Kujdesi për parandalimin e sëmundjeve fillon që në fëmijëri. Kështu, nëse ju do të jeni të kujdesshëm me fëmijën tuaj që në moshë të vogël me siguri që do të keni një fëmijë të shëndetshëm. Mos harroni se nëse këto sëmundje nuk parandalohen dhe trajtohen që në moshë të vogël, rreziku që ato të shfaqen sërish gjatë gjithë jetës është tepër i madh. Në suplementin e sotëm të gazetës “Albania”, ju do të njiheni me 60 sëmundjet kryesore nga të cilat rrezikohen fëmijët nga lindja e tyre deri në moshën e adoleshencës. Çdo sëmundje ka specifikat e veta si mënyra e shfaqjes, transmetimit, parandalimit etj. Që t’ia dilni mbanë me sukses në përballimin e tyre, në këtë suplement ju do të gjeni gjithçka që duhet të dini për to. Ndërkohë që për çdo pyetje ju mund të na shkruani në adresën tonë të e_mailit:albania.shëndetësia@gamil.com. Ngritja e fëmijës paraqet përgjegjësi të madhe, të cilën zakonisht e pranojmë si dhuratë dhe për të nuk ka nevojë për trajnim. Shumica e prindërve mësojnë sipas mënyrës që vijnë problemet, ndikimin e mënyrës në të cilën ata kanë qenë të kultivuara ose duke u udhëhequr nga ajo që kanë parë ose kanë lexuar. Prindërit mund të kenë stil të ndryshëm, por caku i tyre është i përbashkët. Të gjithë prindërit duan fëmijët e tyre të rriten të shëndetshëm, të gëzuar, mirë të përshtatur, të suksesshëm, dhe në persona të rritur të përgjegjshëm të cilët do të mund t’i respektojnë ndjenjat e huaja, do të jenë të aftë të bashkëpunojnë me të tjerët dhe me sukses të ballafaqohet me vështirësitë e jetës. Jashtëzakonisht është i rëndësishëm të motivuarit e prindërve. A duan ata me të vërtetë të bëhen prindër ose ndjehen të pa përgatitur dhe të frikësuar. Mund të jenë të dobishme këshillat që vijojnë:

Duhet të jeni të përgatitur për atë se si prind do të përjetoni ndjenja të ndryshme. Do të ketë periudha kur do të ndjeni dashuri, gëzim dhe krenari, por gjithashtu edhe me emocione negative sikurse të hidhëruarit, frika, dhe dëshpërimi. Emocionet e këtilla mund të shkaktojnë ndjenjë të fajit ose të mendoni se nuk jeni prindër i mirë. Është me rëndësi të kuptoni se nuk pritet të jeni i pa gabueshëm dhe se secili (madje edhe prindërit) ndonjëherë bëjnë gabime. Informohuni për atë që nuk e njihni. Lexoni letërsi për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, ashtu që do të dini se çfarë të pritni.





Çfarë ndodh me fëmijën tuaj nga 1-36 muajsh



1 deri 3 muajsh

Muaji i parë i jetës është një periudhë përshtatjeje me realitetin e tyre të ri. Bebet shikojnë fytyrat e prindërve dhe i vështrojnë në sy. Kjo periudhë fillon me të ashtuquajturën “buzëqeshje shoqërore”, të cilën e lëshojnë kur shohin prindërit apo kur prindërit u flasin atyre. Nëse u vihet gishti në dorë, bebet do ta shtrëngojnë dhe nuk do ta lëshojnë pa vullnetin e tyre. Gjatë muajit të dytë dhe të tretë, fillojnë të grenë kokën, që e mbajnë lart të palëkundur. Ato fillojnë të belbëzojnë apo të artikulojnë tinguj. Mund të mbajnë objekte me të dyja duart apo të ndjekin me sy objekte që lëvizin. Gjithashtu mund të shohin duart e tyre.

4 muajsh

Bebet ka shumë të ngjarë të ndjekin objekte me sy, të përpiqen t’i kapin dhe t’i fusin në gojë. Gjithashtu belbëzojnë vazhdimisht dhe me gëzim. Ato mund të kontrollojnë lëvizjen e kokës. Nëse janë shtrirë me shpinë, përpiqen të ndërrojnë pozicion duke u rrotulluar dhe nëse janë shtrirë me bark, do të mbështeten me krahë për të ngritur kokën. Në fund të muajit, mund të stimulohen duke i mbështetur në një jastëk, në mënyrë që muskujt e shpinës të forcohen dhe më në fund të qëndrojnë vetë.

5 deri 7 muajsh

Gjatë muajit të pestë, bebet fillojnë të qëndrojnë ndenjur jo vetëm duke pushuar me kërdhokull, por edhe me krahë, një pozicion i njohur si trekëmbësh. Ndërsa mësojnë të kenë vetëbesim dhe muskujt e tyre forcohen, dalëngadalë do të ulen në pozicionin vertikal. Kjo është gjithashtu periudha kur fillojnë të hanë ushqim të butë, jogurt etj. Mes muajit të gjashtë dhe të tetë, u dalin dhëmbët qendrorë të poshtëm. Përgjatë muajit të shtatë bebet kanë fituar aftësinë të kalojnë një objekt nga njëra dorë në tjetrën dhe fillojnë të imitojnë tinguj. Për sa i përket gjuhës, ata flasin dyrrokësha (ba-ba).

8 muajsh

Gjatë këtij muaji, bebet tregojnë se janë të aftë t'i lëvizin duart më lirshëm. Fillojnë të godasin objekte në tryezë dhe pëlqejnë t’i hedhin ato në dysheme. Kur objektin e kanë larg, do të zgjaten ta kapin. Ato qëndrojnë ndenjur pa mbështetje dhe mund të mbajnë shishen e qumështit. Përgjigjen kur i thërrasin me emër dhe thonë ma dhe ba. Gjatë këtij muaji bebet mund të mos duan të ndahen nga nëna. Edhe ato që janë mësuar të qëndrojnë pa nënat për pak kohë, tregojnë ndjenja të forta pakënaqësie në praninë e të huajve (babai dhe nëna janë të vetmit njerëz që njohin). Kjo mund të rezultojë në një gjendje të fortë angështie dhe parehatie. Dhëmbët e sipërm qendrorë u dalin mes muajit të 8-të dhe të 10-të.

9 dhe 10 muajsh

Bebet fillojnë të fitojnë lëvizshmëri. Fitojnë siguri të zvarriten lirshëm dhe kërkojnë zona ku të gjejnë mbështetjen për t’u ngritur. Fillojnë të bëjnë gjeste dhe përdorin duart për t’i përplasur dhe për të përshëndetur. Aftësia e tyre e re është mbajtja e objekteve të vogla me të ashtuquajturat “piskatore”, që formohen me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Ato shkojnë pas objekteve që kanë hedhur vetë, edhe nëse ato janë prapa tyre. Mund të njohin persona jashtë familjes dhe të kujtojnë situata me ta. Mënyra si reagojnë ndaj çdo situate varet nga kënaqësia që kanë marrë (apo nuk kanë marrë) nga ajo situatë. Gjatë muajit të 10-të fillojnë t’u dalin dhëmbët e sipërm anësorë. Bebet mund ta njohin veten para pasqyrës dhe vazhdojnë të përsërisin fjalë të thjeshta si ma, ba, tata.





Faqja 14



12 muajsh

Bebet ecin me pak ndihmë, duke përdorur duart e të rriturve për të ruajtur ekuilibrin. Ata fillojnë të ndihmojnë nënat e tyre, kur ato i veshin, dhe fillojnë të ndjekin urdhra të thjeshta. Gjithashtu mund të përdorin gishtat për të treguar objektet që duan. Nëse u jepen dy kuba, ato mund t’i ngrenë njëri pas tjetrit. Ato pëlqejnë të kapin një objekt që ka rënë përtokë apo të kërkojnë një që u ka humbur nga sytë. Kanë më shumë parapëlqime dhe mospëlqime dhe e dinë se çfarë duan dhe çfarë nuk duan, si dhe çfarë qëndrimi të mbajnë në varësi të situatës. Po ashtu, mund të njohin të afërmit në fotot që shohin. Në moshën 1-vjeçare bebet do të kenë tetë prej njëzet dhëmbëve të qumështit, meqë gjatë muajit të dymbëdhjetë do t’u dalin dhëmbët e poshtëm anësorë.

Mes muajit të 13-të dhe 15-të

Bebet tashmë ecin pa ndihmë. Fjalori i tyre është zgjeruar dhe përdorin shumë fjalë, edhe pse një e nga një; ato ende nuk dinë si të formulojnë një fjali, por edhe nëse e bëjnë, fjalia nuk përmban më shumë se dy fjalë. Ato mbledhin së bashku të gjitha objektet me të cilat luajnë dhe i bëjnë grumbull. Nëse u jepet një laps dhe një copë letër, fillojnë të vizatojnë viza. Duket se janë të interesuara në atë që hanë, duke treguar kënaqësi në fytyrë dhe

duke bërë shenja kundrejt asaj që pëlqejnë dhe duke refuzuar fuqishëm ato që nuk pëlqejnë. Mund të tregojnë dhe mund të emërtojnë shumë pjesë të trupit. Gjatë kësaj kohe, goja e tyre do të forcohet me 4 dhëmbë të rinj: paradhëmballët e paraç.

