Shkatërrimi i ekosistemit në rrjedhën e lumit Vjosa dhe degët e tij, ka ardhur si pasojë e uzurpimit nga mbetjet inerte. Gjatë dhjetë vjeçarit të fundit, në 30 km gjatësi të lumit Drino degë e lumit Vjosa, hedhurinat e gjithfarëllojshme, i kanë zënë frymën rrjedhës së tij duke ndryshuar në dy tre vende edhe drejtimin. Pas nuk ka ngelur as lumi Vjosa i cili degëzohet me





Drinon në kufirin administrativ mes Tepelenës dhe Përmetit. Disa qindra tonelata mbetjesh inerte të hedhura në shtratin e Vjosës si dhe shfrytëzimi pa kriter i rërës në thellësi të tij apo dhe në shtrat. Më lidhje me këtë problem  kanë alarmin e kanë dhënë Ambientalistët dhe studiuesit e ndryshëm të cilët kanë kërkuar me insistim nga organet mbikëqyrëse dhe të zbatimit të ligjit, procedimin e të gjitha subjekteve të shfrytëzimit të inerteve në shtratin e dy lumenjve që përshkojnë Prefekturën e Gjirokastrës. Specialistët kanë apeluar se të  nuk duhet të hedhin të  materiale të ndryshme si mbetje të lëngshme apo të ngurta. As Përmeti, as Këlcyra dhe as ndonjë komunë që shtrihet pranë Vjosës, nuk ka një vend për depozitimin e mbetjeve urbane çka si alternativë e vetme ngelet në këtë drejtim vetëm lumi Vjosa. Ndërgjegjësimi dhe mbrojtja e lumenjve nga mbetjet urbane, kanë qenë në qendër të një takimi organizuar nga përfaqësues të OSBE, Qendrës Arhus dhe krerëve lokalë të rrethit të Përmetit. Nën temën Mbrojtja e luginës së Vjosës nga mbetjet urbane gjatë këtij takimi dy ditor, për herë të parë është bërë i mundur nënshkrimi i një marrëveshjeje të përbashkët midis Bashkisë Përmet dhe komunave që preken nga Vjosa. Ndërgjegjësimi dhe hartimi i një plani masash të mëtejshme në këtë zonë e njohur si hapësirë me vlera të rralla natyrore, do të ishte një komponent drejt minimizimit të fenomenit të shfrytëzimit pa kriter të inerteve. Specialistët e mjedisit, e kanë cilësuar derdhjen e mbetjeve urbane alarmante duke ndikuar në shkatërrimin e vijës më të gjatë të saj. Lugina e Vjosës është 53 km e gjatë dhe e rrethuar në tërësi nga pesë komuna të rrethit të Përmetit, por mungesa e një vendi për depozitimin e mbetjeve urbane, e kanë shndërruar lumin në një kazan inertesh dhe jashtë parametrave mjedisore. Sipas specialistit të mjedisit në Bashkinë e Përmetit Andi Naçi, përpjekjet për ta mirëmbajtur këtë zonë turistike kanë qenë të ulëta si pasojë e mungesës së fondeve ndërsa burime zyrtare pohojnë se për derdhjet e mbetjeve urbane në këtë luginë edhe pse konsiderohen shkelje, nuk është vendosur asnjë masë administrative apo dhe ndëshkimin ligjor. Përfaqësues të OSCE, e kanë cilësuar fenomenin e mbetjeve urbane, si një ndër problemet kyç jo vetëm në këtë zonë, por në tërësi kryesisht në luginat që shtrihen në të gjithë vendin.


 


 



T. Hoxha






Last Updated on E Merkure, 24 Mars 2010 22:03