Armand Bajrami

Aldo Bare, i akuzuari si kreu i “Bandës së Lushnjës”, nuk e ruajti qetësinë dje te Krimet e Rënda, kur në seancë dëshmoi Gramoz Selmani, ish-shoku i Artur Dajës, vrasësit të vëllait të tij. Me nervozizëm, Aldo Bare, i njohur me emrin Alfred Shkurti, nuk ngurroi të kërcënonte dëshmitarin, duke i kujtuar se është i fuqishëm edhe pas hekurave. Gjykatës iu desh të ndërhynte disa herë për të shmangur acarimin e situatës. Aldo Bare i përsëriti dëshmitarit se, nëse do të ishte treguar i pastër, do ta kishte falur. Edhe pse në një pozitë jo të qartë penale, dëshmitari Gramoz Selmani, tregoi dje për tri episode kriminale të vitit 1997, për të cilat akuzohen anëtarë të bandës. Ai tha se pas një përballje me armë, Artur Daja vrau vëllain e Aldo Bares, Ramadan Shkurtin. Dëshmitari tregoi detaje mbi ngjarjet ku janë vrarë Nimet Zeneli dhe Masar Aliu. I akuzuari Aldo Bare tha se ai nuk ka qenë prezent në ngjarjen u vra vëllai i tij. Bare ndërhyri në gjyq, duke i bërë disa pyetje dëshmitarit:
DEBATI ne gjyq
Bare: Sot kishe rastin, këtë ditë, që unë edhe mund të të falja. Për Zotin do të të falja. Në qoftë se do të ishe treguar i pastër.
Gjykata: Të lutem, mos bëj presione i pandehur. Të lutëm vetëm pyetje.
Bare: Unë nuk bëj presione. Nuk jam malok. Unë jam myzeqar, jemi njerëz të shtruar.
Gjykata: Je duke bërë presione ë... ? Vetëm pyetje.
Bare: Për herë të parë ku më ke parë ti mua?
Gjykata: Kur e keni parë për herë të parë? Mos e shikoni, vetëm dëgjoni.
Selmani: Në Lushnjë. Aty e kam parë me Arben Boriçin.
Bare: Si më ke njohur mua ti? Thjesht si fytyrë, apo... ?
Selmani: Vetëm si lushnjar. Kam pasur respekt për ty, për kokën time.
Gjykata-Bares: Bëj vetëm pyetje, mos provoko.
Bare: Të thashë edhe njëherë. E kishe shansin. Juve thatë që makina po vinte nga varrezat drejt lokalit. Aty në lokal, ke parë nja 3-4 persona që po prisnin këtë makinë.
Selmani: Jo nuk kam parë.
Bare: Makina kur ka ardhur, ka ardhur me shpejtësi. Nuk i ka ulur xhamat the, kur u afrua aty?
Selmani: Ka ardhur shumë avash. Nuk i ka ulur xhamat.
Bare: Makina nuk qëndroi, apo jo?
Selmani: Makina po vinte shumë avash, sa nuk e përcaktoja dot. Por unë pastaj u ula poshtë tavolinës.
Bare: Ju ishit në tavolinë. Si të ra në sy kjo makinë, ndërkohë që ishit duke ngrënë. Unë kur jam në tavolinë, nuk shikoj makinat.
Gjykata: Pyetjen i pandehur!
Bare: Ju thatë që makina e mori breshërinë nga pas. Ku qëndroi makina, përballë lokalit, apo nga pas?
Selmani: Sa erdhi makina, ne u ulëm poshtë të tërë. Vetëm nga mbrapa që i gjuajti makinës Artur Daja.
Bare: Kush ishte i ulur mbrapa në makinë?
Selmani: Mbrapa ishte vëllai yt (Ramadan Shkurti) me gjithë Enver Rabian. Shofer ishte Bardhyl Rabija. Ti ishe i ulur në vendin e parë.
Gjykata: Kush gjuajti para, makina apo Artur Daja.