18 muajsh

Fëmijët fillojnë të flasin më rrjedhshëm. Tashmë dinë mes pesëmbëdhjetë dhe njëzet fjalëve dhe formojnë fjali jo më të gjata se dy fjalë Po ashtu, fillojnë të hanë vetë dhe ndihmojnë kur i veshin. Nëse u jepen kube për të luajtur, ato ngrenë njëri pas tjetrit vetëm tre apo katër prej tyre. Gjithashtu fillojnë të kërkojnë gjëra duke përdorur emrat përkatës. Njëra prej lodrave me të cilën luajnë bëhet më e parapëlqyera dhe ato tregojnë përkujdesjen dhe pëlqimin e tyre ndaj saj. Në të njëjtën kohë fillojnë të tregojnë dashurinë e tyre ndaj njerëzve që u qëndrojnë afër. Ndërkaq mund të ecin së prapthi dhe të hedhin një top. Mes moshës 1 vjeç e gjysmë dhe 2-vjeçare, atyre do t’u kenë dalë të gjithë dhëmbët e qumështit, meqë tani janë shfaqur edhe katër dhëmbët e qenit.

24 muajsh

Bebet 2-vjeçare janë shumë të lëvizshme. Meqë kjo është koha kur mësojnë të koordinojnë këmbët për t’i ngritur lart dhe për t’i ulur poshtë, duhet të tregohet shumë kujdes, sepse pëlqejnë shumë ta bëjnë këtë dhe do ta provojnë sa herë që shohin një shkallë. Fjalori i tyre është më i gjerë dhe mund të formulojnë fjali me deri në tri fjalë, edhe pse ende nuk përdorin shumë folje; nëse e bëjnë këtë, do të ngatërrojnë kohët. Ata mund të thonë emrin e tyre dhe mund të njohin, të tregojnë dhe të emërtojnë shumë pjesë të trupit. Mund të ndërtojnë një kullë me 6 kuba. Nga ky çast dhe deri në 2 vjeç e gjysmë, ata do të kenë përfunduar procesin e dhëmbëzimit me katër dhëmballët e dyta. Këta njëzet dhëmbë të qumështit do t’i kenë derisa të mbushin pesë apo gjashtë vjeç, atëherë kur të fillon zëvendësimi me dhëmbët e përhershëm.

30 muajsh

Bebet janë shumë të afta të koordinojnë lëvizjet, veçanërisht me gjymtyrët e poshtme. Kjo mund të shihet kur kërcejnë me të dyja këmbët njëherësh dhe kur godasin një top që u pasohet. Këtë e bëjnë aq shpesh sa këto lojëra do të bëhen të parapëlqyerat e tyre. Ndërkaq fillojnë të heqin viza në copa letre me lapsa të ndryshëm, që i zgjedhin vetë, ngaqë tashmë dinë t’i dallojnë ngjyrat e ndryshme. Kjo aftësi e re për të koordinuar lëvizjet bën që bebet të hanë dhe të vishen vetë. Kur i pyesin, ato mund të thonë emrin, moshën dhe mund të dallojnë gjininë e tyre. Po ashtu fillojnë të formojnë fjali të gjata dhe të njohin kafshët dhe objekte të ndryshme kur shfletojnë libra, një tjetër veprimtari që ato e pëlqejnë shumë.

36 muajsh

Në këtë kohë, bebet bëhen fjalamanë të vërtetë. Formulojnë fjali me katër apo pesë fjalë, pasi mund të thonë mes tridhjetë deri pesëdhjetë fjalëve, edhe pse mund të marrin vesh dhe të dinë kuptimin e dyqind apo treqind fjalëve. Tanimë fillojnë të ngasin një biçikletë me tri rrota apo edhe një biçikletë të vogël me dy rrota, për sa kohë që janë nën vëzhgimin e të rriturve. Ato përshkruajnë menjëherë vizatimet apo situatat nga librat që u lexohen. Kur u jepet një laps dhe një copë letër, mund të zbatojnë udhëzime të thjeshta, si për shembull të vizatojnë brenda apo jashtë vizave dhe, nëse kanë një model, mund të kopjojnë simbolet e një rrethi (O) dhe një kryqi (X).





Sëmundjet, problemet dhe gjendjet shëndetësore të fëmijës

1. Adoleshenca

Adoleshentë llogariten fëmijët të moshës nga 12-21 vjet. Në këtë periudhë, ata kalojnë nëpër shumë ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janë të dhimbshme dhe ndikojnë duke shkaktuar huti te fëmijët dhe te prindërit. Shumica e fëmijëve gjatë kësaj periudhe do ta kalojnë pubertetin. Gjatë pubertetit, trupi i fëmijës rritet dhe zhvillohet, duke u transformuar në një trup burri/gruaje të moshuar. Adoleshenca është koha kur fëmijët fillojnë të vendosin vetë. Ata e hulumtojnë pavarësinë e tyre. Fillon procesi i ndarjes nga prindërit. Ata duan që të rrinë vetëm në dhomën e tyre (kërkojnë intimitet). Duan të eksperimentojnë me atë që është trend (modë). Duan të provojnë ide të reja dhe përpiqen me aktivitete të reja. Shokët e tyre përbëjnë pjesë të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë ndikim të madh në vendimet e tyre. Në këtë moshë fillon dhe tërheqja ndaj seksit tjetër. Fëmija juaj do më shumë liri dhe pavarësi. I besoni dhe i lejoni që të sjellë disa vendime të veta individuale. Megjithatë, disa sjellje të caktuara, nuk janë në rregull asnjëherë, për cilëndo fëmijë, i cilësdo moshë. Fëmija juaj nuk mund të bëjë zgjedhje për gjëra që e rrezikojnë shëndetin, sigurinë dhe ardhmërinë e tij. Si të ballafaqoheni me konfliktet? Dëgjojeni fëmijën tuaj. Tregoni interes për atë ç’ndodh, mos pritni që të ndodhë problem e pastaj të komunikoni. Lejoni që gjërat e imta të ndodhin siç do ai. Ruajeni energjinë për gjëra më të rëndësishme. Nëse fëmija juaj më shumë do që të luaj në fillim, pastaj t’i shkruajë detyrat e shtëpisë, mos insistoni që të fillojë me detyrat menjëherë pas shkollës. Çdo natë, lavdërojeni për punën e kryer. Mos bëni presion mbi të. Nëse bëni presion, mund të ndodh që t’ju injorojë e më vonë t’ju injorojë për gjëra shumë më të rëndësishme.





2. Anomalitë e lindura të sistemit nervor qendror

Sistemin nervor qendror e përbëjnë truri dhe palca kurrizore. Ato mbështillen me një cipë e quajtur membranë meningjeale dhe janë të zhytur në lëngun truroshpinor. Truri bashkohet me palcën kurrizore përmes palcës së zgjatur, e locuar në bazën e kafkës. Palca kurrizore është e vendosur përgjatë shtyllës kurrizore dhe është e mbrojtur nga jashtë me unazat e saj. Nga palca kurrizore dalin nervat të cilat më tutje degëzohen kah duart, këmbët dhe trupi. Gjatë zhvillimit të fetusit në mitrën e gruas shtatzënë, truri dhe palca kurrizore formohen nga një strukturë e thjeshtë e quajtur tubë neurale. Normalisht tuba neurale duhet të mbyllet deri ditën e 28 të shtatzënisë. Nëse kjo nuk ndodh rezultati është defekt i tubës neurale. Në shumë raste këto defekte mund të diagnostikohen qysh në mitër me ndihmën e ekzaminimit me ultra zë dhe me ekzaminime tjera, si amniocenteza (analizë e lëngut amniotik). Njihen disa lloje të defekteve të tubës neurale, si spina bifida, anencefalia dhe encefalocela.



3. Anomalitë e lindura të zemrës

Zemra funksionon si pompë e formuar nga dy treme dhe dy barkushe. Te tremi (atriumi) i djathtë derdhet gjak i paoksigjenuar nga i gjithë organizmi dhe prej këtu në barkushën e djathtë (ventrikull). Nga barkusha e djathtë gjaku pompohet nëpër arterien mushkërore në mushkëri ku gjaku oksigjenohet. Nga mushkëritë, gjaku i oksigjenuar derdhet në tremin (atriumin) e majtë prej ku pompohet në barkushen e majtë (ventrikul) e prej këtu në aortë, ku sërish e fillon rrugën e tij nëpër organizëm duke e transportuar O2 gjer te qelizat. Përgjithësisht, gjaku i oksigjenuar pompohet në arterie kurse gjaku i paoksigjenuar kthehet përmes venave. Të dy anët e zemrës (e djathta dhe e majta) në mes vete janë të ndara me mure dhe nuk kanë komunikacion të drejtpërdrejtë. Arteria mushkërore dhe aorta gjithashtu janë të ndara dhe nuk komunikojnë. Para lindjes (dhe shkurt pas lindjes) janë prezente dy komunikime - njëra mes tremeve dhe tjetra mes aortës dhe arteries mushkërore të cilat pastaj mbyllen spontanisht.



4. Anomalitë e lindura të sistemit urinar

Sistemi urinar përbëhet nga veshkat, ureterët, fshikëzën e urinës dhe uretra. Trupi i njeriut ka dy veshka (nga një nga secila anë e shtyllës kurrizore në regjionin e mesit) përmes të cilave filtrohen produktet hedhëse (produktet e fundit të metabolizmit) nga gjaku dhe krijohet urina. Secila veshkë ka kanal i cili quhet ureter. Urina del nga veshkat përmes ureterëve dhe vjen gjer te fshikëza e urinës ku ruhet një kohë të caktuar. Prej këtu ajo nxiret jashtë përmes uretrës (kanal i cili e lidh fshikëzën me pjesën e jashtme të trupit). Anomalitë më të shpeshta të sistemit urinar janë hipospadia, anomalitë opstruktive dhe ageneza e veshkave.





