Autori i Lajmit: red.
Nëse aloe përzjehet me ilaçet e tjera, ajo mënjanon efektet anësore të tyre. Gjithashtu, ajo përdoret për shërimin e kapakëve të enjtur të syve, sëmundjeve të mëlçisë, hepatitit akut dhe sëmundjeve digjestive. Druri i Aloes është i dobishëm kundër kollës dhe të vjellave si dhe forcon zemrën dhe shqisat. Aloe Vera përmban mbi 20 lloje mineralesh, që janë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si p.sh. kalcium, fosfor, kalium, hekur, natrium, klor, mangan, magnezium etj. Gjithashtu, ajo përmban barbaloine, antranol, antracen, acid cimetik, acid aloik, vaj eterik, rezistanol, vitamina të shumëllojshme etj.

Aloe Vera ndihmon tretjen, qarkullimin e gjakut, funksionimin e veshkave, të mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, lehtëson dhimbjet reumatizmale, ul nivelin e kolesterinës dhe të triglicerideve si dhe nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët, forcon sistemin imunitar dhe ka efekt antikancerogjen. Historia e Aloe Verës është shumë interesante. Si bimë shëruese, për herë të parë aloe përmendet në periudhën sumerike, në pllakat prej argjile. Tek një mumje egjyptiane është gjetur në vitin 1550, një papyrus, i cili përmendte vetitë shëruese të aloes. Tek grekët e vjetër, Aloe ka simbolizuar bukurinë, durimin, lumturinë dhe shëndetin. Hipokrati (i cilësuar si babai i mjekësisë) e cilëson Aloe Vera-n, në një tekst të tij si: stimulues për rritjen e flokëve, shërues të tumorrit, shërues në problemet e stomakut. Kinezët e përdornin Aloen për shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe djegieve. Në Japoni, Aloe është bima mbretërore dhe përdoret për shërim në të gjitha sëmundjet. Gjithashtu, kjo bimë është përdorur edhe nga mjekët e ushtrive romake, për mjekimet e luftëtarëve.

Diabetikët, të rrezikuar edhe nga sëmundja e veshkave

Problemi më i shpeshtë tek personat që vuajnë nga diabeti është ajo që quhet nefropatia diabetike. Nefropatia diabetike është një ndërlikim tepër serioz i diabetit të sheqerit, që ka në bazë të tij dëmtimet specifike të arterieve të vogla të lëmshit klomerular të neuroneve, të cilat janë njësia bazë strukturore dhe morfologjike e veshkave. Nga nefropatia diabetike sëmuren si diabetikët me diabet tip një dhe ata me diabet të tipit dy. Nefropatia diabetike te diabetikët me tip një shfaqet të paktën 5 ose më shumë vitesh pas fillimit dhe diagnostifikimit të diabetit të sheqerit. Ndërsa te diabetikët me tip 2, ky ndërlikim mund të zbulohet në të njëjtën kohë kur diagnostifikohet dhe diabeti i sheqerit.

Vera e kuqe, aleate kundër helmimeve ushqimore

Vera e kuqe është aleate kundër helmimeve, që shkaktohen si nga bimët ashtu dhe nga mishrat. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer pranë universitetit të "Missouri-Columbia". "Studimi ynë është paksa i ndryshëm nga të tjerë që janë kryer deri më sot, që kanë treguar se nëse konsumon sasi të moderuara të verës së kuqe dhe gjithmonë gjatë vakteve ka veti mbrojtëse mbi sistemin kardiovaskular. Duke u nisur nga ky tip studimi, kemi pyetur veten, nëse vera e kuqe i bën mirë zemrës, çfarë efektesh mund të ketë mbi sistemin gastro-intestinal?", ka deklaruar një nga autorët e studimit. Studiuesit kanë matur në këtë mënyrë se si varion përqendrimi i baktereve si: Escheria coli, Salmonella typhimurium, Listeria monocytogenes, Helicobacter pylori, nëse shoqërohen vakte me verë. Kanë zbuluar se përqendrimi i këtyre baktereve, disa prej të cilëve përgjegjës të infeksioneve të rënda ushqimore, është i pakët në sistemin gastro-intestinal të atyre që kanë pirë verë. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i verës ul pH gastrik dhe liron, pas procesit të metabolizmit, një polifenol që ndodhet te rrushi, që ka veti antioksidante dhe antibakteriale. Kombinimi i këtyre dy elementëve do ta bënte më të vështirë mbijetesën e baktereve në traktin gastro-intestinal dhe ka veti mbrojtëse mbi organizmin.

Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit 2

Diabeti 1 tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundjet të veshkave, zemrës dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për tu prek nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Shkencëtarët ranë universitetit të Harvard në Boston përfshinë në studim rreth 83 mijë gra të moshave nga 34 deri në 59 vjeç. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat, ata vunë re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin rriskun e prekjes nga diabeti i trupit 2. Nga ky studim thuhet gjithashtu se arrat, bajamet dhe lajthitë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e peshës trupore, siç mendohej deri më sot.

Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale

Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale falë acidit yndyror që ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi shkencëtarët nuk u bazuan në ndonjë lloj të veçantë peshku, gjë që tregon se nuk ka rëndësi lloji apo madhësia, rëndësi ka përdorimi i tij më shpesh nga të gjithë njerëzit.

Stop rinitit alergjik me "super vitaminën C"

Në stinën e verës, konjuktivitetet, bllokimi i hundëve, dhimbja e kokës, kolla gjatë natës, janë shqetësimet kryesore te personat e predispozuar për të pasur probleme me alergjitë. Në stinën e nxehtë kjo patologji prek gati 15% deri 20% të popullsisë. Bëhet fjalë për një sëmundjeje inflamatore kronike e mukozës së hundës, që në fazën akute mund të kurohet fare mirë me medikamente antihistaminike. Por jo të gjithë dinë se për të qetësuar simptomat mund të përdoret një substancë antioksidante e zakonshme: Vitamina C. Në fakt, kjo substancë ka veti natyrale antihistaminike, të cilat janë evidentuar dhe më parë nga një sërë studimesh të ndryshme. Kështu është parë se vitamina C mund të veprojë në qetësimin e procesit të inflamacionit, që rrjedh nga reaksioni alergjik. Ekspertët këmbëngulin se për t u mbrojtur nga riniti alergjik, mjafton të konsumohet rregullisht rreth 90 miligramë vitaminë C në ditë (75 për gratë), që mund të gjendet fare lehtë te frutat e freskëta dhe perimet me gjethe të gjelbra. Por jo gjithmonë dieta mund të garantojë marrjen e sasisë së nevojshme të këtij oksidanti. Për këtë arsye, së shpejti do të hidhet në treg një produkt i ri, "ESTER C", që do të garantojë "ushqyerjen" në masë të organizmit me vitaminë C, duke qenë mjaft e tolerueshme për stomakun dhe dhëmbët.

Ky lajm është publikuar: 10/01/2009