Pas humbjes së avionit të Air France që u mbyt në Oqeanin Atlantik ku humbën jetën 328 persona, e gjithë bota mban zi për viktimat qe i perkisnin disa nacionaliteteve. Nderkohe mediet ndërkombëtare radhitën aksidentet ajrore më tragjike të 32 viteve të fundit.



27 mars 1977 Ishujt Kanarie: Dy Boeing 747 përplasen në Aeroportin e Tenerifes, 583 viktima.

Kjo konsiderohet edhe si aksidenti ajror civil më tragjik e vdekjeprurës në histori.



25 maj 1979: një avion pasagjerësh tip Bid DC-10 i American Airliens rrëzohet gjatë ngritjes në Çikago, 273 viktima.



19 gusht 1980: Një avion tip Tristar që po fluturonte mbi Rijad të Arabisë Saudite aksidentohet si pasojë e një zjarri që plas brenda, 300 viktima.



12 gusht 1985: një Boeing 747 i Japan Airlines rrëzohet gjatë itinerarit Tokjo-Osaka, 520 viktima.



12 dhjetor 1985: një avion tip DC-8 i Arrow Airlines rrëzohet në Kanada, 256 viktima.



11 qershor 1991: një avion tip DC-8 i kompanisë ajrore kanadeze Nationair plas pas ngritjes nga aeroporti i Xhides, 261 viktima.

26 prill 1994: një avion tip Airbus A300-600 i kompanisë tajvaneze China Airlines rrëzohet në aeroportin e Nagojës, 264 viktima.



8 janar 1996: një avion transportues rus Antonov-32 rrëzohet në një treg pranë qendrës së kryeqytetit Kinshasa të Kongos, mbi 300 viktima.



12 nëntor 1996: në qiellin e Nju Delhit përplasen dy avionë; një Boeing 747 arab me një ilyushin-76 kazak, 349 viktima.



26 shtator 1997: një avion tip Airbus A300 i kompanisë indoneziane rrëzohet në një pyll në veri të Sumatrës, 234 viktima.



31 tetor 1999: një avion tip Boeing 767 i Egyptair humbet në brigjet lindjes së SHBA-ve, 217 viktima.



12 nëntor 2001: një avion tip Airbus A-300 i American Airlines rrëzohet në lagjen Quenns të Nju Jorkut, 265 viktima.



25 maj 2002: një avion tip Boeing 747-200 i kompanisë tajvaneze China Airlines rrëzohet në det, 225 viktima.



19 shkurt 2003: një avion ushtarak iranian tip Iljushin rrëzohet. Në bord shumica ishin gardistë të revolucionit, 275 viktima.



18 korrik 2007: një avion tip Airbus A320 i kompanisë TAM përplaset me disa ndërtesa të aeroportit Congonhas të Ssao Paolos, mbi 200 viktima.