5. Përdorimi i drejtë i antibiotikëve

Zbulimi i antibiotikëve kah mesi i shekullit të kaluar, kontribuoi për shërimin e suksesshëm të më shumë sëmundjeve, të cilat më parë kanë qenë më fund fatal. Për fat të keq, në të njejtën kohë përdorimi i tepërt dhe i parregullt i këtyre barërave e diskrediton suksesin e arritur, duke sjell dëme dhe rreziqe të shumta. Prandaj çdokush, e sidomos prindërit, që vendosin në emrin e fëmijëve të tyre duhet të kenë dijeni elementare rreth përdorimit dhe keqpërdorimit të antibiotikëve.

Dhënia e antibiotikëve është e arsyetuar vetëm tek infeksionet bakteriale. Pjesa më e madhe e infeksioneve në moshën fëmijërore janë të shkaktuara nga viruset, mbi të cilat antibiotikët nuk kanë ndikim dhe prandaj nuk nevojiten. Nuk është e saktë, se me dhënien e antibiotikëve në fillim të infeksionit, ai mund të pengohet ose të shkurtohet rrjedha e tij. Çdo sëmundje ka kohëzgjatjen e saj. Përkundrazi, dhënia e tepërt e antibiotikëve edhe atje ku nuk ka nevojë, sjell deri te adaptimi i baktereve, të cilat bëhen të afta të shumëzohen dhe të përjetojnë edhe përkundrejt prezencës së antibiotikut. Antibiotikët mund të shkaktojnë ndjeshmëri alergjike. Kjo më shpesh paraqitet si shpërthim në lëkurë, i cili mund ta bëjë fëmijën të kruhet, por ndonjëherë këto reaksione mund të jenë shumë më të rënda dhe më dramatike. Përveç kësaj disa nga antibiotikët mund të shfaqin ndikim toksik, sidomos nëse aplikohen në doza më të mëdha nga se është parashikuar ose në intervale kohore më të shkurta ose nëse jepen shpesh.



Faqja 15





6. Apandeciti

Zorra qorre e inflamuar ose apandeciti është ndezja e apendiksit (shtesës) së zorrës qorre. Paraqitet në të gjitha moshat por shumë më rrallë te fëmijët më të vegjël se tre vjet. Zakonisht fillon me dhembje të barkut në pjesën e lukthit ose përreth kërthizës. Pastaj dhembjet lokohen nga ana e djathtë, ata janë të njëtrajtshme, nuk janë shumë të forta, por me kohë rriten. Më rrallë sëmundja mund të paraqitet në formë të sulmeve. Fëmija shpeshherë ka temperaturë, mund të paraqiten edhe barkqitje si dhe vjellje. Gjatë kontrollit të barkut, mjeku do të konstatojë dhembje në pjesën e zorrës qorre (katrori i poshtëm në anën e djathtë), si dhe “defense” muskulor (kontraksion i kohëzgjatur i muskujve) të murit të barkut. Gjatë kontrollit të gjakut do të vërtetohet rritja e elementeve të bardha të gjakut – leukocideve. Kontrolli rutinor i urnës është në rregull. Trajtimi i vetëm është operacioni me të cilën largohet shtesa e inflamuar e zorrës qorre (apendiks). Operacioni duhet të bëhet urgjentisht dhe nuk duhet të prolongohet, sepse nëse apendiksi i ndezur pëlcet (perforon) qelbi do të shpërndahet në hapësirën e barkut dhe do të ndodhi peritonitis (ndezja e këmishës së barkut) sepse dhe vdekje e mundshme.



7. Astma

Astma relativisht është sëmundje e fëmijërisë. Prindërit duhet të dinë se nuk bëhet fjalë për ndonjë sëmundje fatale dhe nëse shërohet në mënyrë adekuate, rezultati është i mirë. Përvoja tregon se shumë prindër, duke mos dashur ta pranojnë diagnozën dhe terapinë bashkëkohore të astmës, drejtohen në veprime të ndryshme alternative, të cilat ndonjëherë edhe mund ta dëmtojnë fëmijën. Shpeshherë simptomat e astmës nuk vërehen as nga prindërit, e ndonjëherë as edhe nga mjekët. Tipike, astma është sëmundje e cila manifestohet me sulme “fishkëllima” në gjoks si dhe frymëmarrje të vështirësuar. Ndonjëherë është e përcjellë me mavijosje të buzëve, kraharori është i mbushur përplot me ajër, e në stadiumet më të përparuara, pas disa vitesh bëhet deformimi i kafazit të kraharorit. Nëse janë prezente sulme tipike të frymëmarrjes së vështirësuar, diagnoza është e qartë. Atipike, astma mund të manifestohet edhe me simptome më të buta, sikurse që është kollitja e mërzitshme gjatë natës si dhe lodhja kronike. Ndodh që fëmija me astmë, më përpara me muaj madje edhe me vite të jetë nën diagnozë të gabuar, më shpesh si ndezje virusale e mushkërive të bardha. Fëmijët e këtillë shpeshherë pa nevojë traumatizohen me injeksione ose antibiotikë, të cilët praktikisht nuk kanë efekt ndaj sëmundjes, kurse mbajnë rreziqe të fshehta për shëndetin e fëmijës. Në raste më të buta, astma manifestohet vetëm me anime të shpeshta ndaj ftohjeve të shpeshta, me komplikime të sinuseve, të bajames së tretë etj. Në astmën duhet të mendohet edhe nëse fëmija lodhet shpejtë dhe ka frymëmarrje të vështirësuar gjatë lodhjes ose nëse ngel prapa me rritjen.



8. Bronkoliti

Kjo është sëmundje e rëndë ë cila paraqitet te foshnjat (2-24 muaj). Prezente është ndezja e rrugëve më të imëta të frymëmarrjes-bronkiolet. Shkaktarë janë viruset, në 80 për qind të rasteve shkaktarë është virusi respirator sinciciel (VRS). Pasqyra klinike është më e vështirë se sa te bronkitisi. Prezente është frymëmarrja e shpejtuar, tërheqja e hapësirave nën brinjë dhe mes brinjëve si shprehje e frymëmarrjes së vështirësuar (tirazh). Mjeku në askultacion dëgjon fishkëllima dhe krepitacione. Fëmija e refuzon ushqimin. Zakonisht nuk ka temperaturë.

Shërimi bëhet në spital. Antibiotikët nuk kanë efekt, jepen nëse dyshojmë në infeksion sekondar. Me rëndësi është rehidratimi i cili kryhet në mënyrë intravenoze me të ashtuquajturën terapia suportive.



9. Bronkiti akut

Bronkiti akut është dezja akute e bronkeve (gypave të frymëmarrjes). Zakonisht shkaktarë janë viruset. Simptomat janë: Kollitja, ndonjëherë temperaturë e lartë. Mjeku me dëgjuese (në auskultacion) do të konstatojë prezencën e grithjeve respiratore, ndonjëherë frymëmarrja është fishkëllyese (vizing). Bronkiti obstruktiv është shumë i shpeshtë në vendin tonë, kryesisht i shkaktuar nga viruset. Më shpesh paraqitet deri në moshën tre vjeçare. Zakonisht gjatë paraqitjes së fishkëllimave iu paraprin infeksioni i rrugëve të larta të frymëmarrjes 1-3 ditë, pastaj manifestohet “vizingu”. Zgjat rreth 10-15 ditë. Te një pjesë e këtyre fëmijëve bëhet fjalë për astmën. Nëse është prezent vizingu me opstrukcion jepen bronkodilatatorë (psh. Salbutamol me inhalime ose si sirup). Antibiotikët nuk duhet të jepen, vetëm në qoftë se mjeku dyshon në infekcion bakterial, mund të japë antibiotik (më shpesh amoksicilin ose ko-trimoksazol.



10. Dalja e dhëmbëve

Me daljen e dhëmbëve nënkuptohet procesi i daljes të dhëmbëve të parë te fëmija. Zakonisht i pari del dhëmbi i përparmë i poshtëm e pastaj i përparmi lart. Kur fëmija do të rritet pak, këto dhëmbë të para do të zëvendësohen me dhëmbë të përhershme. Zakonisht fillon mes muajit 4-7, por disa fëmijë lindin me dhëmbë, e te të tjerë dhëmbët nuk dalin deri në muajin e dymbëdhjetë. Të dy situatat llogariten si normale. Mund të mos ketë asnjë simptomë ose dalja e dhëmbëve mund të jetë me dhimbje. Mishi i dhëmbëve (gjingjivat) mund të jetë i ënjtur dhe me dhimbje. Prezente është një tajitje e zmadhuar e jargës. Fëmija fut në gojë çfarëdo dhe e përtyp. Mund të jetë i padisponuar dhe i shqetësuar. Përkundrejt bindjes të përhapur, dalja e dhëmbëve nuk shkakton temperaturë të lartë e as probleme me të fleturin apo diarre. Fëmijës mund t’i jepni të përtyp një shtojcë speciale për dhëmbë (apo diçka të fortë, që është mjaftueshëm e madhe që të mos e gëlltit). Me këtë mund t’i lehtësohet dhimbja. Mos i jepni të përtyp unazë për gjingjiva me përmbajtje të lëngët brenda. Mund të ndodh që të pëlcet a përmbajtja brenda nuk është e sigurtë. Nëse unazën speciale për gjingjivat e futni në frigorifer nxirreni jashtë para se të forcohet tepër. Nëse është shumë e fortë mund t’i gërvishtë gjingjivat e ënjtura të bebes. Me gishtin tuaj (paraprakisht të larë) u bëni masazhë gjingjivave. Asnjëherë mos ia varni unazën rreth qafës. Mund të mbytet. Ia fshini jargat në fytyrë që të pengoni paraqitjen e rashit. Nëse është i sëmurë i jepni acetaminofenë që t’ia lehtësoni. Kulaçe për gjingjiva nuk preferohen pasi përmbajnë sheqer dhe mund të shkaktojnë karies. Procesi i daljes së dhëmbëve zgjat zakonisht 20 dhëmbët e para dalin deri 2.5-3 vjet.



