Noteri

N10 Dëshmi trashëgimie Noteri/ Gjykata

N11 Dëshmi trashëgimie nëse prona i kthehet trashëgimlënësit Noteri/ Gjykata

N12 Dokument për marrëdhëniet me truallin Noteri//AKKP, KNT i fshatit

N13 Dokumenti i kalimit te pronësisë në të cilën të jenë nënshkrimet e anëtarëve të familjes dhe të trashëgimtarëve të anëtarit të saj ose përfaqësues me prokurë Noteri

3. Akt noterial N14 Kontratë dhurimi Noteri

N15 Kontratë dhurimi me kusht Noteri

N16 Kontratë e marrëdhënieve me truallin Noteri

N17 Kontrate e shitjes se truallit midis Këshillit të rrethit/Bashkisë dhe blerësit Noteri

N18 Kontratë e shitjes nëpërmjet AKP-se dhe blerësit për objektin Noteri

N19 Kontratë e shitjes se banesës Noteri

N20 Kontratë e shitjes se objektit Noteri

N21 Kontratë e shitjes së truallit midis Këshillit të Rrethit dhe blerësit Noteri

N22 Kontratë e shitjes së truallit midis Këshillit të rrethit/Bashkisë dhe blerësit Noteri

N23 Kontratë e shitjes se truallit pas 01.08.1991 Noteri

N24 Kontratë midis themelueseve

N25 Kontratë nënqiraje Noteri

N26 Kontratë noteriale midis pronareve Noteri

N27 Kontratë pjesëtimi ose vendim gjykate Noteri/Gjykata

N28 Kontratë qiraje Noteri

N29 Kontratë shitje Noteri

N30 Marrëveshje noteriale e lidhur ndërmjet subjekteve kufitare për ndryshimin e kufirit Noteri

N31 Miratim i pronarit

N32 Akt noterial për heqje dore nga pronësia Noteri

N33 Kontratë këmbimi Noteri

N34 Akt noterial për marrëveshje kufizuese Noteri

N35 Kontrate shitje me rezerve Noteri

4. Dokument hartografik H1 Gentplan apartamenti

H2 Harta treguese e pasurisë Zyra vendore e RPP

H3 Harta treguese e pasurisë (Kopje) Zyra vendore e RPP

H4 Planimetri apartamenti

H5 Plan-rilevimi Topograf me licence

H6 Plan-vendose e miratuar nga përgjegjësi i Seksionit te urbanistikes Urbanistika

H7 Plan-vendose e miratuar nga përgjegjësi i Urbanistikes dhe Kryetari i Këshillit te fshatit Urbanistika

H8 Plan-vendosja e miratuar nga KRRT KRRT/Bashkisë/Komunës/Qarkut

H9 Plan-vendosja e miratuar nga KRRT, për token e miratuar nga Ministria e Bujqësisë KRRT/Bashkisë/Komunës/Qarkut

H10 Plan-vendosja e miratuara nga KRRT për deri 5.000 m2 dhe nga KRRTSH për mbi 5.000 m2 KRRT/Bashkisë/Komunës/Qarkut, KRRTSH.

H11 Plan-vendosja te miratuar nga Urbanistika Urbanistika

H12 Plan-vendosje

H13 Plan-vendosje e miratuar nga Urbanisti i KEKP te qytetit

H14 Proces-verbal i marrjes së pronës në dorëzim AKKP

H15 Projekti (planimetri e kateve) Bashkia/Komuna/Qarku.

5. Dokument ndihmës ND1 Dokumente të tjera mbështetës të 24 b

ND2 Kërkesë për saktësim Personi i interesuar

ND3 Kërkesë e pronarit Personi i interesuar

ND4 Kërkesë e të interesuarit Personi i interesuar

ND5 Kërkesë me shkrim nga i interesuari ku përfshihen të dhënat e nevojshme për identifikimin e pasurisë Personi i interesuar

ND6 Kërkesë për ndryshim kufiri Personi i interesuar

ND7 Kërkesë për pjesëtimin pasurie Personi i interesuar

ND8 Kërkesë për regjistrim Personi i interesuar

ND9 Kërkesë-padi Personi i interesuar

ND10 Kopje e certifikatës së pronësisë ose kopje kartele ose plan rilevimi Zyra Vendore e RPP

ND11 Kopje të certifikatës së pronësisë Zyra Vendore e RPP

ND12 Mandat arkëtimi-pagese e lëshuar nga gjykata Gjykata

ND13 Të dhëna mbi identifikimin e pasurisë objekt gjykimi Gjykata

ND14 Vërtetim nga gjykata ku konfirmohet personaliteti juridik dhe fakti se ai nuk ka kaluar në likuidim, falimentim apo mbyllje, vërtetim i cili duhet të ketë të njëjtën datë me atë te paraqitjes ne ZRPP Gjykata

ND15 Vërtetim nga organi që ka kryer gabimin material Institucioni qe e ka me ligj

6. Dokument ndihmës (24b) ND16 Akt njoftunie Gjykata

ND17 Dokumente qe vërtetojnë blerjen e truallit nga ish-pronare Organe te pushtetit lokal.

ND18 Dokumente trashëgimie te interesuarit Noteri/Gjykata

ND19 Hartë e pasurisë para vitit 1990

ND20 Leje ndërtimi i dhënë nga organi kompetent i periudhe kur është bërë ndërtimi Organe te pushtetit lokal.

ND21 Vendim gjyqësor i faktit kur është bërë ndërtimi Gjykata

ND22 Vërtetim nga organet e pushtetit vendor për ndërtimet e bëra para vitit 90 Organe te pushtetit lokal.







28 Korrik 2008