Selmani: E para gjuajti makina.
Bare: Nuk ke parë ti 2-3 persona që po prisnin makinën tek tarraca e lokalit.
Selmani: Nuk kam parë.
Bare: Nuk ke parë ë... . Mbasi ndodhi ajo që ndodhi, ku ke shkuar?
Selmani: Kam shkuar në Bitaj. Kam takuar Faik Sulovarin. I kam treguar për ngjarjen, që desh na vranë.
Bare: Kur erdhi makina drejt teje me xhama mbyllur, ti u shtrive për tokë. Atëherë si i pe të gjitha ato skena, që ishte Fred Shkurti, që ishin ata krushqitë e tu dhe të tjerë?
Selmani: Ishim aty. E pamë të tërë ne.
Bare: Unë nëse do të isha aty, do të kisha marrë vëllain tim. “OK”?
The që shkove në shtëpi dhe more nusen dhe ike u largove në Fier. Shkove tek Faik Sulovari. çfarë i the Faik Sulovarit ti, në ato momente që e takove?
Selmani: I thashë që na goditi. Alfred Shkurti na goditi.
Bare: Kur shkove tek shtëpia e Sulovarit, çfarë i the?
Selmani: Nuk i kam shkuar në shtëpi. Vetëm e kam takuar.
Bare: Ky sa ka shkuar i ka thënë: “Qëllova mbi një makinë. Nuk e dija se kush ishin. Kur vajta pastaj, pashë vëllain e Fredi Shkurtit. Atëherë i kishte thënë edhe Artur Dajës, që ‘mos bëj gabim ta qëllosh’”. Faiku dhe personi që e ka shoqëruar atë natë i kanë thënë: “Shiko se, Fred Shkurti është burrë. Shko kërkoi falje dhe ai do të të falë”.
Gjykata: Janë të vërteta këto që thotë i pandehuri.
Selmani: Jo, jo, jo.
Bare: Kur ke shkuar në Fier, tek Ahmet Isufi, çfarë i ke thënë?
Selmani: Nuk e njoh. Met Zenelin e njoh.
Bare: çfarë kisha veshur unë, në ato momente që kam dalë nga makina?
Selmani: Nuk e mbaj mend.
Bare: Kë ke pasur atë ditë në tavolinë?
Selmani: Unë kam pasur Lenc Dajën, Artur Dajën, Xhevit Dajën, Genci Kasharin.
Bare: Por ti shpëtove. Nuk të kapi plumbi. Pasi dëgjove krisma, vetë në ç’pozicion ndenje.
Selmani: Ndenja ca minuta.
Bare: Atëherë kush e goditi makinën?
Selmani: Makina eci dhe qëndroi rreth 100 metër më larg nesh.
Bare: Kush e goditi makinën?
Selmani: Një e qëlloi.
Bare: Po si e qëlloi? Se kështu si na e thua ti, makina shkoi për të vrarë një goxha burrë, që ti e di shumë mirë që ka qenë homoseksual. Atëherë, vajti për të vrarë Tur Dajën gjithë ajo makinë dhe qëlluan pa hapur xhamat. Ju qenkeni shtrirë kot. Tani kush e goditi makinën, se makina mbeti përballë.
Selmani: Artur Daja.
Bare: Po Artur Daja, a ishte shtrirë? Tur Dajën ti e pate në krah a ku?
Selmani: Turi fillimisht që në tavolinë para meje.
Bare: Me një fjalë, Turi nuk paska pasur frikë, ndërsa ju jeni shtrirë.
Gjykata: I pandehur pyetje keni? Në çdo moment mund të bëni deklarime për pretendime tuajat në lidhje me ngjarjen.
Bare: Trego këtu tani. Kush e goditi makinën veç teje?
Selmani: Artur Daja.
Bare: Ke qenë ndonjëherë në burg.
Selmani: Kam qenë dy herë.
Bare: Sa vjeç ke qenë herën e parë dhe për çfarë u dënove?
