Aksidentet rrugore kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit.

Sipas statistikave të ISHP-së në vendin tonë vdesin çdo vit nga aksidentet rrugore rreth 315 persona në vit. Pjesa dërrmuese e tyre shkaktohet nga moshat 18 – 30 vjeç. Aksidentet rrugore shkaktohen nga shpejtësia nën normat e lejuara, nga moszbatimi i rregullave të qarkullimit, nga mungesa e sinjalistikës në disa rrugë, si dhe nga infrastruktura e rënduar në disa pjesë të rrugëve. Ndërsa një pjesë e madhe e tyre shkaktohen nga konsumimi i tepërt i alkoolit. Pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin në orët e vona të natës dhe vijnë nga konsumimi i alkoolit dhe shpejtësia nën normat e lejuara. Shumica e aksidenteve rrugore shkaktohen gjatë sezonit të verës, ku shtohet fluksi i ardhjes së emigrantëve, si pasojë shtohet qarkullimi në rrugë dhe ecja e tyre më shpejtësi. Fluksi i emigrantëve që vijnë gjatë sezonit të verës, bëhet shkak për shtimin e numrit të aksidenteve në rrugë. Gjithashtu emigrantët zënë vendin e parë edhe për numrin e të aksidentuarve në vend gjatë këtij sezoni veror. Kjo vjen për shkak të pakujdesisë së tyre dhe moszbatimit të rregullave të qarkullimit. Sipas një raporti, emigrantët që jetojnë dhe punojnë në Itali janë shkaktarët kryesorë krahasuar me emigrantët që jetojnë në Greqi. Kjo vjen për faktin se emigrantët e ardhur nga Italia ecin më tepër me shpejtësi se ata të ardhur nga shteti grek. Të parat që vijnë në ndihmë në rastet e aksidenteve janë mjekët me autoambulancat. Por, shpeshherë mjekët ankohen pasi autoambulancat nuk janë të pajisura me të gjitha mjetet mjekësore brenda dhe kjo bëhet shkak për të vënë në rrezik jetën e pacientëve. Një problem tjetër është edhe mungesa e korsive në rrugë për kalimin e automjeteve në rastet e emergjencave. Ambulancave u duhet të presin në trafik me sinjalet ndezur për të çuar pacientin në spital.



Shkaqet



Shpejtësia mbi normat e lejuara

Përdorimi i alkoolit

Mosvendosja e rripit të sigurimit

Mungesa e sinjalistikës së rrugëve

Shkalla e ulët e njohjes së zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor

moshat 18 – 30 vjeç

Numri 315 persona në vit







21 Prill 2009