Pas vrasjes së Klodjan Saliut, drejtimin e organizatës kriminale tani e merr në dorë Endrit Dokle, i cili bashkëpunëtorin më të ngushtë ka Adriatik (Dritan) Colin. Menjëherë pas vrasjes dhe idesë se organizatori i saj është Lulzim Berisha, të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik (Dritan) Coli vendosin të kundërpërgjigjen duke vrarë kundërshtarin e tyre të pandehurin Lulzim Berisha. Për të realizuar vrasjen e të pandehurit Lulzim Berisha mendojnë të caktojnë ditën e 40 të vrasjes së shokut të tyre Klodjan Saliu, një ditë që në ritet tona për të vdekurit është ditë kujtimi për ta. Fillimisht kontaktojnë shtetasin G.G nga Tirana, shok i vëllait të Klodjanit i shtetasit Arjan Saliu me të cilin kishin qëndruar në burg në Itali së bashku, i cili mori përsipër të kryente vrasjen e shtetasit Lulzim Berisha kundrejt shumës prej 100 mijë eurosh dhe me kusht që të pandehurit Dokle e Coli ti siguronin armët dhe makinën që do të përdornin…


Pas disa ditë pritje shtetasi G.G nuk bëri sipas organizatës asnjë orvatje për të vrarë Lulzim Berishën e në këto kushte atij i marrin, çelësat e makinës, sasinë prej 20 mijë euro dhe dy armët e zjarrit. Një javë para se shtetasi Klodjan Saliu kishte të 40-at e vdekjes, i pandehuri komunikon dhe takon në Durrës të pandehurin Altin Olloni, të cilit i kërkon t`i sigurojë dy vrasës me pagesë për të vrarë kundrejt shumës prej 100 mijë euro shtetasin Lulzim Berisha.


Ai e pranon ofertën e bërë nga i pandehuri Endrit Dokle e kështu pas dy ditësh nga biseda e lajmëron se kishte gjetur dy persona të përshtatshëm për të vrarë Lulzim Berishës për shumën e premtuar, e konkretisht të pandehurit Elvin Hoxhosmani e Alban Neli nga Burreli. Atyre iu vihen në dispozicionin mjetet dhe një fotografi të shtetasit Lulzim Berisha që kishte dalë me Klodjan Saliun. Pasi ishte errësuar ju tregojnë të pandehurve duke lëvizur në këmbë lokalin “Cera una volta” si dhe shtëpinë e të pandehurit Lulzim Berisha që ata të ishin të orientuar rreth lëvizjeve të tij për ta vrarë…


Më datë 05.04.2005, në të 40-tat e Klodjan Saliut, në kohën kur drejtuesi i organizatës Endrit Dokle e bashkëpunëtorët e tij Adriatik Coli, etj ndodheshin tek banesa e Klodjan Saliut, shtetasi Lulzim Berisha kishte dale nga lokali “Cera una volta”. Pas konstatimit dhe lajmërimit për këtë lëvizje të pandehurit Elvin Hoxhosmani, Alban Neli e Altij Nikolla kishin lëvizur me shpejtësi në drejtim të tij por kjo lëvizje e shpejtë ishte vënë re nga polici i qarkullimit rrugor dëshmitari Myftar Janxhari, i cili kishte ndaluar për kontroll. Në momentin e ndalimit nga dëshmitari të tre të pandehurit të frikësuar për praninë e policisë kanë braktisur makinën duke lënë brenda në makinë katër armët.


 


Zgjerimi i bandës së Dokles me anëtarë të rinj


Me dështimin për të vrarë shtetasin Lulzim Berisha më datë 05.04.2005 në të 40-tat e Klodjan Saliut, tashmë organizata kriminale e drejtuar nga i pandehuri Endrit Dokle vendos të ndërrojë strategji duke u larguar nga Durrësi për në Tiranë. Për këtë më datë 13.04.2005 i pandehuri Adriatik Coli merr me qera së bashku me të pandehurin Endrit Dokle një banesë në rrugën Komuna e Parsitit. Kjo banesë kthehet tashmë si baza e organizatës kriminale që objektiv kryesorë kishte vënë vrasjen e shtetasit Lulzim Berisha. Elvin Hoxhosmani e Alban Neli, të cilët nuk arritën të vrasin shtetasin Lulzim Berisha më datë 05.04.2005 pasi në çastet e fundit i ndaloi policia jashtë parashikimit të tyre, vazhdonin të lëviznin në këtë drejtim duke u orientuar nga të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli. Ata thërrasin në organizatë një bashkëpunëtorin e tyre nga Burreli, të pandehurin Selman Heti, i cili pasi kontakton me të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli pranohet prej këtyre të fundit, pasi ai i bashkëngjitet qëllimit të tyre për të vrarë shtetasin Lulzim Berisha. Në mënyrë të vazhdueshme të pandehurit Alban Neli, Elvin Hoxhosmani e Selman Heti lëviznin nga Tirana në drejtim të Durrësit për ditë me qëllim për të vrarë shtetasin Lulzim Berisha. Këta të pandehur jetonin nga pagesat që i bënin të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli, banonin në shtëpinë e marrë me qera po prej tyre, dhe sigurisht kryenin detyrat e caktuara.