Selmani: Kam qenë 14 vjeç. Isha për vjedhje.
Bare: Po herën e dytë?
Selmani: Për vjedhje.
Bare: Ke qenë se ke vrarë një person.
Selmani: Jo.
Bare: Sa herë ke ardhur nga Greqia, pasi ka ndodhur kjo ngjarje?
Selmani: Pasi ika në shtëpi pas ngjarjes, u ktheva për herë të parë pas 8 muajsh.
Bare: Pse u larguat ju, kur nuk ndjeheshit fajtorë?
Selmani: Nuk ndjehesha fajtor, por Fredi po rrihte njerëzit e mi.
Bare: Po ti kishe ikur menjëherë në Greqi. Kur more vesh ti se po të rrihja njerëzit e tu.
Selmani: Po kur u ktheva pas tetë muajsh, ti ishe bërë shumë i fuqishëm.
Bare: Edhe jam, edhe jam. Do ta shikosh ti edhe A.K. More vesh?
Gjykata: I pandehur, ju lutem jo komente.
Bare: Në vitin 1998, kur jeni kthyer në Shqipëri, keni shkuar dhe këni qëndruar disa muaj tek vjehrri yt.
Selmani: Po. Tek nusja ime.
Bare: Kalojmë tek vrasja e shokëve të tu. The që duke ardhur nga Fieri, ju bënë pritë.
Sulejmani: Po ktheheshin nga Bubullima. Na bëri pritë Arben Borici me Ilir Stërgun. Para në makinë ishin ulur Masari dhe Nimet Zeneli. Unë isha prapa.
Bare: Si i dallove ti pritësit kur ishe prapa në makinë?
Selmani: Po Ben Boriçin e njoh mirë. Kam dalë për zhaba me të. Ata drejtuan armët nga ne.
Bare: Ata kishin dalë për auto-stop aty? I pe gjë me minifund dhe me këpuce me taka? Apo kishin dalë me armë si burrat?
Selmani: Ata kishin informacion se Gramoz Selmani ishte në makinë.
Bare: Po si mendon ti, pse donin të vrisnin ata? Ti ishe i pafajshëm o burri i dheut?!
Selmani: Unë nuk kam bërë gjë. As Bujari nuk pati bërë gjë.
Bare: Ti thua që personalisht nuk ke bërë gjë. As unë nuk i kam bërë gjë Bujarit tënd. Të jesh i qetë për këtë. Dhe nuk ma bënte dora t’i bëja gjë. Edhe njëherë po pyes. Ti ishe ulur para. The që të goditën Ilir Stërgun dhe Arben Boriçi. Po ata, nëse kishin vajtur për të vrarë, do të godisnin.
Selmani: Goditën ata.
Gjykata: Menjëherë goditën ata?
Selmani: Menjëherë goditën. Sa panë makinën ata goditën tek e tek drejt nesh. Unë u futa poshtë makinës, kurse Nimeti me Masarin ikën fushës.
Bare: Po si u fute poshtë makinës? Mi ishe ti?
Selmani: Po, u futa. Unë po të them si kam qenë e si ishte.
Bare: Goditën ata tek e tek?
Selmani: Po.
Bare: Mua ku më ke parë atë ditë?
Selmani: Të kam parë tek dyqani. Të pashë kur dola nga poshtë makinës, ku isha futur dhe dola në mes të xhadesë.
Bare: Sa metër ishte nga makina deri tek lokali ku më paske parë ti mua?
Selmani: Rreth 100 metra.
Gjykata: Ju gjuajtën kur kalove xhadenë?
Selmani: Po, sa kalova xhadenë.
Bare: Po tani ti, ose ke parë shokët e tu që kanë ikur nga fusha, ose më ke parë mua tek lokali. Domethënë, unë paskam qenë këmbëkryq thua ti, kur po merrej gjaku i vëllait tim. Ndërsa Ben Boriçi me Ilir Stërgun i ke parë duke ikur, ndërsa mua më paske parë nga 100 metra që po ju gjuaja juve me automatik.
