Autori i Lajmit: red.
Një alergji është një reagim jo normal i sistemit imunitar kundrejt një kimikati apo substance specifike.

Më e zakonshmja është alergjia nga poleni, por fëmijët mund të jenë alergjikë kundrejt shumë gjërave, si për shembull, ushqime, bimë, ilaçe, dritë etj.



URTIKARIA

Urtikaria është një irritim alergjik i lëkurës, që ka formën e puçrrave të kuqe me qendër të bardhë. Shkaktohet më tepër nga djegiet e hithrës që mund të çojnë në alergji, por mund të shkaktohet

edhe nga alergjikë të tjerë.

Shenjat: Lëkura kruhet shumë dhe ka të enjtura të ngritura me ngjyrë të bardhë, të infektuara përreth tyre. Zgjat pak minuta, zhduket dhe shfaqet në një vend tjetër. Shoqërohet nga enjtje të fytyrës. Ndonjëherë mund të prekë gojën, gjuhën, fytin dhe shkakton vështirësi në frymëmarrje.

Trajtimi: Flisni me mjekun. Bëjini fëmijës një banjë me ujë disi të ftohtë.



ALERGJITË HUNDORE AKUTE

Kur membranat mukoze e hundës bie në kontakt me një element alergjik, kryesisht polenin, fëmija ka alergji hundore akute. Zakonisht shfaqet në pranverë dhe verë. Rrallë ndodh nën moshën 5 vjeç dhe mund të zhduket vetë.

Shenjat: Përfshijnë teshtimat, rrjedhje të hundës, skuqje, lotim dhe kruarje të syve.

Trajtimi: Mundohuni ta mbani fëmijën larg polenit. Ilaçet kundër alërgjisë mund të ndihmojnë dhe mjeku

duhet të testojë lëkurën, për të gjetur llojin e veçantë të polenit që e shkakton. Ai mund t ju japë gjilpëra

apo një ilaç me spërkatje për hundën.



ALERGJITE HUNDORE KRONIKE

Alergjitë hundore kronike janë të ngjashme me të tjerat, por zgjasin të gjithë vitin. Fillon në të

njëjtën mënyrë, por ndikohet më tepër nga pluhuri sesa nga poleni si dhe nga puplat apo lëkura e qenit

dhe maces.

Shenjat: Të njëjta si më sipër.

Trajtimi: Trajtimi më i mirë është shmangia nga burimi i alergjisë. Ilaçet kundër alergjisë janë të dobishme

dhe ndonjëherë mund të përdoret edhe ilaç me spërkatje për hundën.



ALERGJIA NDAJ DRITËS

(FOTOSENSITIVITETI)

Është alergji ndaj dritës ose më saktë ndaj valëve të dritës me gjatësi të caktuara. Vetëm një formë e rrallë e saj është e trashëguar. Fotosensitiviteti shkaktohet më tepër nga gëlltitja ose përdorimi në lëkurë e një substance fotosensitizuese. Të tilla janë disa ilaçe, kimikate dhe bimë.

Shenjat: Irritim i lëkurës që është nxjerrë në dritën e diellit.

Trajtimi: Deri sa të kalojë irritimi duhet ndaluar dalja në dritë. Fëmija duhet të mbulohet i gjithi me rroba.



PICKIMI NGA PLESHTI

Fëmijët shpesh pësojnë alergji nga pickimi i pleshtit. Ky shfaqet si një grumbull njollash që i shëmbëllejnë pickimit të parë. Këto mund të duken si pickime, por në fakt janë irritim alergjik, që kruhen shumë dhe zhduken për 10-14 ditë.

Trajtimi: Macja apo qeni i shtëpisë dhe e gjithë shtëpia duhet të dizinfektohet.

Mjeku mund t ju japë një ilaç kundër alergjisë, që ndalon kruarjen.

Ilaçet: Tipi më i zakonshëm i alergjisë është alergjia ndaj penicilinës apo ilaçeve të tjera, me përbërje të ngjashme me të. Sapo të përcaktohet se alergjia vjen prej penicilinës, fëmija nuk duhet ta përdorë më

kurrë atë. Alergji mund të shkaktojnë edhe ilaçe të tjera.

Shenjat: Shfaqet një irritim deri në 10 ditë pas përdorimit të ilaçit, kryesisht me enjtje në faqe, fytyrë dhe gjuhë. Nëse ka probleme me frymëmarrjen, të vjella dhe diarre, atëherë fëmija duhet të vizitohet urgjentisht

nga mjeku.

Trajtimi

Për alergjitë e buta trajtimi me antialergjikë zakonisht është i mjaftueshëm. Në rast se provohet se alergjia është shkaktuar ndonjë ilaç, ky nuk duhet përdorur më kurrë.



Parazitët

Parazitët janë shumë ngjitës dhe nëse fëmija ka morra apo krimba duhet të trajtohet e gjithë familja. Ata janë shumë të bezdisshëm, por nuk janë seriozë dhe mund të zhduken.

MORRAT; Morrat e kokës janë të zakonshëm në fëmijët e shkollës. Morri është një insekt i vogël që

jeton me gjak qe thithet nga skalpi i kokës dhe i bën vezët në rrënjët e flokëve. Vezët të quajtura thëriza,

fillojnë të duken sapo rritet floku. Në kundërshtim me idenë se morrat janë shenjë e papastërtisë, morrat

e kokës pëlqejnë më shumë flokët e pastër.

Shenjat: Fëmija ankohet nga kruarjet e lëkurës së kokës, që bëhet më keq në kohë të nxehtë. Ju mund të shihni vezë të bardha tek rrënjët e flokëve shumë afër lëkurës.

Trajtimi: Lajeni flokun me shampo të veçantë dhe kriheni për 20 minuta me një krehër morrash. Shplajeni

dhe thajeni flokun. Përsëriteni këtë çdo 2-3 ditë për rreth 2 javë.



ZGJEBJA

Ky eshtë një parazit shumë i vogël që bën fole dhe lëshon vezë nën lëkurë. Megjithëse nuk

është serioz, është shumë ngjitës dhe jep shumë kruarje, sidomos natën. Fëmija e merr përmes

prekjes së një personi tjetër që është i infektuar, apo nga çarçafët e jastëkët.

Shenjat: Duart, pjesët midis gishtave, këmbët, bërrylat dhe gishtat janë shumë të irrituara dhe kruhen shumë.

Trajtimi: Mjeku do t ju japë një lëng kundër zgjebes, i cili duhet të qëndrojë 24 orë në trup dhe duhet të përsëritet pas 1 dite. Lajini shumë mirë të gjithë rrobat dhe shtratin, që sëmundja të mos përsëritet.



Denisa Kona



Ky lajm është publikuar: 29/07/2008