 


Heti do godasë Berishën i vetëm


I pandehuri Selman Heti vendos që ta godasë vetëm nga afër shtetasin Lulzim Berisha duke përdorur kështu një plan të ri ndryshe nga e kaluara, e për këtë atij i premtohet një sasi prej 100 mijë eurosh. Informacionet lidhur me lëvizjet e shtetasit Lulzim Berisha do ti vinin nga i pandehuri Elvin Hoxhosmani që do e shoqëronte për në Durrës ndërsa Elvinin për informacion do ta ndihmonte i pandehuri Sardjan Sulejmani, banor i qyetit Durrës i inkuadruar në organizatën kriminale që kur këtë organizatë po e drejtonte i pandehuri Endrit Dokle.


 


Karremi për Indrit Taullain


Përpara se të vënë në jetë këtë plan të ri lidhur me vrasjen e shtetasit Lulzim Berisha, të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli mendojnë të kontaktojnë me Lulzim Berishën me qëllim që ai të gënjehet prej tyre, e te lëvizë lirshëm. Kjo ide realizohet pasi i pandehuri Endrit Dokle nëpërmjet dëshmitarit L.K mundëson në Tiranë një takim me të pandehurin Indrit Taullai. Të pandehurit Indrit Taullai ja bëjnë të qartë se nuk kanë ndërmend të konfliktohen me ta në të ardhmen, premtim, i cili sigurisht i përcillej shtetasit Lulzim Berisha. Por të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli nga ana tjetër ishin duke u mobilizuar për të vrarë shtetasin Lulzim Berisha. Në darkë pas takimit me Indrit Taullain, të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli në shtëpinë ku rrinin bisedojnë me të pandehurit Selman Heti e Elvin Hoxhosmani që dita e nesërme do të ishte ditë e favorshme për të goditur Lulzim Berishën pasi ai mund të dale tashmë lirshëm tek lokali i tij Cera una volta në Durrës.


 


Vrasësit iu bllokua pistoleta para fytyrës së Berishës


Rreth orës 10.30 shtetasi Lulzim Berisha ishte në shoqërinë e kushëririt të tij I.M dhe K.H para lokalit të tij në Durrës. Kjo lëvizje vihet re nga Elvin Hoxhosmani, i cili lajmëron Selman Hetin që ndodhej aty afër. Ky i fundit menjëherë i afrohet në këmbë shtetasit Lulzim Berisha dhe nga një distancë e shkurtët e qëllon me pistoletë disa herë duke i shkaktuar atij disa plagë, por njëkohësisht duke plagosur edhe dëshmitarëve Isuf Morina e Kujtim Haxhia. I pandehuri Lulzim Berisha duke bërtitur nga dhimbja e plagëve rrëzohet në tokë dhe i pandehuri Selman Heti i afrohet për ta goditur nga afër, por pa rezultat pasi atij i bllokohet arma. Në këto kushte si i pandehuri Selman Heti ashtu dhe i pandehuri Elvin Hoxhosmani, i cili ndodhej më larg tij largohen duke shkuar në Tiranë për tek baza e organizatës në rrugën Komuna e Parisit ku i prisnin të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli. Shtetasi Lulzim Berisha e dy të plagosurit e tjerë dërgohen për mjekim në spitalin e qytetit Durrës. Edhe kjo përpjekje me datë 05.05.2005 për të vrarë shtetasin Lulzim Berisha dështoi.


 


 


 


Atentati i tretë ndaj Lulzim Berishës


Organizata kriminale e drejtuar nga i pandehuri Endrit Dokle edhe pse plagosi shtetasin Lulzim Berisha me datë 05.05.2005 nuk resht përpjekjet e saj për ta eliminuar atë fizikisht. I pandehuri Endrit Dokle,të pandehurit Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Selman Heti e Alban Neli i inkuadron plotësisht në organizatën kriminale që drejtonte duke ju vënë si pikësynim kryesorë vrasjen e shtetasit Lulzim Berisha. Të ardhurat për shpenzimet që kishin të gjitha këto sipërmarrje të organizatës siguroheshin nga trafikimi i lëndëve narkotike nga Shqipëria