Kukës, 1 shtator -  Aksidenti i radhës me pasojë vdekjen është regjistruar në Kukës duke çuar në katër numrin e aksidenteve me pasojë vdekjen në këtë qytet. Një 25 vjeçar ka humbur jetën rreth oreve të para të mengjesit në spitalin e Kukësit, pasi rreth dy ore e gjysëm më parë ishte përplasur me automjetin që ai drejtonte me  një pemë dekorative në njërën prej rrugëve të këtij qyteti. Burime të Drejtorisë Policisë së Qarkut të Kukësit kanë bërë të ditur se rreth ores 01:00 pas mesnate, shtetasi Altin Kastrati, 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip”Benz” me targë TR 46 94 S, në lagjen nr.6 të qytetit, në afersi të komisariatit të Policisë, pas një shpejtësie tej normave të lejuara, ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemet anesore. Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Altin Kastrati, ndërkohë që plagë të lehta ka marrë edhe një shok i tij që gjendej në sediljen e parë të automjetit. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit, por edhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, rreth ores 03:25 minuta ka gjetur vdekjen. Gjatë 48 orëve të fundit ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve rrugore. Tre aksidente janë shenuar në autostraden Kalimash-Morin, ku humbën jetën nënë 28 vjeçare bashkë me vajzën 18 muajshe nga Gjilani i Kosoves  dhe një 62 vjeçar nga fshati  Morin i Kukesit.