Sa herë që shkenca zbulon diçka të re për kurimin e sëmundjeve hedh sytë pas për të gjetur të reja të tjera për një mjekim dhe trajtim sa më të saktë të tyre. Madje, shpeshherë kurimi i të gjitha sëmundjeve i nënshtrohet pikësëspari zbulimeve shkencore. Në suplemenetin e sotëm të gazetës “Albania”, ju do të njiheni me 90 të rejat më të fundit që janë zbuluar nga shkencëtarët dhe mjekët për trajtimin dhe kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Zbulimet dhe kërkimet shkencore kanë arritur në shumë konkluzione të rëndësishme për trajtimin e problemeve të shëndetit. Në këtë suplement ju do të gjeni informacione dhe trajtime të reja për shumë sëmundje. Tashmë falë zhvillimit shkencor dhe teknologjisë është arritur që shumë sëmundje të kurohen me sukses. Po ashtu, ky zhvillim shkecnor ka bërë që të gjenden zgjidhje edhe për sëmundje për të cilat më parë nuk ka pasur shërim. Ndërsa në faqen e fundit të suplememtit specialsitja Mimoza Petani, ka sqaruar lexuesit për problemet shëndetësore që ata kanë pasur. Të interesuarit do të njihen me përgjgijet e pyetjeve që kanë dërguar në adresën tonë të e_mailit: albanaia.shëndetë[email protected]



Uji

Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se si brenda një ore pas konsumimit të ujit të pastër, harxhimi metabolik i energjisë rritet për 24 pwr qind, ndërsa kjo nuk ndodh nëse pihet sasi e njëjtë e tretësirës fiziologjike. Sipas një teorie, mendohet se organizmi harxhon energji për ta bërë temperaturën e ujit të pirë të ngjashme me temperaturën trupore. Megjithatë, edhe pas eksperimenteve me ujë të ngrohur në temperaturë 37°C, janë arritur rezultate të ngjashme në harxhimin e energjisë. Kështu që mendohet se flitet për ndonjë proces të komplikuar fiziologjik. Studimet kanë treguar se rritja e harxhimit energjik pas konsumimit të ujit, te meshkujt pasohet me harxhimin e yndyrave, ndërsa organizmi i femrave i shfrytëzon më shumë karbohidratet.

Zëri i femrës

Shkencëtarët amerikanë nga State University of New York kanë pohuar se zëri i femrës në pjesën e muajit në të cilin ato janë në fazën e mbarësimit është shumë më joshës dhe tërheqës.

Zërat e femrave në pjesë të ndryshme të ciklit të tyre menstrual, u janë lëshuar personave me gjini të ndryshme. Rezultatet kanë treguar se të anketuarit kanë pohuar se më seksipilë kanë qenë zërat nga e njëjta fazë, në afërsi të ovulacionit. Këto rezultate tregojnë se hormonet seksuale ndikojnë në laring dhe në këtë mënyrë vjen deri te ndryshimet subtile në zërin e femrës, ndërsa në këtë fazë meshkujt ndjejnë tërheqje shumë më të madhe.

Çokollata

Shkencëtarët nga Universiteti i Yale pohojnë se konsumi i çokollatës në shtatzëni zvogëlon mundësitë për shfaqjen e komplikimeve serioze të preeklampsisë (ngritja e shtypjes së gjakut te shtatzënat që shoqërohet me praninë e proteinave në urinë). Çokollata përmban sasi të madhe të teobrominës, e cila stimulon punën e zemrës dhe kështu lëshon dhe zgjeron enët e gjakut, duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësitë e shfaqjes së preeklampsisë. Teobromina shfrytëzohet në mjekimin e dhimbjeve në kraharor, rritjen e shtypjes së gjakut dhe në parandalimin e ngurtësimit të enëve të gjakut. Shkencëtarët shtojnë se teobromina mund ta rregullojë edhe qarkullimin brenda placentës duke bllokuar në këtë mënyrë stresin oksidativ.



Rubrika Pyetje-Përgjgije

Flet specialsitja Mimoza Petani

Pyetje

Përshëndetje gazeta “Albania”! Unë që po ju shkruaj jam një lexues e rregullt e gazetës suaj e lexoj çdo javë suplementin për shëndetësinë dhe më pëlqen shumë. I kam ndjekur me vëmendje të gjitha këshillat dhe rekomandimet për sëmundje të ndryshme dhe kjo më shtyu që tju shkruja për problemin tim. Jam 24-vjeç edhe kam lindur një fëmijë që është 2-vjeç e gjysmë. Problemi im është se pas lindjes së fëmijës së parë mu shfaqën ciste në mitër dhe dua të lind sërisht një fëmijë por nuk po mbetem shtatëzëznë. Ju lutem, më thoni se çfarë preparatesh bimorë duhet të përdorë për të kuruar cistet dhe për ta bërë organizmin tim të përshtatshëm për të mbetur shtatëzënë? Mirëpres përgjigjen tuaj. Falemiderit!

