Banoret ndodhen ne dhomen e gjumit dhe gjate kesaj kohe lindin edhe debate midis tyre. nje i tille lind midis Aniles dhe Liamit. Ky i fundit godet me shapke Anilen e cila nevrikoset dhe ia kthen duke e goditur me nje shkop. Mos na bej te dalim nga vetja i thote Anila Liamit ndersa tenton qe ta godase nga nervat. Liami vazhdon te tallet me te por Anila ia kthen me seriozitet duke i thene se ai po ben lojra te neveritshme.



Ne debat e siper Anila i thote Liamit Une jam ajo qe nuk ekzistoj pse me godet apo tani ekzistokam por Liami vazhdon lojen duke mos i kthyer pergjigje. E ndersa Flet me Liamin dikush e godet Anilen me nje shishe uji dhe Anila akuzon Metin per kete. Meti i bertet dhe ajo debaton edhe me te duke i kerkuar qe ta respektoje me shume sepse ai nuk eshte askush qe ti jape urdhra. Meti i nevrikosur i thote Aniles se duhet te shohe mire sepse ai nuk e goditi por ishte Erioni qe e mori persiper nje veprim te tille.



Gjate kohes qe Anila debaton Graciano futet ne debat duke mbrojtur Anilen dhe duke i kthyer shapkat dhe shishet e ujit andej nga erdhen. Keshtu ne shtepi krijohet nje rremuje e shkaktuar nga materiale qe fluturojne sa andej ketej. Graciano i thote Aniles qe te mos u flase fare djemve sepse ata pikerisht kete po kerkojne qe ajo te filloje te bertase.



Anila u kerkon djemve qe te mos luajne me sepse ajo nuk po luan dhe kjo gje po e bezdis dhe keshtu perfundon edhe lufta me shapka ndersa ne dhome vjen Vlashi me zarfin e proves.