11. Dehidrimi

Në kushte normale, organizmi për çdo ditë humbet një sasi të caktuar të ujit përmes urinës, lotëve, djersës dhe jashtëqitjeve. Nëse këta humbje janë shumë të mëdha vjen deri te dehidri mi. Sa më i vogël që është fëmija (sidomos foshnjë ose fëmijë i vogël), aq dehidrimi është gjendje më serioze, e cila ndonjëherë mund ta kërcënoj ë edhe jetën e fëmijës. Mund të ndodh si rezultat i zmadhimit të humbjes së ujit, i shkaktuar nga temperatura e lartë, diarre, vjellje ose aktivitet fizik i tepruar. Në situata të tilla kini kujdes për shfaqjen eventuale të shenjave të dehidrimit te fëmija juaj. Fëmijët më të vegjël dehidrojnë lehtë.



12. Dhembja

Dhembja paraqet vuajtje fizike dhe psikike, që krijohet si rezultat i dëmtimit të indeve dhe organeve të ndryshme, i shkaktuar nga faktorë të ndryshëm. Më parë është menduar se fëmijët kanë tolerancë më të madhe ndaj dhembjes, për shkak të mospjekurisë biologjike, se reagojnë më mirë ndaj anelgjetikëve dhe se tregojnë prirje më të madhe ndaj këtyre barërave. Dhembja mund të ndodh për shkak të ndonjë intervence ose pas operacionit. Në situata të tilla, zakonisht jepen analgjetikë-barëra që i përshkruan mjeku, të cilat ndikojnë për ta zvogëluar dhembjen. Disa gjendje, siç janë sëmundjet malinje ose disa sindrome tjera me dhembje karakterizohen me dhembje të fortë. Tek ata, në tretmanin e dhembjes, përveç mjekut, në mënyrë aktive janë të inkuadruar edhe prindërit. Është e rëndësishme të dihet, se te sëmundjet malinje, barërat opijate nuk duhet të rruhen për stadin e fundit, por nën kontrollin e mjekut, duhet të aplikohen më herët, atëherë kur dhembja bëhet intensive.





14. Sëmundja e sheqerit te fëmijët

Sëmundja e sheqerit (diabeti) ndodh kur në organizëm është i pamjaftueshëm hormoni insulinë. Që të mundet të punojë organizmi i ynë, duhet të sigurojë energji të nevojshme, ngjashëm sikurse për të punuar vetura duhet të ketë benzinë. Organizmi e pranon këtë energji, ashtu që ushqimin të cilin e pranon e zbërthen në glikozë, të cilën më tutje kryesisht e përdor si energji. Këto procese ndodhin në zorrë dhe në mëlçi, kurse janë të ndihmuara nga enzima të caktuara. Ekzistojnë dy lloje kryesore të diabetit: tipi 1 dhe tipi 2. Fëmijët dhe të rinjtë kryesisht fitojnë diabetin e tipit 1 i cili paraqitet për shkak të mungesës së insulinës. Njerëzit të cilët fitojnë diabetin në mosha më të vjetra, zakonisht fitojnë tipin 2 të diabetit, kur kanë insulinë, por ai nuk vepron normalisht. Edhe pse rrallë, edhe në moshën fëmijërore mund të paraqitet diabeti. Diabeti i tipit 1 ndodh nëse janë të shkatërruara qelizat e pankreasit, të cilët për këtë shkak nuk mund të prodhojnë insulin të mjaftueshëm. Diabeti te fëmijët më së shpeshti fillon në moshën 12-15 vjeçe, por disa fëmijë mund ta fitojnë shumë më herët, kurse te të tjerët mund të fillojë më vonë. Edhe pse sasia e insulinit zvogëlohet gradualisht, fëmija më së shpeshti sëmuret përnjëherë (akute).



15. Displazioni i zhvillimit të kërdhokullit (DZhK)

Më parë njihej me emrin dislokimi i lindur i kërdhokullit. Në fakt nyja e kërdhokullit te foshnja e lindur është e dislokuar ose me tendencë për dislokim. Rreth 95 për qind prej fëmijëve të lindur me DZhK mund të shërohen me sukses. Më shpesh bëhet fjalë për vajza (raporti 1:600 te vajzat krahas 1:3000 te djemtë). Kërdhokulli i majtë, tre herë më shpesh është i përfshirë në krahasim me të djathtin. Nuk është i rrallë dhe dislokimi i të dy kërdhokullave. DZhK është më i shpeshtë te foshnjat të lindura me disa sëmundje të veçanta, siç është paraliza cerebrale dhe spina bifida. Në 1/3 e rasteve ekziston anamnezë familjare pozitive.





16. Dermatiti atopik (ekzema)

Dermatiti atopik (njëlloj ekzemi) është sëmundje me kohëzgjatje dhe përsëritëse e lëkurës. Fjala “dermatitis” shënon reakcion ndezës të lëkurës, kurse fjala “atopike” tregon se në bazë është anim i trashëguar për zhvillimin e raste alergjike. Dermatiti atopik nuk është sëmundje ngjitëse, nuk bartet prej njërit tek personi tjetër gjatë kontaktit. Shkaku nuk është i njohur. Është vërtetuar pjesëmarrja e faktorëve gjenetik (faktorëve trashëgues) si dhe faktorë nga mjedisi. Nëse njëri ose që të dy prindërit kanë pasur ndryshime në lëkurë gjatë fëmijërisë së tyre ose /janë të sëmurë nga rinitisi alergjik dhe astma, mundësitë për paraqitjen e dermatitit atopik te fëmija është më i madh. Shenjat më të shpeshta janë paraqitja e lëkurës së thatë, kruarje e shprehur, si dhe dalje të puçrrave në fytyrë, në anën e brendshme të bërrylave, pas gjunjëve, shuplakat dhe shputave, prapa veshëve. Pamja e ndryshimeve të lëkurës varet nga ajo se a ka kruarje fëmija dhe sa ka dhe se sa janë prezente infeksione sekondare. Lëkura mund të jetë me luspa, e ngritur dhe e shkëlqyer, e mbuluar me flluska të imta, a mundet të shtrydhet lëng me paraqitjen e koreve dhe infeksionit me qelb.



Faqja 16





17. Probleme me të fjeturin - më shumë

se një bebe

Për prindërit e binjakëve, trinjakëve, katërnjakëve ose të më shumë fëmijëve mund të paraqitet një problem i vërtetë kur duhet t’i venë në gjumë fëmijët e tyre. Ata mund të qajnë dhe të luajnë gjatë tërë natës, ndërsa prindërit të rraskapiten për një kohë shumë të shkurtë. Për këtë ndihmojnë dhe problemet shtesë të cilat janë të shpeshta te këto fëmijë, siç është pesha e vogël trupore dhe nevoja për t’i ushqyer shpesh (më shpesh se fëmijët tjerë). Që t’u krijoni shprehi për gjumë nate, e rëndësishme është që çdo natë t’i vini në shtrat në mënyrën e njëjtë. Me partnerin tuaj apo me ata që u ndihmojnë merruni vesh që ta vendosni rutinën për gjumë nate.



18. Pozita e fëmijës gjatë fjetjes

A është më mirë foshnja të flejë në shpinë apo në bark?

Shumica e përfaqësuesve të botës së kafshëve (përveç njeriut) nuk flenë në shpinë, por në bark. Gjatë viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, ekzistonte tendencë foshnjat të vendosen të flenë në bark. Si rezultat i përvojave të asaj kohe, qëndrimet e sotshme janë të reviduara. Në vitin 1992 Akademia Amerikane për Pediatri rekomandoi që foshnjat e shëndetshme me të vogla se 6 muaj të flenë në shpinë. Ky rekomandim bazohej në dijenitë e mëparshme se fjetja në bark mund të sjell deri te vdekja e papritur e foshnjës dhe se në SHBA nga ky shkak vdesin rreth 3000 foshnja në vit. Edhe pse nuk është krejtësisht e qartë se çfarë në të vërtetë e shkakton vdekjen e papritur dhe të paqartë, është vërtetuar se fjetja në shpinë e zvogëlon këtë numër për më shumë se 40 për qind.



19. Gjumi dhe fëmija juaj

Net pa gjumë pas ardhjes të foshnjës së re deri kur?

