Agron Kulici dha deshmine e tij përpara Gjykates se Krimeve te Renda ne Tirane, per masakren e 27 majit 1997 ne qytetin e Cerrikut, ku humben jeten disa kolege te tij gardiste, ndersa ai mbeti i plagosur. Kulici, aktualisht nëndrejtor i përgjithshme i policise se shtetit, ne ate kohe ishte emeruar shef komisariati ne Elbasan. Kulici u shpreh se gjate deshmise se tij, per masakren, ne salle nuk ka patur reagime nga te pandehurit.






"Lidhur me rrethanat e ngjarjes te masakres se Cerrikut. Nuk kishte
reagim nga te pandehurit", deshmoi Kulici. Duke treguar per masakren,
Agron Kulici, u shpreh se ndonëse kishte 4 dite ne krye te policise se
Elbasanit, kishte hartuar planin e ndërhyrjes ne Cerrik, sebashku me
drejtuesin e gardes, Arjan Cenga, pasi kishte rene ne duart e grupeve te
armatosura posta e policise se Cerrikut. Kulici tergoi se specialet u
gjenden ne prite sapo hyne ne qender te Cerrikut, ku u qelluan 4 here me
antitank. Ish shef i komisariatit te Elbasanit, i plagosur vete nga
grupet e armatosura ne '97 ne Cerrik, tregoi se kishte mesuar se sulmi
edrhi nga grupi i Roland Xhepexhiut, ndersa per shkak te detyres kishte
mesuar se ne ngjarje kishte qene edhe Meti Bozi.



Denada Shkodrani










< I mëparshmi