Aktori i njohur Arben Derhemi dhe prezantuesja e “Top Albania Radio”, Iva Korumi janë bërë prindër të fëmijës së tyre të parë, që është një vajzë. Iva 25-vjeçare ka sjellë në jetë vajzën në datë 30 dhjetor 2009, një ditë para ndërrimit të viteve. Bukuroshja bionde që më parë është parë si prezantuese e një emisioni për të rinj në “Vizion Plus”, ndjek ndërkohë studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Lidhja e saj me Arben Derhemin ndodhi disa vite më parë, pas një njohjeje në ambientet e “Vizion Plus”, atëherë kur Derhemi punonte në këtë televizion, si zëri i reklamave dhe spoteve. Ata e kanë ruajtur lidhjen e tyre të pa komentuar nga mediat, dhe paparacët ndërkohë që kur planifikuan sjelljen në jetë të fëmijës së tyre ende nuk ishin martuar. Tashmë ata kanë marrë statusin të martuar, ndërsa njihen si çifti që kalojnë shumë kohë bashkë. Aktorit Arben Derhemi tani i mbetet të shijojë ditat e para si baba, ndërkohë që nuk është i angazhuar në ndonjë projekt të fundit teatror.