Për prindërit e rinj është një sfidë e madhe si të pranohet një situatë e re, në të cilën për shkak të nevojave të foshnjës, ata duhet ta prishin gjumin çdo natë, mandej ndjehen kronik të lodhur dhe të pa fjetur. Fakt është se foshnjat kanë nevojë për t’i ushqyer dhe për t’ua ndërruar pelenat në intervale të rregullta, gjatë 24 orëve. Por e besueshme është që fëmija juaj së shpejti do të koordinohet me rutinën e rëndomtë familjare dhe do të flejë më shumë gjatë natës. Netët e pagjumë nuk do të zgjasin pa kufi. Por, të mos e gënjejmë veten! E sigurt është që prindërit e rinj do të duhet të heqin dorë nga netët pa brenga dhe nga fjetja kur u konvenon dhe sa u konvenon atyre siç kanë bërë në periudhën para ardhjes të anëtarit të ri. Tani ai ka prioritet në orarin familjar. Disa këshilla mund t’ju shërbejnë dhe t’ju ndihmojnë më lehtë të ballafaqoheni me situatën e re.



20. I porsalinduri dhe vitamina K

Vitamina K është e nevojshme për koagulimin e gjakut. Fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit zakonisht me vitaminë K furnizohen nëpërmjet baktereve në zorrët që e prodhojnë vitaminën dhe në sasi të caktuar nga ushqimi. Nëse nuk ka mjaftueshëm vitaminë K, prerje të vogla mund të sjellin deri te gjakosje që do të gjas më shumë se sa duhet dhe nga lëndime të vogla mund të krijohen hematome të mëdha. Gjakosja mund të shfaqet në vende të ndryshme të organizmit. Menjëherë pas lindjes bebet kanë shumë pak vitaminë K. Vitamina K nuk e kalon placentën, ndërsa zorrët pas lindjes janë sterile (nuk ka baktere të cilat do ta prodhojnë vitaminën K). Pas lindjes bebet pranojnë pak vitaminë K përmes qumështit të nënës. Të porsalindurit, gjatë javëve të para derisa bakteret e zorrëve nuk fillojnë ta prodhojnë, mund të kenë mungesë të vitaminës K. Qumështit të adaptuar i shtohet vitaminë K, kështu që fëmijët në ushqim artificial të kenë më shumë. Disa bebe kanë gjakosje tepër të rënda për shkak të mungesës së vitaminës K më të rënda janë gjakosjet në tru, që shkaktojnë dëmtim të përhershëm të trurit. Këto gjakosje emërtohen, sëmundje hemoragjike e të porsalindurit.





21. Infeksionet e sistemit urinar te fëmijët

Fëmija juaj ka infeksion të traktit urinar (ose shkurtimisht ITU), atëherë në urinë (e marrur në mënyrë korrekte) do të pwrfitohet rritje sinjifikante e baktereve. Përveç kësaj, janë prezent simptoma dhe shenja të caktuara që sugjerojnë në infeksion urinar. Infeksionet e sistemit urinar janë të shkaktuara nga bakteret. Bakteret hyjnë së pari në fshikëzën e urinës, duke u ngjitur nëpër uretër. Në përgjithësi, uretra është e mbrojtur, por nëse vrima e uretrës (ose te vajzat vulva) është e inflamuar, bakteret shumëzohen lehtë. Te një pjesë e fëmijëve deri tek infeksioni vjen për shkak të prezencës së anomalive të cilat e pengojnë rrjedhjen normale të urinës: anomali obstruktive ose refluks. Tek fëmija juaj, infeksioni mund të shkaktojë sëmundje dhe tregon tendencë për tu përsëritur. Tek një pjesë e fëmijëve me ITU, tek të cilët janë prezente anomali, ata duhet të trajtohen në mënyrë adekuate, që të pengohet dëmtimi i veshkave. Që të shihet a ekzistojnë anomali te fëmija juaj, është e nevojshme që të bëhet ekzaminim me të cilin do të shihen veshkat dhe trakti urinar siç është ultra zëri ose ndoshta edhe inçizime tjera.





22. Kariesi te foshnja

Kariesi i dhëmbit mund të shfaqet shumë herët, edhe në moshën e foshnjërisë (mes 6–12 muaj). Te foshnja më shpesh janë të përfshira katër dhëmbët e sipërm prerës (dhëmbët e përparmë). Te ato, karja e dhëmbit më shpesh është i shkaktuar me përdorimin e parregullt të bibironave dhe shisheve. Mund të mos jetë lehtë që të zbulohet se a ka foshnja karjes të dhëmbit. Zbulimi do të varet prej asaj se sa ka përparuar karjes dhe mund të manifestohet në këtë mënyrë: Paraqitja e një vije të bardhë përgjatë mishit të dhëmbëve është një shenjë fillestare. Tregon që ka ndodh demineralizimi i dhëmbit. Zakonisht kjo nuk hetohet nga prindërit. Paraqitja e një kurore të verdhë apo të kafenjtë rreth qafës së dhëmbit, që sugjeron se demineralizimi përparon kah kaviteti (zbrazëtirë në dhëmb). Dhëmb që ngjason në një mbetje të kafenjtë në të zezë flet për një karje të përparuar me paraqitje të kavitetit. Zakonisht janë të përfshirë katër prerësit e përparmë (dhëmbët e përparmë). Prerësit e poshtëm janë të përfshirë relativisht rrallë.



23. Kolapsi (sinkopa)

Kolapsi (sinkopa, alivanosja) është humbje e shkurtër e vetëdijes me kohëzgjatje prej disa sekondave ose minutave.

Sinkopa ndodh si rezultat i asaj që truri nuk ka oksigjen të mjaftueshëm. Shkaku shpeshherë nuk është i njohur. Mund të bëhet fjalë për njërën që vijon: Rënia e përnjëhershme e tensionit të gjakut mund të sjellë gjer te sinkopa. Ajo mund të jetë e provokuar gjatë ngritjes së shpejtë në pozitë të drejtë. Punë e mundimshme ose loja, posaçërisht nëse koha është e nxehtë. Frymëmarrja e shpejtuar (hiperventilacioni). Gjatë gjendjes së stresit dhe brengës i cili mund të veprojë në tensionin e gjakut. Si reaksion i ndaj ndonjë ilaçi. Kollitje e shprehur, dhembje gjatë urinimit ose lëvizje të dukshme të zorrëve. Zgjatjes ose lakimit të shpejtë të kokës mënjanë. Rënia e sheqerit në gjak (i shpeshtë te njerëzit me diabet). Alkool, marihuanë, kokainë. Shtypje e qafës (psh. Jaka e ashpër e ngushtë). Dhembje e fortë gjatë lëndimeve, frika. Probleme të zemrës, probleme me shtypjen e gjakut, sëmundje të ndryshme.

Sinkopa mund të ndodhë në cilën do moshë, por alivanosja për shkak të rrënjës së menjëhershme të tensionit së gjakut është më e shpeshtë te personat më të moshuar. Te fëmijët problemi më së shpeshti tejkalohet me rritjen.

Para se të alivanoset fëmija ndien dobësim ose dridhje, zbehet dhe mund të ankohet në ndjenjë të nxehtësisë, dhembje në bark ose çrregullime në të shikuarit.



Faqja 17





24. Kolikë infantile

Në moshën mes 2 dhe 16 javë disa bebe kalojnë nëpër periudhën kur qajnë rregullisht dhe pa arsye të qartë. Këto kriza të qarjes zgjasin më së paku tre orë dhe zakonisht paraqiten vonë pasdite ose herët në mbrëmje. Duket sikur fëmija vuan nga dhimbje barku. Kjo dukuri njihet më emrin “kolikë” dhe shfaqet te rreth një e treta e të gjithë foshnjave. Zakonisht nuk ndihmon nëse e merrni fëmijën në dorë dhe mundoheni ta qetësoni duke e luhatur. Në rastet më të lehta shfaqen vetëm periudha kur fëmija është i shqetësuar. Shkaku për paraqitjen e kolikave nuk dihet, por ato kalojnë-pa tretman-pas disa javësh. Kolikat paraqiten prej dy deri katër javët e para të jetës dhe maksimumin e tyre e arrijnë rreth javës së gjashtë deri të tetën. Zakonisht foshnja duket e shëndoshë dhe e kënaqur, deri vonë pasdite apo herët në mbrëmje kur shfaqen simptomat që vijojnë: Bebja bën grimasa që tregojnë se diçka i dhemb. Fytyra i skuqet. I shtrin këmbët, duke treguar kështu se i dhemb barku. Qan zëshëm dhe e shqetësuar. Të qarët zgjat nga tre orë apo më shumë dhe nuk qetësohet. Më në fund fiton gazra ose zbrazje, kjo shfaqet më shpesh kur do të ndërpritet të qarët, por mund të jetë edhe koincidencë.

Epizodat kalojnë, asgjë e keqe nuk i ndodh bebes.



25. Kongjestia (ënjtësira) e sinuseve

Hunda ka shtatë vrima ashtërore të mbushura me ajër(sinuse), cilat ndihmojnë që ajri i cili kalon nga këtu, të ngrohet dhe laget. Kur fëmija ka ndezje të sinuseve ai ndjen se është i zënë, shtypje ose dhembje në fytyrë, në anën e sinusit të zënë, kollitje dhe sekrecion nga hunda. Kongjestia e sinuseve ndodh kur janë bllokuar vrimat e sinuseve në zbrazëtirat e hundës. Në atë rast sekrecioni normal nga sinuset nuk zbrazet, kështu që bëhet mbushja e tepërt dhe ndjenjë shtypëse. Zakonisht kjo paraqitet gjatë të ftohurit dhe shpeshherë është e përcjellë me temperaturë të lartë. Pa trajtim sinuset zakonisht hapen pas një jave. Komplikimi kryesor është nëse bëhet shumimi i baktereve në sinusin e bllokuar, duke shkaktuar infekcion (sinusitis). Në atë rast vjen deri te paraqitja e temperaturës së lartë, kurse dhembja rritet. Ndonjëherë lëkura mbi sinuset (rreth syrit ose faqeve) skuqet dhe gufon. Ky tip i sinusit duhet të mjekohet me antibiotikë. Infekcionet e përsëritura të sinuseve mund të shkaktojnë kollitje kronike. Sinusi kronik karakterizohet me kokëdhembje, sekrecion nga hunda, kollitje dhe opstrukcion të hundës (hunda e zënë, mbyllur).



