Autizmi, crregullimi neuro-biologjik që ka prekur gjithë botën, po bëhet shqetësues edhe për vendin tonë. Pavarësisht se nuk ka statistika zyrtare, pasi këtë do ta mundësojë strategjia kombëtare për autizmin që po përgatitet, edhe në vendin tonë raportohet se 1% e fëmijëve kanë shfaqur shenja të autizmit. Fondacioni "Fëmijët shqiptarë", i njohur për fushatat, dhe mbështetjen për trajtimin e fëmijëve autikë, në prag të 2 prillit, ka deklaruar se do të lobojë pranë strukturave të shtetit, në ndihmë të këtyre fëmijëve. Rimbursim te terapive, ngritjen e asistencave ditore, apo dhe rishikimin e ndihmës ekonomike, që përfitojnë fëmijët autikë. Problem ende në vend mbetet diagnostikimi jo në kohë i këtij crregullimi.






"Trajtimi afatgjatë i fëmijëve me autizëm të jetë i njohur dhe i
rimbursueshëm nga sistemi shëndetësor në Shqipëri. Institucionet
spitalore apo ambulatore pediatrike në qendrat rajonale të ndërtojnë
njësitë e diagnostikimit të hershëm të autizmit. Cdo qytet të ngrejë
qëndra asistence për individët me spektrin e autizmit të grupmoshave të 
ndryshme, duke ngritur njësitë e edukimit të specializuar pranë
kopshteve shkollave të përzgjedhura. Njësitë e qeverisjes vendore të
shohin mundësinë e ngritjes së qendrave të asistencës ditore për fëmijët
me autizëm mbi 18 vjec. Rishikimi i plotë i kritereve të asistencës
sociale të kempit për fëmijët autikë dhe familjet duke u afruar atyre
mbështetje maksimale", tha Liri Berisha , presidente e fondacionit
fëmijët shqiptarë



Fondacioni "Fëmijët shqiptarë", ka ngritur një nga qendrat e vetme
profesionale për trajtimin me terapi të fëmijëve autikë, fluturo për
jetën. Krahas saj fondacioni "Fëmijët shqiptare", ka organizuar dhe
fushata sensibilizuese. Në ditet në vijim, pritet të hapet një qendër e
re për fëmijët autikë në Elbasan, të shpërndahen fletëpalosje për
qytetaret, si dhe të promovohet një udhëzim për arsimtarët, që do tju
vijë në ndihmë fëmijëve autike.



Edlira Sulejmani