Selmani: Atë e di ti.
Bare: Po ti ishte duke ikur, apo ishte duke parë nga lokali? Paske qenë trim i madh. Si mund të shikoje nga lokali, kur nga lokali kishte breshëri nga ty. Asnjë nuk shikon dot drejt krismave. Gjithkush që të jetë, do të fshihet. Tani, ose ke ikur për t’u fshehur, ose ke parë.
Kush e ndoqi Metin dhe Masarin?
Selmani: I ndoqi Arben Boriçi me gjithë Ilir Stërgun. Ata e ndoqën Met Zenelin deri në 400 metra.
Bare: Domethënë, ti paske fjetur gjumë në makinë, paske parë kur kanë ndjekur Met Zenelin, paske pare dhe Fred Shkurtin që të ka gjuajtur.
Selmani: Po, i kam parë.
Bare: Normal, normal. Injorantë ata që të kanë mësuar. Unë, siç thua ti, si po qëndroja në momentin që po qëlloja?
Selmani: Po rrinit në këmbë.
Gjykata: Sa vetë ishin?
Selmani: Ishin dy vetë. Dondollaku dhe Shkurti. Fredi gjuante.
Bare: Po vija të të kapja nga veshi unë?
Gjykata: Komentet në deklarime ju lutem.
Bare: Po të pyes për herë të fundit. Të thashë që t’u dha shansi sot të përballeshe me mua. Më pe mua tek Artur Daja, ose tek vrasja e këtij Met Zenelit, apo të thanë të tjerët që isha.
Selmani: E kam parë me sytë e mi.

Aldo Bare: Vrasja e vëllait tim, pas atentatit ndaj Tur Dajës

“Di që në momentin që ajo makinë që, dëshmitari tha se qëlloi e para, asnjë nga ajo lagje, shkoni dhe pyetini, nuk e dëshmon këtë. E thotë vetëm ky shoku i Artur Dajës, por ky është homoseksual. Ajo makinë është goditur e para. Edhe është goditur nga para. është goditur nga katër kallashnikovë dhe më pas edhe me një bombë. Makina ka qenë në ecje. E ka goditur ky plehra me tre të tjerë. Emrat t’i thotë ai. Më pas lozën sa lozën, se kanë ndenjur dy orë të gjallë viktimat. U vra shoferi, që ndaloi makina. Nëse nuk do të ishte vrarë, makina do të vazhdonte rrugën. Nga breshëritë është plagosur vëllai im dhe dy të tjerë. Unë nuk kam qenë në këtë ngjarje. Këto i kam mësuar nga Enver Rabija më pas. Enveri ka qenë në makinë. Ka qenë edhe një person tjetër, që unë nuk kam pse ta them. Ju po mbroni plehra, do ta mbroj edhe unë atë. Zotëria (një nga gjyqtarët) bëri një pyetje të bukur, që unë do të kisha marrë vëllain tim, nëse do të isha. Vëllai im ishte i plagosur. Unë kam folur me Enver Rabinë se si ishte puna. ‘Kemi qenë - tha - duke kaluar dhe në bagazh kam pasur disa ushqime’. Makina është goditur nga para. Arsyeja është se një ditë më parë është goditur me snajper Artur Daja. Se kush, e dinë ata vetë. E kanë goditur për ta eliminuar. Tani, ish-shefi i komisariatit e dinte se në këtë makinë ishte edhe vëllai im brenda. Këta kujtonin se kjo makinë ishte ajo që kishte krijuar komitetet e shpëtimit, sipas versioneve. Kjo makinë kishte hallet e veta, që po të ishte për të vrarë ndonjë plehrë si Artur Daja, e kishte vrarë. Unë kam pyetur më pas Enver Rabijen se si ndodhi. Ai m’i ka thënë të gjitha. Më tha që: ishim duke u kthyer. U ishte goditur makina. Atë e mori një shoku i vet dhe e shpëtoi.