Nje i vdekur dhe nje tjeter i plagosur rende eshte bilanci i dy aksidenteve te ndodhura brenda dites se djeshme, ne autostraden Lezhe-Shkoder dhe ne Librazhd-Elbasan. Ngjarja me e rende u shenua dje rreth ores 15:30, kur nje mjet tip "Benz" me targa SH 6357 D, qe udhetonte nga Lezha per ne Shkoder, ne shpejtesi e siper u perplas me barrieren e betonte te rruges dhe per pasoje humbi jeten nje 60-vjecar. Burime te policise thane se ka gjetur vdekjen pasagjeri qe ndodhej ne makine, Ahmet Kurtkulaj, ndersa barriera eshte zhvendosur nga forca e perplasjes. Per kete aksident u ndalua si i dyshuar drejtuesi i mjetit Hilmi Smajlaj, 42 vjec. Dyshohet se shkak eshte bere lageshtia ne rruge dhe shpejtesia. Ngjarja e dyte ka ndodhur ne aksin Elbasan-Librazhd, ne fshatin Xibrrake, ku Halit Tosku 20 vjec, banues ne lagjen "Teqe" te Peqinit, duke drejtuar mjetin tip "Golf" me targe N766KBF, ka aksidentuar 24-vjecarin me inicialet A. Q., banues ne fshatin Labinot-Fushe te Elbasanit, i cili ishte kembesor.


I demtuari u dergua ne spitalin e qytetit ku ndodhet ne gjendje te rende, kurse i drejtuesi i mjetit u ndalua.