Janë të listuar sipas emrit të tyre 1500 shqiptarë të kërkuar në zyrën e Interpol Tiranës, por mes këtyre tetë janë cilësuar si më të shumëkërkuar. Ky klasifikim është bërë pasi akuzohen për krime të rënda. Kështu interpoli ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Dritan Dajti, i cili është dënuar për vrasje dhe gjobë vënie, Marjan Rroku, Iidënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, Gentian Take, i kërkuar për vrasje, dënuar me burgim të përjetshëm, Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë. Të kërkuar nga drejtësia shqiptare është edhe Besnik Shahaj i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të katërfishtë, gjithashtu edhe Ndriçim Sadushi i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe bandë e armatosur në listën e të kërkuarve është edhe Aleksandër Zhulati i dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes dhe David Gjokeja, i dënuar me "burgim të përjetshëm" për vrasje të dyfishtë. Për të gjithë këta policia e shtetit ka venë në dispozicion numrin telefonik pa pagesë 129 dhe siguron që çdo informacion që do të jepet për super të kërkuarit do të ruhet anonimati.