06/05/2009  Fatura analitike pa pagesw


ALBtelecom shton numrin e pikave ku mund të bëhet shlyerja e faturave, duke i dhënë një rëndësi të veçantë përmirësimit të shërbimit ndaj klientëve. Pagesat e faturave nga të gjithë klientët e ALBtelecom, tashmë mund të bëhen pranë të gjitha degëve të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në të gjithë vendin. Gjithashtu wshtw dhwnw mundësia qw të shlyejnë detyrimet pranë pikave të shitjes së ALBtelecom në të gjithë Shqipërinë si dhe pranë filialeve të Postës Shqiptare. ALBtelecom për të krijuar lehtësira në mënyrën e pagesës ka aplikuar një sërë ndryshimesh, siç është edhe ndryshimi i periudhës së faturimit. Nga muaji Maj dhe në muajt në vijim, periudha e faturimit për abonentët e ALBtelecom do të jetë nga data 1 deri më datë 30/31 të çdo muaji. Siç edhe janë vënë në dijeni përmes faturës mujore për muajin Prill, periudha e faturuar përfshin datat 24 Mars deri më 30 Prill, çka nënkupton një periudhë më të gjatë kohore faturimi. Duke kërkuar mirëkuptimin e klientëve, ALBtelecom bën me dije së këto ndryshime janë në vijim të masave për përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve.


Ndërkohë të gjithë abonentët e ALBtelecom që janë të interesuar për të pasur një faturë analitike të bisedave të konsumuara, kanë mundësi ta marrin atë pranë pikave të shitjes së kompanisë në të gjithë vendin. Për të marrë këtë shërbim klientët tanë mjafton të paraqiten pranë të gjitha pikave të shitjes së ALBtelecom në të gjithë Shqipërinë dhe të paraqesin kërkesën. Shërbimi në fjalë ofrohet nga ALBtelecom pa pagesë dhe në një afat të shkurtër kohor. Me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit, ALBtelecom prej kohësh është duke kryer një sërë investimesh. Në sajë të këtyre investimeve gjatë muajve të fundit kujdesi ndaj klientit është përmirësuar si dhe janë hedhur në treg shërbime të reja dhe oferta ekonomike. Sportelet e ALBtelecom dhe pikat e shitjes do të jenë të hapura në 7 ditët e javës nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.