(E plotësuar)  


Edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti e ka konfirmuar aksidentit që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.


"Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Konjuh me ç’rast një veturë është përplasur me një kombi-bus. Janë të lënduar disa persona”, tha Ahmeti për Indeksonline.


 


Një akisdent i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë- Ferizaj në afërsi të QMI-së.  Sipas burimeve të Indeksonline mbi 20 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.


Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Indeksonline se ende nuk ka ndonjë informatë se cilat janë dëmet nga ky aksident apo nëse ka të lënduar. /Indeksonline/