AKSES Albania bëri dje publike, në një tryezë të rrubullakët, rezultatet e monitorimit të qendrueshmërisë së administratës publike, për vitin 2009. Në tryezë morën pjesë përfaqësues të Departamentit të Administratës Publike, Komisionit të Shërbimit Civil, institucioneve të qeverisjes qendrore, vendore dhe të pavaruara, përfaqësues të organizatave kryesore të ndërkombëtare, shoqërise civile dhe medias. Në përfundim të këtij monitorimi AKSES Albania doli me një raport që është pjesë e projektit “Për një administratë publike të qendrueshme dhe profesionale”, që u mbështet nga Ambasada Gjermane në Tiranë. Raporti përmbledh një verësim të thelluar të gjendjes dhe qendrueshmërisë së strukturave në administratën publike, objektivitetit dhe transparencës së procesve të rekrutimit, vlerësimit të punës, karierës dhe largimit nga shërbimi në administratën pulike, si dhe qendrueshmërinë në punë të nëpunësve publikë. Një pjesë e rëndësishme e raportit i kushtohet edhe problematikave të evidentuara në institucionet, të cilat kanë detyrimin ligjor për të siguruar qendrueshmërinë e administratës publike, dhe rekomanimet përkatëse për përmirësime ligjore, forcimin e kapaciteteve institucionale të Departamentit të Administratës Publike, rritjen e transparencës dhe të llogaridhënies institucionale, si dhe forcimin e rolit të gjykatës në zgjidhjen e konflikteve të marrëdhënieve të punës. Ky raport është pjesë e një monitorimi të thelluar të të gjithë problematikës së administratës publike shqiptare gjatë vitit 2009 dhe synon të hedhë baza sistematike për një monitorim të vazhdueshëm edhe në të ardhmen. Në fjalën e tij Ambasadori Gjerman në Tiranë Bernd Borchardt në fjalën e tij tha: Shkarkimet e motivuara politikisht nga administrata publike në Shqipëri janë kritikuar publikisht. Kriteret për rekrutimin e punonjësve të rinj janë kritikuar gjithashtu në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Europian. Sipas tij, qytetarët e Shqipërisë duan që vendi i tyre të jetë pjesë e Bashkimit Europian. “Për këtë qëllim, Shqipëria ka nevojë për një shërbim publik të stabilizuar, funksional dhe të aftë për të kryer të gjitha detyrat me të cilat vendi juaj duhet të përballet gjatë procesit të anëtarësimit. Gjermania ka mbështetur organizatën AKSES në realizimin e projektit të monitorimit të zhvillimeve në administratën publike mbi baza objektive. Jam i sigurt se analiza e AKSES dhe rekomandimet që do të prezantohen sot janë një kontribut i vlefshëm për një diskutim konstruktiv dhe për konsolidimin e një administrate publike më të qendrueshme”, ka nënvizuar ambasadori gjerman.

Raporti

Marjana Papa, Drejtore Ekzekutive e AKSES Albania në fjalën e saj nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për një administratë publike të qendrueshme dhe shoqëria civile duhet të jetë aktive dhe bashkëpunuese për realizimin e këtij qëllimi. Sipas saj, nga shtatori e në vazhim shihet një përkeqësim i të gjitha parametrave që lidhen me qendrueshmërinë e administratës, si p.sh. ka një rritje të kontraktimeve të përkohëshme në rradhët e shërbimit civil, rënie në shpalljen e pozicioneve të lira ndonëse numri faktik i vendeve të lira është mjaft i lartë, rënie të numrit të aplikantëve në konkurset e pranimit në pozicione të shërbimi civil, rritje të numrit të personave të larguar me masa displinore (të shkarkuar nga shërbimi civil), etj. “Ndryshimet e strukturave vazhdojnë të jenë një praktikë e pranishme në administratën publike, duke prekur e interesuar një numër të konsiderueshëm të punonjësve. Besimi në objektivitetin e sistemit të konkurimit në administratën publike është i kufizuar dhe proceset e rekrutimit rezultojnë formale dhe fiktive. Ekziston aktualisht një numër i konsiderueshëm punonjësish, të cilët nuk i janë nënshtruar procesit të rekrutimit përmes konkursit. Ekzistenca sistematike, veçanërisht në shërbimin civil, e punonjësve të rekrutuar përmes kontratave të përkohëshme, është një tjetër cënim i dispozitave ligjore në lidhje me marrëdheniet e punës dhe objektivitetin e rektrutimit të punonjësve të administratës publike”, ka nënvizuar Papa.

Institucionet

Sipas saj, institucionet nuk janë transparente në lidhje me gjendjen e burimeve e tyre njerëzore dhe qendrueshmërinë e kapaciteteve administrative dhe se mungesa e transparencës dhe llogaridhënies rezulton si brenda institucioneve, kundrejt punonjësve, por edhe jashtë tyre, kundrejt publikut. “Vlerësimi i performancës në punë të punonjësve është përgjithësisht një proces i mbyllur, jo transparent dhe subjektiv, dhe që në masë të madhe, nuk reflekton realizimin e objektivave të punës dhe arritjeve vjetore individuale të punonjësve. Përgjithësisht dominojnë vlerësimet shumë pozitive të performancës së administratës publike. Motivimi në punë i punonjësve të administratës publike, nuk është i lidhur me pagën, por kyesisht me pritshmërinë për sigurinë dhe jetëgjatësinë e vendit të punës dhe mundësinë për kualifikime e trajnime. Pjesëmarrja e punonjësve në procesin e hartimit dhe realizimit të objektivave institucionale është e ulët dhe veçanërisht në lidhje me organizimin dhe qendrueshmërinë e strukturave. Punonjësit e administratës ndihen të rrezikuar në lidhje me pozicionin e tyre të punës nëse ndryshon forca politike në pushtet”, ka theksuar Papa. Sipas saj, marrja e masave disiplinore nuk karakterizohet me trasparencën e mjaftueshme dhe se presionet për dorëheqje shihen si mjet për largimin nga administrata. “Largimi përmes dorëheqjes është një mënyrë, e cila nuk le gjurmë në dosjen personale të punonjësit dhe heq të drejtën e ankimimit në rrugë administrative, gjyqësore dhe rrikthimin në vendin të punës. Zbatimi i vendimeve Komisionit të Shërbimit Civil dhe Gjykatave mbetet një çështje problematike, për të cilën mungon transparenca e nevojëshme. Shqyrtimi gjyqësor i çështjeve, që lidhen me marrëdhëniet e punës në administratë, karakterizohet nga shpjetësia e ulët e gjykimit dhe kohëzgjatja e marrjes së vendimit nga ana e gjykatës, çka ul edhe më shumë shancet për zbatueshmërinë e këtyre vendimeve”, ka nënvizuar Papa.



















17 Mars 2010