Më 9 janar, Universiteti i Tiranës do të shpallë listat e të gjithë aplikantëve, të renditura sipas rendit zbritës të pikëve
 
Marsel LELA
Universiteti i Tiranës do të rinisë pranimin e kërkesave të aplikimit për sistemin me kohë të pjesshëm, prej ditës së nesërme e për dy ditë në vijim. Aplikimet e reja për në sistemin me kohë të pjesshme, për kuotat që i gjeni bashkangjitur, kryhet në zbatim të udhëzimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, “Për shpërndarjen e kuotave të parealizuara dhe regjistrimin e pranimeve për plotësimin e këtyre kuotave në ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë në IPAL, në vitin akademik 2009-2010”. Dokumentacioni që duhet të kenë me vete kandidatët ditën e regjistrimit duhet të jenë këto: fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, ose fotokopje të noterizuar të ndonjë diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të; dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë).
Në dosje të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose pasaportës, dy fotografi personale, mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekësh, si dhe deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme.
 Kandidatët që kanë depozituar më parë dosjet e tyre në sekretaritë mësimore të njësive kryesore të Institucioneve publike të arsimit të lartë duhet t’i plotësojnë ato.
Në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale, zyrën arsimore përkatëse, ose dhe dokument me listën e notave të lëshuar nga Arkiva e Shtetit dhe të sigluar në DAR/ZA-t.
Kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, duhet të dorëzojnë në sekretaritë mësimore edhe diplomën universitare.
Më 9 janar 2010, Universiteti i Tiranës do të shpallë dhe do të afishojë listat e të gjithë aplikantëve, të renditura sipas rendit zbritës të pikëve, duke evidentuar kandidatët fitues. Ndërkohë, regjistrimet do të kryhen nga data 11 në datën 14 janar, nga ora 08:00 në orën 16:00 pranë sekretarive mësimore.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pranimi i kandidatëve në programet e studimit të ciklit të parë, në formën e studimit me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2009-2010 do të bëhet në bazë të përzgjedhjes së bërë nga universitetet, sipas kritereve të përcaktuara.
Procesi i regjistrimit dhe pranimit të kandidatëve në programet e studimit të ciklit të parë, do të organizohet nga njësitë kryesore të IAL-eve publike. Aplikimi për regjistrimin e kandidatëve në këto programe studimi do të bëhet pranë sekretarive mësimore, të njësive kryesore dhe do të shoqërohet me dokumentacionin përkatës. Udhëzimi i ri thekson se regjistrimi i kandidatëve fitues do të bëhet vetëm me dëftesën e pjekurisë origjinale të shkollës së mesme, me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikën 5 të këtij udhëzimi. Dokumentet e aplikantëve jofitues do t'u kthehen personave kundrejt kërkesës.
 
 
Tarifat e shkollimit për programet e studimit me kohë të pjesshme
 
Universiteti Bujqësor i Tiranës
 
Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit
 
1.Hortikulturë - 700 126 000
2.Mbrojtje Bimësh - 700 126 000
3.Prodhim Bimor - 700 126 000
4.Zootekni dhe Biznes Blegtoral - 700 126 000
5.Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi - 700 126 000
6.Agromjedis dhe Ekologji - 700 126 000
7.Agromekanizim - 700 126 000
 
Fakulteti i Ekonomisë dhe i Agrobiznesit
 
8.Menaxhim Agrobiznesi - 750 135 000
9.Ekonomi dhe Politikë Agrare - 750 135 000
10.Financë –Kontabilitet - 750 135 000
 
Fakulteti i Shkencave Pyjore
 
11.Mbarështim Pyjesh - 700 126 000
12.Përpunim Druri - 700 126 000
 
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe i Ushqimit
 
13.Teknologji Agroushqimore - 700 126 000
14.Vreshtari Enologji - 700 126 000
 
Universiteti i Tiranës
 
Fakulteti i ekonomisë
 
1.Financë - 750 135 000
2.Administrim - Biznes 750 135 000
 
Fakulteti i Shkencave Natyrore
 
3.Biologji – 1 600 288 000
 
Fakulteti Histori -Filologji
 
4.Histori - 850 153 000
5.Gjeografi - 850 153 000
6.Gjuhë – Letërsi - 850 153 000
 
Fakulteti i Drejtësisë
 
7.Drejtësi - 550 99 000
 
Fakulteti i Shkencave Sociale
 
8.Psikologji - 850 153 000
9.Punë Sociale - 850 153 000
 
Universiteti Politeknik
 
1.Inxh. Mek.( Eduk. distancë) – 1 800 324 000
 
Tarifat e shkollimit për programet e dyta të studimit me kohë të pjesshme
 
Universiteti Bujqësor i Tiranës
 
Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit
 
1.Hortikulturë – 1 300 234 000
2.Mbrojtje Bimësh – 1 300 234 000
3.Prodhim Bimor – 1 300 234 000
4.Zootekni dhe Biznes Blegtoral – 1 300 234 000
5.Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi – 1 300 234 000
6.Agromjedis dhe Ekologji – 1 300 234 000
7.Agromekanizim – 1 300 234 000
 