26. Kontrolli i parë i bebes tuaj

Ju lindët një bebe të mrekullueshme. Numëruat 10 gishta të bukur, një hundë dhe të tjera. Fëmija duket pa të meta. Por, a është ashtu? Ndonjëherë pas pamjes ideale, prapë se prapë mund të fshihet problem shëndetësor. Para se ta lëshoni spitalin, mjekët do ta kontrollojnë beben tuaj dhe do të bëjnë teste dhe tretmane të caktuara. Me ta, do të sigurohen që fëmija është e shëndoshë dhe do të ndihmojnë që të mbetet ashtu.



27. Shtangimet (sulmet)

Shkaqet e shumta të cilat sjellin deri te ngacmimi i trurit mund të sjellin edhe deri te shtangimet. Për shembull, shtangime mund të ndodhin si rezultat i sasisë së ulët të sheqerit në gjak ose çrregullimi i disa përbërjeve normale në gjak. Shtangime mund të ndodhin si rezultat të dëmtimit traumatik të trurit infekcione, paraliza cerebrale, retardimi mental, tumore të trurit, hidrocefalus, anomali të trurit. Megjithate kur flitet për shtangimet që kanë burrim nga truri të ashtuquajtura konvulzione, më së shpeshti mendohet në sulme epileptike si dhe sulme të tjera të ngjajshme të epilepsisë. Epilepsia relativisht është sëmundje e shpeshtë. Sulmet febrile nuk duhet të ngatërrohen me epilepsinë. Këto sulme nuk janë të shkaktuara nga temperatura. Epilepsia manifestohet me forma të ndryshme të sulmeve, të cilat ndodhin si rezultat i ndryshimeve të trurit.

28. Laringobronkitisi

Laringobronkitisi është ndezja e fytit (laringiti) dhe gypave të frymëmarrjes (trakesë dhe bronkeve). Shkaktarët janë viruse të thjeshta, më së shpeshti virusi parainfluenca tip 1, e më rrallë mikoplazma pneumonie.

Klinikisht karakterizohet me frymëmarrje të vështirësuar të ajrit, kollitje dhe marrje të zërit. Te fëmijët më të rritur mund të paraqitet humbja e zërit, dhembje në fyt dhe kollitje e cila krahasohet me ulurimë të qenit. Ekziston mundësia që infekcioni të lëshohet në rrugët e poshtme të frymëmarrjes dhe të paraqitet frymëmarrje fishkëlluese e ndëgjueshme-opstrukcion. Në raste të rënda ka mundësi që të paraqiten çrregullime të sistemit kardiovaskular dhe sistemit nervor dhe dehidratacioni. Terapia përcillet në kushte spitalore. Me infusion intravenoz jepen lëngje, fëmija vendoset në oksigjen, laget ajri dhe jepen antibiotikë, ndonjëherë kortikosteroide. Antihistaminikët janë të kontraindikuar në raste më të vështira fëmija intubohet.





29. Leucemia te fëmijët

Leuçemia te fëmijët është një lloj kanceri. Ai është kancer i qelizave të bardha. Qelizat e bardha krijohen në palcën ashtërore (pjesa e butë e e mesit të ashtit). Roli primar i tyre është që të luftojnë kundër infeksioneve. Kur fëmija është i sëmurë nga leukemia, palca ashtërore prodhon një numër të madh të qelizave abnormale të cilat i shtypin qelizat normale të gjakut. Kjo i vështirëson funksionet e gjakut. Nuk ka numër normal të qelizave të bardha të gjakut, për të luftuar me infeksionin. Pasi që gjatë leukemisë është çrregulluar edhe prodhimi i pllakave të gjakut (trombociteve) fëmijët kanë gjakosje nëpër lëkurë dhe në organet e brendshme. Leucemia e fëmijëve fillon në palcën ashtërore . Prej atje mund të përhapet edhe nëpër pjesët e tjera të organizmit. Nuk ekziston test special me anë të së cilit mund të bëhet zbulimi i hershëm i leucemisë. Ekzistojnë më tepër tipe të leuçemisë: Limfoblaste dhe jo limfoblaste. Në marrëdhënie me fillimin dhe rrjedhjen e sëmundjes ekzistojnë: Akute dhe Kronike.

Të gjitha moshat mund ta fitojnë leukeminë. Ky është lloji më i shpeshtë i kancerit, te fëmijet. Te raca e bardhë është më e shpeshtë, në krahasim me racat e tjera. Njësoj sëmuren edhe djemtë edhe vajzat. Më së shpeshti paraqitet në moshën 2-8 vjeçare.



30. Pneumonia

Pneumonia është ndezje e mushkërive të bardha (është prekur parenhimi i mushkërive, alveolet dhe septave interalveolare). Paraqitet shpesh te fëmijët. Sipas OBSH (Organizat Botërore Shëndetësore1988) klasifikimi është bazuar në tre kriteriume: anatomike, etiologjike dhe funkcionale, në bazë të pasqyrës klinike. Forma e butë te të cilët është prezente kollitja ose frymëmarrja e vështirësuar, numri i respiracioneve është normal për moshën. Forma mesatare – prezenca e kollitjes, frymëmarrja e shpejtësuar (tahipnea), pa tërheqjen e hapsirave ndër dhe mes brinjëve (tirazh). Forma e rëndë – kemi kollitje, tahipne, tirazh, por nuk ka mavijosje (cianozë) fëmija mund të pijë lëngje. Forma shumë e rëndë – prezenca e kollitjes, frymëmarrja e vështirësuar (dispnea), tirazh, cianoza, pranimi i lëngjeve është i vështirësuar. Pneumonia neonatale – pneumonia tek foshnjet, frekuenca e frymëmarrjes është më e madhe se 60/min, është i pranishëm tirazhi dhe ekspiracioni i dëgjueshëm (frymëmarrje e përmbledhur). Shpesh shkaktarë janë viruset–virusi respirator sinciciel (VRS) te fëmijët 10 muajsh deri në 2,5 vjet, te fëmijët prej 5 muajsh deri 5 vjeç – adenovirusi dhe te fëmijët më të moshuar influenca dhe parainfluenca.





31. Puberteti

Puberteti është koha kur nën ndikimin e hormoneve, trupi i vajzave dhe i djemve ndryshon dhe piqet. Fëmija juaj do piqet prej fëmije në grua gjegjësisht burrë. Zakonisht, te vajzat fillon më herët se sa te meshkujt. Ekziston një diapazon i gjerë i moshës kur mund të fillojë. Te vajzat më shpesh fillon mes 9-13 vjet. Te djemtë mes 10 dhe 16 vjet. Më shpesh fillon në të njëjtën kohë siç ka ndodhur te prindërit. Puberteti mund të zgjas e dhe deri 8 vjet. Te disa njerëz mbaron më herët. Te të tjerë rrjedh më ngadalë. Nëse jeni të brengosur rreth ndryshimeve nëpër të cilat kalon fëmija juaj. Nëse mendoni se herët shfaqen këto ndryshime apo se shfaqen me vonesë.

Cilat ndryshime priten te vajzat?

Zakonisht në fillim rriten gjinjtë

Pastaj i fiton menstruacionet e para dhe fillon cikli menstrual. Zakonisht kjo ndodh, gjatë 2 viteve pasi kanë filluar të rriten gjinjtë

Paraqiten qime në pjesën pubike (pjesën mes këmbëve) dhe nën sqetulla

Lëkura bëhet më e yndyrshme. Paraqiten puçrra (akne).

Era e trupit bëhet më e fortë

Fillon të fitojë në peshë, sidomos rreth kofshëve.

Fillon me shpejtësi të rritet në lartësi

Cilat ndryshime priten te djemtë?

Rritet penisi dhe testiset (herdhet). Zakonisht ky është ndryshimi i parë

Zëri trashet

Rritet në lartësi. I zgjerohen supet

Bëhet leshator në duar, fytyrë, këmbë dhe në pjesën pubike (pjesën mes këmbëve)

Lëkura bëhet më e yndyrshme. Mund t’i shfaqen puçrra (akne)

Era e trupit intensifikohet

Fillon të fitojë në peshë





32. Refluksi vezikoureteral

Te vajza juaj tre vjeçare është diagnostikuar infeksion urinar dhe mjeku juaj dyshon se ka refluks vezikoureteral. Nëpër kokë kalojnë më shumë pyetje, për të cilat kërkoni përgjigje. Për çfarë anomalie bëhet fjalë, si është rrjedha dhe tretmani, ç’mund të bëhet që të korigjohet? Urina krijohet në veshka, dhe prej atje përmes kanaleve të quajtura ureterë drenazhohet në fshikëzën e urinës. Kur mbushet fshikëza, fitojmë senzacion për urinim: fshikëza kontraktohet, ndërsa sfinkteri i jashtëm i uretrës (kanal përmes të cilit urina hudhet jashtë nga fshikëza) relaksohet dhe urina hudhet jashtë. Refluksi vezikoureteral shfaqet kur gjatë kontraktimit të fshikëzës urina në vend që të hudhet jashtë përmes uretrës, kthehet prapa përmes ureterëve në veshka. Urina shkon nëpër rrugë të gabuar.



