Tiranë- Qendra për diagositikim që në fazen e hershme të autizmit do të ngrihen pranë pediatrive të vendit, teksa të tjera qendra ditore do të jenë në shërbim të personave autik mbi 18 vjeç që skanë ndihmën e  nevojshme. Po ashte autikët me sjellje problematike do të marrin edhe trajtesën e nevojshme që do të përcaktohet me ligj.

Kështu u shpreh kryeministri i vendit, Sali Berisha duke folur sot në mbedhjen e përjavshme të qeverisë për fenomenin gjithnjë dhe në rritje të autizmit.

‘Autizmi është një fenomen me spekter të gjërë, ka forma të cilat janë shumë komplekse dhe më problematike sesa paraplegjia, në të gjitha aspektet. Dhe këto forma skanë trajtimin që duhet. Janë më problematike sepse për fat të keq format e avancuara kanë probleme të medha sjelljen, por sjanë të trajtuar në kuadrin tonë ligjor në mënyrë adekuate. Është e domosdoshme që pranë institucione tona pediatrike të funksionojnë qendrat e diagonstifikimit të hershëm të autizmit. Sot janë krijuar modele dhe teste që bëjnë të mundur gjetjen e stadit, prekjes dhe të gjitha duhet ti blejmë dhe të pajisim qendrat tona rajonale me to. Të përgatisin specialistët tanë. Të ngrihen qendrat e asistencës për individët me spektër të autizmit. Do të ketë qendra ditore per personat që janë mbi 18 vjeç të cilët nuk janë ndihmuar dhe do tu shërbehet gjatë ditës.’- tha kryeministri.

Sipas të dhënave që citoi kreu i qeverisë shqiptare, 1 në 100 fëmijë lind me autizëm, teksa në vit ka afro 500 fëmijë autik në Shqipëri. Duke shtuar se fenomeni ka qënë i injoruar si rrjedhojë e mungesë së informacionit dhe i mungesës së specialistëve dhe infrasktruktures për diagnostifikimin e hershëm të tij.

Një aspekt për fat të keq ka qënë kryekëput i injoruar. Ka qënë i injoruar sepse ndoshta ka pasur permasa ndoshta më të ulëta, apo sepse prindërit dhe familjarët kanë mbajtur për vete brengen e fëmijës së tyre. Por sot në sajë të një punë të admirushme të shoqërisë civile ky fenomen është bërë i njohur gjerësisht. Sështë më i injruar, është bërë përpjekje shumë serioze për përshtatjen e një qendrimi të ri ndaj fenomenit autik. Janë krijuar qendra të cilat trajtojnë fëmijët me autizëm dhe është vendosur një bashkëpunim i shkelqyer ndërkombëtar me qendrat botërore të autizmit. Janë përkthyer manuale dhe tekste bazë për edukimin e prindërve dhe personelit që merret me autizmin. Pra ka një progres real por duhet ta pranojmë në tërësinë e tij ky është një kontribut i shoqerisë civile, biznesit, ndërkohë që fenomeni kërkon ndërhyrjen e fuqishme të shtetit’- tha Berisha.

Sipas kryeministrit duhet t’i jepet një përparesi kryesore këtyre fëmijëve në mënyrë që ‘edhe buxhetin e formatojmë kështu dhe shërbimet i ofrojmë duke i pasur parasysh nevojat e tyre’. Duke nënvizuar se duhet të përjashtohet çdo lloj abuziviteti, dhe duhen marrë përgjegjësitë që na takojnë.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Autizmi, sëmundja që po trondit dhe kërcënon botën Tiranë – Autizmi është një ndër sëmundjet ku pavarësisht shqetësimit...
  2. Shtëpitë fëmijës do të kthehen në qendra komunitare Shtëpija e Fëmijës Zyber Alluli do tu mundësojë fëmijëve më...
  3. 2011, Ban Ki Moon: Viti i kthesave të medha në mbarë botën Uashington- Viti 2011 është cilësuar si vit i jashtëzakonshëm dhe...