Anulohen
16 mijë fluturime

Ska
fluturime në Tiranë

Topi anulon vizitën në Poloni

Ndalen
fluturimet në Prishtinë

Si
po përhapet hiri vullkanik

Evropa
po gëlon nga trenat

Shtyhet
varrimi i Kandiskit

Hiri,
më i lehtë nga çpritej

Kompanitë
ajrore: Sa po humbim

English Version subscribers only





Tiranë, 17 Prill NOA - Aeroporti Ndërkombëtar
i Tiranës ka publikuar listën e vendeve ku ndalohet përkohësisht kryerja e
fluturimeve për shkak të hirit vullkanik që ka përfshirë hapësirën ajrore
evropiane.



TIA konfirmoi për agjencinë NOA se për ditën e
sotme, e shtunë, më 17 prill 2010, janë pezulluar fluturimet direkte për në
Londër (Angli), Budapest (Hungari), Vjenë (Austri), Mynih, Shtutgard,
(Gjermani) Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, (Itali), Frankurt, (Gjermani) Ljubljanë, (Slloveni) Rimini,
Genova, Torino (Itali) dhe Prishtinë (Kosovë).



Fluturimet janë anuluar deri në një njoftim të
dytë për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që
shpërtheu ditën e mërkurë më 14 prill 2010. Hiri i vullkanik është përhapur në
pjesën veriore të Evropës.



Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës
njofton se fluturimet e planifikuara për në Romë, (Itali) Athinë, (Greqi) Bari,
(Itali) Stamboll (Turqi) kanë operuar normalisht nga TIA.



Pasagjerët që kanë fluturime tranzit
këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm
në lidhje me udhëtimin e tyre.



Tirana International Airport thotë se në rast
të anulimeve të fluturimeve të tjera, do ti mbajë pasagjerët e informuar.



e.r/NOA



Ndiqni më shumë: Kaos ajror ose 11
Shtator në Evropë (VIDEO)