Një 21-vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me pesë fëmijë shkolle – në ambient publik ku kalonin trenat.


Udhëtarët e shokuar i kanë telefonuar policisë, e cili arrestoi në vendngjarje Samantha Armstrong, 21 vjeç.


Tre nga djemtë të cilët ishin rreth 15 apo 16 vjeç – u pyetën, por dy të tjerët ikën.


Duhanpirësja Armstrong ishte afruar në rrugë dhe i kishte pyetur djemtë : “A dëshironi të keni marrëdhënie seksuale me mua?”


Djemtë gëzueshëm kishin ndjekur atë dhe kishin shkuar pas një ndërtese pranë një linjë hekurudhore në Abbey Wood, Londër e Jugut. Ajo pastaj kishte kryer marrëdhënie seksuale me secilin prej tyre.


Armstrong, nga Gravesend, Kent, kishte shfaqur shenja nervozizmi në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Greenwich, në Londrën Jug-Lindore, ku ajo e pranoi se ka kryer marrëdhënie seksuale në publik dhe se posedonte kanabis.


Një psikolog ka thënë se Armstrong ka “vështirësi për të vlerësuar se çfarë është sjellja e duhur”, por nuk ishte e sëmurë mendore. Avokati i saj Tatinder Sohkal tha: “Asaj i mungon vetëbesimi dhe vetë-respekti.”


Gjyqtari Angus Hamilton ka shtyrë dënimin deri në 16 maj.