Përgjigje

Probleme të lidhura me cistet kanë shumë jo vetëm gratë ashtu dhe vajzat e reja. Ato zakonisht formohen nga disekuilibrat hormonal që krijohen si pasojë e gjendjeve të ndryshme apo veprimit të faktorëve të ndryshëm duke filluar nga stresi e deri tek problemet hormonale organike. Cistet mund të jenë të përmasave të ndryshme dhe në pozicione të ndryshme. Kështu që dhe problemet që sjellin janë të ndryshme duke filluar me dhimbjet në fund të barkut gjatë ardhjes së ciklit menstrual e deri tek problemet me të ngelurit shtatzënë. Për të ardhur tani tek problemi juaj dhe zgjidhja e tij së pari duhet të çahen cistet dhe për këtë ju duhet të përdorni një preparat që quhet Primum Dren në përmbajtje të cilit ndodhen (Molla, Tarasako, Meliloto, Pillosella, Te di Giava Solidago, Prugna, Betula, Potassioose) të cilat kanë dhe një efekt depurativ dhe drenant nëpërmjet të cilit shfryn këmbët e fryra, kyçet, barkun, celulitin etj. dhe njëkohësisht pastron nga toksinat dhe çan cistet e ovareve dhe mitrës. Pastaj për të rritur pjellshmërinë është shumë e mirë shega me veprimin e sajë mbi qarkullimin e gjakut që ndikon në një ovulacion efikas dhe të plotë si dhe një ushqyerje të mirë të endometriumit të mitrës për ta pritur frytin sa më mirë dhe për ta ushqyer mirë si dhe për efektin e saj antioksidant kudër radikaleve të lira. Është shumë e rëndësishme që para se të tentohet një shtatzëni duhet që trupi i nënës të jetë i përgatitur dhe për këtë pavarësisht përgatitjes natyrale fiziologjike që bën organizmi do ishte shumë e volitshme suporti nutricional me vitamine E (acid folik)vitaminë B kompleks. Për rritje të fertilitetit përdoren së bashku guarana, shega, vitamina E dhe vitamina C. Sidomos tek personat që kanë një ngarkesë të madhe psikofizike për optimalizimin e aktivitetit të hormoneve seksuale mund të përdoret si eliksir natyror me cilësi afrodiazike përzierja e guaranës, lëngut të shegës, vitamina E, xhinxher dhe kanellë.



Pyetje

Jam një zotëri që vuaj nga gurët në veshka. Deri tani nuk kam përdorur asnjë mjekim për ti kuruar por kam pirë shumë ujë dhe vetëm lëngje. Dua të di nga specialstja juaj nëse ka ndonjë ilaç bimorë që duhet të përdorë për të evituar këtë shqetësim.

Përgjigje

Për shkrirjen e gurëve në veshka ilaçet bimore janë të shumta. Ato që mund të përdoren nga ana juaj janë Aloe Vera me Mirtilo suko 100 për qind i përqëndruar. Shumë i mirë për gurët në veshka është edhe çaji i Uva Ursine dhe Gramigna rizoma. Këto dy bimë kanë një efekt shumë të mirë mbi shkrirjen e gurëve dhe rregullimin e pehashit të urinës. Gjithashtu, këto bimë qetësojnë dhimbjet dhe inflamacionin që krijon guri. Këto lloj bimësh përveçse mund të merren veçmmas mund të përdoren edhe në formë kompostoje, të cilat janë të pregatitura me uva ursina 40 për qind, gjethe mirtilio 20 për qind, timo 15 për qind, ortika sommita 15 për qind dhe finokios 10 për qind. Ndërsa për trejten e gurëve dhe qarkullim gjaku shumë të mirë mund të përdorni dhe një përzierje tjetër që në përmbajtje të saj ka çikoren, tarasakon etj.



Pyetje

Mirëdita gazeta “Albania”! Suksese të mëtejshme me suplememtin për shëndetësinë. Jam 37-vjeç paksa i shëndoshë. Problemi im është se darkë ndjej shqetësime te thëmbrat e këmbëve dhe nuk e di nga se më vjen kjo gjë, ga pesha apo nga ndonjë problem tjetër. Gjithashtu, dua të di nës eka trajtime bimore për këtë problem dhe se çfarë duhet të përdorë?

Përgjigje

Dihet se të gjithë nervet e pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore që inervojnë organet pelvic domethënë organet që ndodhen në pjesën e poshtme të barkut projektohen në thembrat e këmbëve. Kryesisht aty ku ju keni dhimbje projektohen organet genitale dhe rrugët urinare. Për këtë më poshtë do të paraqesim një skemë të detajuar të shputës së këmbës dhe projektimit të nervave dhe patologjive organore aty. Edhe mbipesha është një faktor që ndikon mbi thembrat dhe sidomos kur qëndron shumë kohë në këmbë duke shkaktur dhimbje dhe lodhje. Është mirë që çdo njeri të ngrejë këmbët nga toka 20 cm mbi trungun e trupit mundësisht çdo dy orë nga 5 minuta. Në darkë është mirë që këmbët të mbahen në ujë të ngrohtë mundësisht me kripëra të ndryshme me përzierje të ndryshme, ose vajra esenciale si për shembull: vaji i mentes apo ai i levandës. Në pa mundësi të tyre mund të hidhet dhe sodë buke në ujë. Tjetër gjë që mund të bëhet dhe të jep një relaksim të menjëhershëm është edhe masazhi i shputës së këmbës kryesisht i harkut të këmbës me grusht të mbyllur nga brenda jashtë duke përdorur kremra të posaçëm për këmbë ose vaji i ullirit.



Pyetje

Përshëndejte! Jam një vajzë 25-vjeçe nga Tirana. Kohët e fundit më janë shfaqur disa probleme me stomakun dhe vuaj nga ulcera. Herë pas here ndjej një djegësirë në stomak. Ju lutem, doja disa rekomandime nga specialsitja se çfarë produkte bimore duhet të përdorë dhe ushqimet që duhet të konsumoj?

Përgjigje

Për ulçerën dhe gastritin është shumë e mirë dhe efikase Aloe Vera e kombinuar me Fik indie (ose fik deti). Ajo vepron mbi mukozën e stomakut duke ulur inflamacionin dhe duke ncitur rigjenerimin e shpejtë të qelizave për një shërim sa më të shpejtë është mirë të kombinohet me Colesol ferzym.











3 Maj 2008