Shefi Ekzekutiv i Arsenal, Ivan Gazidhis, ritheksoi qëndrimin e klubit se është gati t’i ofrojë çdo mbështetje Vengerit në merkato, që “Topçinjtë” të rikthehen te suksesi. Arsenali nuk ka sjellë prej 8 vitesh asnjë trofe në “Emirates”, prandaj menaxheri francez do ketë në dispozicion 82 milionë euro për të përforcuar skuadrën.


Emrat e përfolur të merkatos së Arsenal janë: Stevan Jovetiç, Wayne Rooney, Gonzalo Higuain dhe Marouane Fellaini, të cilët në listën e klubit janë operacione që duhet të mbyllen për më pak se 25 milionë euro.


Por, ristrukturimi i sistemit të pagave ka ngritur dyshime për aftësinë e Vengerit për të sjellë emra të mëdhenj në Londër. Uollkot dhe Podolski janë lojtarët më të paguar me 120 mijë euro në javë.


Trajneri nuk ka frikë të shpenzojë, por duhet të sigurohet që të jenë lojtarë klasi që do ndihmojnë skuadrën. Ai ka 82 mln euro në dispozicion, por nuk e di nëse do i shpenzojë të gjitha. Varet nga talenti. I takon Ëenger të vendosë”, tha Gazidhis.