TIRANE- Tirana është një nga qytetet më të ndotura në Europë. Kjo gjë është vërtetuar sërish nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila konfirmon faktin se pluhuri dhe ndotja në Tiranë, janë shumë herë tej normave të lejuara. Lajmi bëhet i ditur nga "Gazeta Shqiptare".

Në Tiranë, 500 qytetarë vdesin në vit si pasojë e ajrit të ndotur. Sipas ekspertit të OBSH-së Miital Trzyzanawski, Tirana bën pjesë në qytetet më të ndotura në Europë.

"Ka 500 vdekje në vit për shkak të ndotjes. Situata është emergjente dhe duhen marrë masa konkrete. Kjo zë afërsisht 13% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve",- thekson ai. OBSH ka kërkuar nga ana e bashkisë dhe qeverisë që të merren masa për këtë problem, ndryshe pasojat ekologjike në të ardhmen do të jenë shkatërruese për Tiranën, ndërsa numri i qytetarëve të saj, që do të vdesin nga pluhuri, do të shtohet.
(ma.ar/BalkanWeb)