Aknet janë një sëmundje lëkure, ndër më të shpeshtat, që shfaqet kryesisht tek adoleshentët nga 13 deri në 20 vjeç. Zakonisht shkaktojnë një vuajtje të madhe dhe ndikojnë negativisht në sjelljen e një personi. Është një faktor psikik, i cili sa vjen e bëhet më shqetësues për pamjen e jashtme. Pacienti mund ta imagjinojë "defektin" dhe të shqetësohet jashtëzakonisht për këtë, sado i madh apo i vogël të jetë. Zakonisht aknet dalin në fytyrë ose kokë, por mund të shfaqen edhe në pjesë të ndryshme të trupit dhe kanë tendencë të ndryshojnë gjatë periudhës kur pacienti është shumë i fiksuar pas kësaj patologjie. Shqetësimi mund të jetë krijuar nga rënia e flokëve, rrudhat, qukat, njollat e kuqe në faqe, qimet e tepërta në fytyrë, ose nga fiksimi i tepërt mbi formën ose përmasat e një pjesë të veçantë të trupit si hunda, sytë, veshët, goja, gjoksi apo të ndenjurat.



Ata që vuajnë nga ky shqetësim, mund të kalojnë orë të tëra duke menduar për defektin e tyre. Disa përdorin vazhdimisht pasqyrën, ndërsa të tjerë shmangin çdo sipërfaqe reflektuese, duke u munduar ta fshehin këtë "deformim" me trukim të tepërt ose veshje (zakonisht kur aknet janë në fytyrë, personi mban gjithmonë shall). Për të korrigjuar këtë defekt, shumë pacientë mund t‘u nënshtrohen trajtimeve mjekësore ose ndërhyrjeve kirurgjikale. Kjo sëmundje mund të shkaktojë izolim shoqëror, depresion, e madje pacienti mund të arrijë deri në vetëvrasje. Pacientët ndihen në siklet nga ky defekt, duke shmangur në këtë mënyrë kontaktet shoqërore ose ato në punë. Pothuajse një e treta e njerëzve qëndrojnë vazhdimisht të mbyllur në shtëpi, pasi druhen se mos të tjerët i vënë në lojë, ndërsa pjesa tjetër dalin vetëm natën. Rreth një e pesta e pacientëve tenton të vrasë veten.



Shumë persona janë të bindur se ligji i parë i dietës është ky: shija është e mirë, por ty të bën keq. Ata që e mendojnë kështu janë personat të cilët vuajnë nga aknet, por një studim i fundit i një klinike dermatologjike amerikane ka zbuluar se ushqimi nuk ka lidhje me krijimin e akneve.



Bindjet



Sipas një sondazhi të bërë kohët e fundit, 32 për qind e personave që kanë akne thonë të bindur se ushqimi është shkaku kryesor i shfaqjes së puçrrave, ndërsa 44 për qind pohojnë se çokollata dhe patatinat janë padyshim të afta t‘i përkeqësojnë aknet. Ashtu si shumë bindje të tjera mes pacientëve, edhe këto klasifikohen te mitet false: Kush nga ne mund t‘i vërë fre dëshirës për të ngrënë çokollata, edhe pse një ditë më pas mund të të shfaqet në hundë një puçërr e madhe? Studimet e fundit tregojnë se jo të gjitha ushqimet janë përgjegjëse për krijimin e akneve, për shembull konsumimi i qumështit mund të cilësohet si "i rrezikshëm".



Qumështi



Dy studime të publikuara në një revistë shkencore amerikane kanë treguar se ekziston një e përbashkët mes qumështit dhe shfaqjes së puçrrave (në njërin prej studimeve kanë qenë protagoniste 47 mijë femra). Në fund, të dy studimet kanë treguar se çokollatat, patatinat dhe pijet joalkoolike nuk ndikojnë në formimin e akneve. Kështu, dyshimet kanë rënë mbi qumështin. "Shpresoj që me studimet e fundit të zgjidhen të gjitha hipotezat, sepse lidhja është e dobët dhe krijimi i akneve mund të lidhet me faktorë të tjerë që nuk janë marrë në konsideratë", shpjegojnë ekspertët amerikanë. "Në bazë të informacioneve që kemi, nuk ekziston një lidhje shkak-pasojë mes konsumit të qumështit dhe akneve. Qumështi as nuk përkeqëson e as nuk provokon shfaqen e puçrrave. Kjo mund të ndodhë vetëm te pacientët që kurohen me disa ilaçe, për shembull aminociklinë, antibakterial i cili përdoret për aknet: kazeina e qumështit pengon ilaçin, duke e bërë atë të humbasë efektin kurues".



Karbohidratet



Një faktor tjetër që nuk është sqaruar ende janë karbohidratet. A kanë ndonjë rol kyç në shfaqjen e akneve? Sipas një studimi të kryer te dy popuj që nuk e njohin këtë problem lëkure (banorët e një ishulli në Papua të Guinesë së Re dhe një fisi të Paraguait), një dietë e pasur me fruta, zarzavate dhe proteina mund t‘i mbrojë nga puçrrat. Ky lloj ushqimi bën që organizmi të punojë në mënyrë më efikase, sepse prodhohen sasi më të vogla insuline për ta mbajtur gliceminë normale. Gjithsesi, vlen të theksohet se ata që nuk kanë probleme metabolike, pra që ushqehen rregullisht, nuk kanë asnjë mundësi të zhvillojnë ose të përkeqësojnë aknet.