33. Sindroma nefrotike

Ç’ndodh me veshkat dhe me organizmin te sindroma nefotrike?

Funksioni kryesor i veshkave është që t’i filtrojnë produktet hedhëse përfundimtare që krijohen gjatë metabolizmit, nga gjaku në urinë. Kjo realizohet në atë mënyrë që gjaku qarkullon në veshka nëpër një rrjetë kapilarësh (enët më të imta të gjakut), që lejojnë filtrim të ujit dhe molekulave të imta, por nuk lejojnë të humbasin molekulat e mëdha, siç janë proteinat. Mund të thuhet se veshkat punojnë si një sitë. Te sindroma nefrotike, si rezultat i inflamacionit, vrimat e “sitës” bëhen më të mëdha, dhe nëpër to nga gjaku në urinë kalojnë proteinat, dhe kjo, së pari ato me masë molekulare më të vogël, siç janë albuminat. Albuminat paraqesin pjesë përbërëse të rëndësishme të gjakut. Njëri nga funksionet e tyre është ta mbajnë ujin të mos kalojë përmes kapilarëve në indet përreth. Kur niveli i albuminave në gjak është shumë i ulët (si rezultat i asaj se humben me urinën, siç është rast te sindroma nefrotike), uji del nga kapilaret, akumulohet në indet përreth dhe shkakton të ënjtura, që paraqesin karakteristikë kryesore e sindromës nefrotike. Veshkat duke u përpjekur ta kompensojnë humbjen e albuminave përmes urinës, e mbajnë kripën më shumë se zakonisht dhe me këtë të ënjturat potencohen.



34. Cirkumcizioni

Nën cirkumcizion nënkuptojmë ndërhyrje kirurgjike me të cilën hiqet lafsha që e mbulon majën e penisit.

Shumica e shoqatave të pediatërve duke e përfshirë edhe Akademinë Amerikane për Pediatri nuk e rekomandojnë cirkumcizionin si rutinë. Rekomandimi i tyre është që vendimin për cirkumcizion ta sjellin prindërit. Shkaqet që vijojnë mund të ndikojnë në vendimin për cirkumcizion.







Faqja 18



35. Temperatura e lartë

Temperatura e lartë është simptomë e shpeshtë në fëmijëri, e cila te prindër pa edukatë mjekësore dhe pa eksperiencë të mjaftueshme shpesh shkakton stres dhe reakcion paniku.

Temperatura trupore normale është 37 0C. Gjatë ditës mund të fluktuojë nga 36.10 C në mëngjes deri 380C vonë pasdite, por fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i disponuar. Në përgjithësi, llogaritet se temperatura është e lartë nëse temperatura rektale (në pasdalje) është mbi 38°C, orale (në gojë) mbi 37.8°C ose aksilare (nën sqetulla) mbi 37.2°C. Termometri më i sigurtë është elektroniku, ai është më i lehtë për përdorim, por më i shtrenjtë. Më shpesh përdoret termomteri prej qelqi me zhivë, i cili është edhe më i lirë. Mund të përdoret për matje të temperaturës aksilare, por edhe rektale dhe orale. Para çdo përdorimi, është e rëndësishme që të shkundet zhiva, ashtu që vija e zhivës të bie nën 370 C. Pas çdo përdorimi lajeni me ujë dhe e thani. E rruani në vend të sigurtë larg fëmijëve, në këllëf që të mbrohet nga thyerja.

Zakonisht temperatura nuk është e rrezikshme, as që mund t’i bëj keq fëmijës me përjashtim kur është e lartë (mbi 41.10), kur mund të ketë efekte të padëshirueshme mbi funksionin e trurit. Në fakt, temperatura e lartë gjatë infeksioneve është e dobishme për organizmin. Në kushte të temperaturës së lartë, mikroorganizmat (shkaktarët e infeksioneve) shumëzohen më ngadalë, dhe krijojnë më pak produkte toksike.





36. Thithja e gishtit

Thithja e gishtave është një gjë normale nëse bëhet fjalë për foshnjë. Shumica e fëmijëve e humbin këtë shprehi diku mes vitit të 2-4. Deri në shtatë vjet zakonisht nuk ka efekte negative të përhershme te dhëmbët, pasi që bëhet fjalë për dhëmbët e parë, të qumështit, të cilët sidoqoftë do të ndërrohen. Nëse thithja vazhdon edhe pas vitit të shtatë, pasi do dalin dhëmbët e përhershëm, do të shfaqen probleme me dhëmbët. Lëkura e gishtit që thithet, nën ndikimin e pështymës, mund të lëndohet dhe të jetë derë e hapur për infektime. Duke i prekur sendet e ndryshme e pastaj duke e futur gishtin në gojë mund të futen mikroorganizma të ndryshëm, disa prej tyre të aftë të shkaktojnë sëmundje. Thithja e tepërt e gishtit të madh mund të sjell deri te deformimi i qiellzës dhe i dhëmbëve, duke e ndryshuar nivelin e dhëmbëve (kafshimin). Qiellëza bëhet e lartë, kafshimi i parregullt, pasi që dhëmbët e sipërm dalin përpara dhe jashtë. Te disa fëmijë formulimi i disa tingujve është i çrregulluar.





37. Shwndeti i tepwrt te fëmijët

Trashësia përkufizohet si prezencë e tepërt e dhjamit. Fëmija i trashë ka më shumë ind dhjamor, sesa që përputhen për moshën. Trashësia shpesh është karakteristikë familjare. Prindërit e trashë është e mundshme të kenë fëmijë të trashë. Kjo është rezultat i kombinimit të faktorëve të trashëgimisë dhe mënyrës jo të shëndetshëm të ushqimit dhe të jetesës, me mungesë të aktivitetit fizik. Ndonjëherë trashësia është e shkaktuar nga shkaqe mjekësore (sëmundje) ose si rezultat i ndikimit të disa barërave. Çfarë problemesh mund të shkaktojë trashësia?

Trashësia mund të sjell deri te astma dhe deri në apne në gjumë. Mund të sjell deri në sëmundje të zemrës, sëmundje të sheqerit, tension të lartë, pikë në tru dhe kancer.

Fëmijët e trashë mund të jenë të përqeshur dhe të larguar nga shoqëria. Fëmijët e trashë janë me rrezik më të madh për depresion.



38. Urinim i pavullnetshëm natën

(Enuresis nocturna)

Me termin “urinim natën”, emërtohet urinimi i pavullnetshëm gjatë të fjeturit. Duhet të dallohet nga urinimi ditën, kur urinimi i pavullnetshëm ndodh gjatë ditës. Urinimi natën haset shpesh tek fëmijët. Llogaritet si problem, nëse paraqitet te fëmijë meshkuj më të mëdhenj se 6 vjet dhe te vajza më të mëdha se 5 vjet. Urinimi i pavullnetshëm natën është frustruese edhe për fëmijën edhe për prindërit, duke shkaktuar ndjenjë të nënçmimit te fëmija. Asnjëherë nuk duhet të hidhërohemi e as të dënojmë fëmijë që urinon natën, pasi që ai këtë nuk e bën me vullnet. Sipas një teorie është prezent çrregullim i gjumit dhe i qendrës për zgjim në trurin e madh. Këta fëmijë flenë shumë fortë dhe nuk zgjohen kur do të fitojnë shtytje për urinim.

Sipas një teorie tjetër bëhet fjalë për çrregullim / mungesë e hormonit të hipofizës, i cili normal tajitet gjatë natës dhe shpie deri tek krijimi i një sasie më të vogël të urinës gjatë natës.



39. Verdhëza

Verdhëza karakterizohet me ngjyrosje të verdhë të lëkurës dhe të syve. Shpesh haset te të porsalindurit (te 6 nga 10 të porsalinur shfaqet verdhëza, e shkallës së ndryshme), te foshnjat e lindura para kohe ajo është më e shpeshtë. Verdhëza është e shkaktuar nga teprica e substancës kimike e quajtur bilirubinë, e cila normal eliminohet përmes mëlçisë. Mëlçia e të porsalinurit është e pazhvilluar mjaftueshëm, por më shpesh për disa ditë ajo aftësohet që ta procesojë bilirubinën. Nëse bëhet fjalë për foshnjë të lindur në kohë, verdhëza e shprehur lehtë nuk është diçka që duhet t'ju brengos, ajo do të tërhiqet përafërsisht për një javë. Prapë se prapë, nëse foshnja ka lindur para kohe ose është e sëmurë, apo niveli i bilirubinës në gjak është shumë i lartë, e nevojshme është një ndjekje e kujdesshme dhe tretman mjekësor. Verdhëza mund të jetë e shkaktuar dhe nga shkaqe tjera, si prania e kundërtrupthave ndaj grupeve të gjakut (Rezus faktor ose ABO inkompatibili), anemia hemolitike, hepatiti dhe galaktozemia.