Fakulteti i Ekonomisë dhe i Agrobiznesit
 
8.Menaxhim Agrobiznesi - 850 153 000
9.Ekonomi dhe Politikë Agrare - 850 153 000
10.Financë –Kontabilitet - 850 153 000
 
Fakulteti i Shkencave Pyjore
 
11.Mbarështim Pyjesh – 1 300 234 000
12.Përpunim Druri – 1 300 234 000
 
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe i Ushqimit
 
13.Teknologji Agroushqimore – 1 300 234 000
14.Vreshtari Enologji – 1 300 234 000
 
Universiteti i Tiranës
 
Fakulteti i Ekonomisë
 
1.Financë – 1 500 270 000
2.Administrim Biznesi – 1 500 270 000
 
Fakulteti i Shkencave Natyrore
 
3.Biologji – 1 300 234 000
 
Fakulteti Histori -Filologji
 
4.Histori – 1 500 270 000
5.Gjeografi – 1 500 270 000
6.Gjuhë-Letërsi – 1 500 270 000
 
Fakulteti i Drejtësisë
 
7.Drejtësi – 1 500 270 000
 
Fakulteti i Shkencave Sociale
 
8.Psikologji – 1 500 270 000
9.Punë Sociale – 1 500 270 000
 
Universiteti Politeknik
 
1.Inxh. Mek.( Eduk. distance) – 2 000 360 000
 
 
Bursat britanike
 
Diplomat master, ja degët ku mund të aplikoni
 
Degët ku janë akorduar bursat e studimit u përkasin kryesisht shkencave politike, juridike dhe ekonomike
 
Marsel LELA
TIRANë – Studentët shqiptarë që kanë mbaruar shkollën e lartë dhe duan të kandidojnë në sistemin pasuniversitar do të kenë një mundësi të mirë për të vazhduar këto studime në një prej universiteteve të Anglisë. Kandidatët fitues do të kenë mundësi të vazhdojnë studimet pasuniversitare për pajisjen me diplomë master, në universitetet më të mira britanike.
Gjithashtu, studentëve që do të shpallen fitues të këtyre bursave studimi do t’u hiqen të gjitha shpenzimet, përfshi këtu udhëtimin dhe akomodimin.
Degët në të cilat janë akorduar këto bursa studimi i përkasin kryesisht shkencave politike, juridike, ekonomike, si dhe gazetareske.  
Në kuadër të Programit të Bursave “CHEVENING”, ambasada britanike në Tiranë njofton se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ofron bursa të plota për programe studimi Master në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar, për vitin akademik 2010-2011.
Këto bursa ofrohen për të gjithë ata kandidatë, të cilët aktualisht punojnë në fusha prioritare strategjike në Shqipëri dhe që pas përfundimit të studimeve, janë të gatshëm që njohuritë e fituara t’i zbatojnë në vendin e tyre.
Bursa financohet nga shteti britanik dhe administrohet nga “British Counsil”. Ato mbulojnë të gjitha shpenzimet e shkollimit, udhëtimit dhe të akomodimit. Programet e studimit për master do të jepen në 12 degë të ndryshme universitare.
Përkatësisht, degët në të cilat do të lëshohen këto diploma, janë: Ekonomik, Financë, Kontabilitet, Administrim-Biznes, Komunikacion, Studime në Fushën e Mbrojtjes, Gazetari, Studime për Integrimin Europian, Drejtësi, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkencat Politike dhe Administratë Publike.
Për të kandiduar në këto programe master, të interesuarit duhet të plotësojnë formularin përkatës dhe ta dorëzojnë bashkë me dokumentacionin përkatës.
Për një informacion më të hollësishëm në lidhje me mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit nga aplikanti, të interesuarit duhet t’i referohen adresës së internetit:
“www.chevening.fco.gov.uk/CheveningApplications/CA_Start.aspx#*.
Universiteti i Tiranës bën të ditur se afati i fundit për plotësimin e aplikimit on-line është data 13 janar 2010, ora 17:00.
 
Degët ku janë shpallur masterat në universitetet britanike
 
1.         Ekonomik
2.         Financë
3.         Kontabilitet
4.         Administrim-Biznes
5.         Komunikacion
6.         Studime në fushën e mbrojtjes
7.         Gazetari
8.         Studime për Integrimin Europian
9.         Drejtësi
10.       Marrëdhënie Ndërkombëtare
11.       Shkencat Politike
12.       Administratë publike