kerpudhaËshtë shokuese ajo që po ndodh në zonën e Matit.


Deri më tani janë 25 të helmuar nga konsumi i kërpudhave, ndërkohë që një e mitur ka gjetur vdekjen.


Rasti më i fundit është i një 8- vjeçareje nga Klosi, e cila është paraqitur në spital për të kërkuar ndihmë pasi kishte konsumuar kërpudha.


Për fat të mirë, ajo është jashtë rrezikut për jetën.


Por për ata që e kanë bërë arsimin në atë periudhë kur shkolla ishte për mësim, e dinë se sa shumë vëmendje i kushtohej sensibilizimit për të dalluar kërpudhat helmuese nga ato që nuk të helmojnë.


Për të mos folur pastaj për mësimet për ndihmën e shpejtë, për edukatën në rrugë, për kthimin e sendeve të gjetura, etj.


Po tani?


Drejtori i Shëndetit Publik në rrethin e Matit thotë se duhet nisur një fushatë sensibilizuese në mediat lokale.


Por në një vend normal këtë gjë duhej ta bënte shkolla shumë përpara se të vinte puna në këtë pikë.


Apo këtu shkollat i kemi për mitingje elektorale?/ep