40. Veshkat

Normalisht ekzistojnë dy veshka, të vendosura në regjionin e mesit nga të dy anët e shtyllës së kurrizit, nën anën e poshtme të brinjëve. Përmes veshkave nga organizmi juaj nxirren tepricat e ujit dhe produktet e fundit të metabolizmit. Funksioni kryesor i veshkave është që nga gjaku të mënjanohen produktet e fundit të metabolizmit, e gjaku i pastruar të kthehet në trup. Çdo minutë, përmes arterieve të veshkave, në veshka hyn rreth një litër gjak (një e pesta e tërë gjakut që pompohet nga zemra). Pasi të pastrohet, gjaku kthehet prapa, përmes venave të veshkave. Veshkat posedojnë sistem të komplikuar për filtrim. Në çdo veshkë ekzistojnë rreth një milion njësi, të quajtura nefrone. Çdo nefron përmban një filtër të vogël të quajtur glomerul, i cili është i lidhur me kanalthet. Teprica e ujit së bashku me produktet hedhëse ndahet nga gjaku me një proces të quajtur filtrim dhe shkon në kanalthe. Pjesa më e madhe e ujit dhe e materieve tjera të cilat janë të rëndësishme për organizmin kthehen prapë në gjak përmes kanaltheve. Në këtë mënyrë produktet hedhëse koncentrohen në urinë. Nga kanalthet urina mbartet në kanalin të quajtur legeni i veshkës, e pastaj përmes ureterëve në fshikëzën e urinës, dhe më në fund përmes uretrës jashtë. Normalisht, veshkat krijojnë rreth 1-2 litra urinë çdo ditë, në varësi nga sasia e ujit të pirë. Veshka normale ka aftësi të lejojë një mbingarkim. Nëse humbet njëra veshkë, tjetra veshkë zmadhohet që ta kompensojë funksionin e veshkës tjetër.



41. Vjellja

Infeksionet akute të zorrëve, të shkaktuara nga bakteret dhe viruset gjithashtu shkaktojnë vjellje dhe diarre, të cilat transmetohen lehtë nga fëmija në fëmijë. Në raste të tilla është e rëndësishme të izolohen të sëmurët. Vjellje dhe diarre mund të paraqitet si fenomen shoqërues gjatë infeksionit të veshit, infeksion urinar ose gjatë problemeve tjera. Vjellje karakteristike haset te stenoza e pilorit (anomali e lindur, te e cila është prezent ngushtim te dalja nga lukthi). Paraqitet më shpesh te foshnjat meshkuj diku pas ditës së 15-20 pas lindjes. Vjellja ndodh menjëherë pas pirjes gji, dhe ka karakterin e “shadervanit”, nga dita në ditë përforcohet ndërsa fëmija mbetet i uritur dhe humb në peshë. Jashtëqitjet janë të pakta dhe të errta. Kjo sëmundje sot përcaktohet me ekzanimim ultrasonografik dhe shërohet me operacion. Duhet të bëhet dallim mes vjelljes së vërtetë dhe gromësirës që shfaqet te foshnjat pas pirjes gji. Kjo mund të jetë e shoqëruar me vjelljen e sasisë së vogël të qumështit. Kjo është dukuri normale. Ndonjëherë mund të jenë ngjitëse, në varshmëri nga sëmundja që i ka shkaktuar.





42. Diarreja

Vjellja dhe diarreja janë simptoma të shpeshta të cilat mund të shfaqen në suaza të më shumë sëmundjeve. Shkaku më i shpeshtë janë gabimet kualitative dhe kuantitative në ushqim. Zvjerdhja e hershme ose kalimi ne ushqim të përzier mund të jetë shkaku për vjellje dhe diarre. Në disa raste vjellja është si rezultat i alergjisë ndaj qumështit të lopës. Dhënia e ushqimit që nuk përgjigjet për moshën, ushqim i yndyrshëm ose i infektuar gjithashtu mund të jetë shkak për vjellje e ndjekur me diarre. Kjo ndodh më shpesh gjatë muajve të verës. Nëse fëmija ka diarre, menjëherë duhet filluar me dhënien e lëngjeve. Për këtë sëmundje, më e rëndësishme është sa do të pijë, se sa do të ha. Më së miri është t’i jepet tretje orale elektrolite (siç është Neliti), i cili është special i formuluar për foshnja dhe fëmijë të vegjël. Nuk duhet të jepen lëngje frutash ose pije të ëmbla, sidomos jo foshnjave të vogla. Fëmijëve më të mëdhenj që pranojnë ushqim solid u jepen banane, oriz pilaf, drithëra të ziera, molla dhe mish të zier. Duhet të vazhdohet me dhënien gji ose me qumështin nga formula (nëse është në ushqim artificial), me përjashtim nëse e ndalon mjeku. Mes ushqimeve duhet të jepen lëngje të kthjella.



43. Ftohja

Kjo është sëmundja më e shpeshtë për shkak të cilës fëmijët dërgohen në mjek. Mesatarisht gjatë vitit fëmijët ftohen mes 6-8 herë. Numri më i madh i ftohjeve janë të shkaktuara nga viruset të quajtura rinoviruse (në greqisht rino do të thotë hundë). Ekzistojnë më shumë se 100 lloje të rinoviruseve me afinitet ndaj mukozës së hundës, të cilët mund të inicojnë reakcion imunologjik që manifestohet si dhembje fyti, kokëdhembje dhe pengesë në frymëmarrjen përmes hundës. Si momente predisponuese janë ajri i thatë dhe duhani (pirja aktive dhe pasive e duhanit). Përkundrejt besimeve të përhapura se do të ftoheni nëse nuk visheni mirë, nëse fleni apo rrini në rrymë ere ose dilni jashtë me flokë të lagura, kjo nuk është e vërtetuar. Së pari shfaqet ndjenjë gërvishtjeje në fyt dhe rrjedhje hundësh ose hundë të zëna dhe teshtitje. Përveç asaj fëmijët mund të ankohen në dhembje fyti, kollitje, kokëdhembje, temperaturë mesatarisht të lartë, plogështi, dhembje muskujsh dhe humbje oreksi. Sekreti nga hundët fillimisht është si ujë, pastaj trashet dhe bëhet i verdhë ose i gjelbërt. Ftohja është ngjitëse në 2-4 ditët e para pasi që shfaqen simptomat. Fëmija juaj mund të sëmuret ashtu që do të thith pjesëza të virusit që përhapen në ajër përmes teshtitjes dhe kollitjes të fëmijëve tjerë ose me kontakt direkt. Fëmija juaj do të sëmuret nëse e prek gojën ose hundën, pasi që paraprakisht ka prekur ndonjë sipërfaqe të kontaminuar me rinoviruse.





44. Gjiardiazë (Lambliazë)

Gjiardiaza lamblia është parazit i cili te fëmijët dhe tek të rriturit shpesh shkakton infektim të zorrëve. Transmetohet përmes jashtëqitjeve ose përmes ujit të kontaminuar dhe ushqimit. Përveç kësaj, parazitët e gjiardiazës mund të kalojnë te njerëzit nga kafshët e infektuara (p.sh. qentë). Në institucionet me qëndrime ditore infektimi mund të përhapet përmes duarve të ndotura (fëmijët ose edukatoret), lodra të ndotura, mobilje dhe shtrojeve. Ndonjëherë infektimi me gjiardiazë është pa simptoma. Në raste tjera shkakton diare (mund të ndërrohet me kaps). Fëmijët e infektuar mund të ankohen në gazra, fryerje të barkut, humbje të oreksit dhe humbje në peshë. Te fëmijët e vegjël paraqitet vjellje. Periudha e inkubacionit është nga 1-4 javë. Fëmijët janë ngjitës (të aftë ta përhapin infeksionin) deri sa kanë cista të gjiardiazës në jashtëqitjet e tyre. Fëmijët e infektuar ose personeli që tregojnë simptoma të gjiardiazës, duhet të largohen deri sa trajtohen dhe jo më gjatë se sa kanë diare. Individët e infektuar që nuk kanë simptoma paraqesin rrezik të vogël për përhapjen e simptomave dhe zakonisht nuk duhet edhe të trajtohen e as të largohen.



45. Verdhëza (Hepatiti A)

Hepatiti A paraqet infeksion viral i mëlçisë. Transmetohet në mënyrë oro-fekale domethënë me duar të papastëra pas kontaktit paraprak të duarve me jashtëqitjet e personit të infektuar. Mund të transmetohet edhe përmes ujit dhe ushqimit të kontaminuar. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël shpesh nuk kanë asnjë simptomë. Gjasat e verdhësimit të lëkurës dhe syve (verdhësia) rriten me moshën (shumica e fëmijëve të vegjël nuk kanë verdhësi, shumica e të rriturve kanë). Simptoma tjerë që mund të paraqiten janë humbje oreksi, lodhje, përzierje, vjellje, dhembje muskujsh, temperaturë, urinë të errët dhe jashtëqitje të zbehta pa ngjyrë.Periudha e inkubacionit: zakonisht 15-50 ditë.

Periudha ngjitëse zgjat rreth 2 javë para fillimit të simptomave dhe rreth 1 javë pas fillimit të verdhësisë. Fëmijët duhet të largohen nga qëndrimi ditor deri 1 javë nga fillimi i simptomave dhe derisa verdhësia nuk zhduket.



46. HIV

Në disa pjesë të botës, shkalla e infektimit me HIV ose AIDS rritet me shpejtësi të madhe dhe AIDS paraqet shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekshmërisë. Në vendin tonë infektimi me HIV ende nuk është i shpeshtë. HIV është shkurtesë për virusin human të imunodeficiencës. Ai është virus që e atakon sistemin e imunitetit. Sistemi i imunitetit ndihmon që të mbrohemi nga sëmundjet. Kur imuniteti ynë ë