/ /






LLOGARITE BANKARE/ Nje raport i levizjes Mjaft per monitorimin e Kuvendit ka zbuluar dhjeteshen e pare te deputeteve me te pasur te Parlamentit. Listen e kryeson deputeti i PS Tom Doshi me nje pasuri qe shkon tre miliarde leke te reja ose afersisht 30 milione euro. Doshin e pasojne deputetet e PS Ndue Kola me 959



milione leke te reja Fidel Ylli me 933 milione leke te reja e me pas Sadri
Abazi dhe Azir Gashi. Ne dhjete deputetet me te pasur jane edhe emrat e Dritan Priftit dhe Ilir Metes. Raporti publikon edhe emrat e deputeteve qe jane aktivizuar me shume dhe me pak ne Kuvend gjate seancave te 2009


Gjate nje studimi te aktivitetit te deputeteve ne komisione parlamentare dhe ne seancat e Kuvendit raporti jep te dhena interesante lidhur dhe me permbushjen e premtimeve elektorale te partive politike parlamentare. Listen e 10 deputeteve me te pasur te Kuvendit te Shqiperise sipas raportit e kryeson deputeti socialist Tom Doshi me 30 miliarde leke te vjetra i ndjekur nga nje tjeter deputet socialist Ndue Kola me 9 miliarde e gjysme pasuri. Ne 10 me te pasurit e Kuvendit nuk ka asnje deputet te maxhorances jane tete nga grupit parlamentar i PS-se dhe dy nga LSI-ja. Informacioni i kesaj tabele mbeshtetet tek deklarimet personale te pasurive per vitet 2003 2004 2005 2006 2007 2008 dhe 2009 qe deputetet kane dorezuar ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Raporti ka marre ne analize dhe realizimin gjate dy sesioneve te para te ketij legjislacioni te premtimeve elektorale te partive parlamentare. Nga Partia Demokratike vetem 9.8 e nismave ligjore te miratuara perputhen me premtimet zgjedhore14 nga 143 nisma ligjore qasin premtimet elektorale Levizja Socialiste per Integrim - 7.7 e nismave ligjore te miratuara perputhen me premtimet zgjedhore por nuk ka ndermarre asnje nisme ligjore 11 nga 143 nisma ligjore qasin premtimet elektorale ndersa Partia Socialiste nuk ka ndermarre asnje nisme ligjore ka marre pjese ne votimin e vetem 2 nismave. Por raporti veren dhe shume shkelje te Rregullores se Parlamentit. Nenet me problematike sipas raportit te Mjaft-it jane 15 23 34 35 38 45 57 62 dhe 67. Gjate seancave 6 deputete kane votuar per kolegun ne krah i cili nuk ishte i pranishem ne salle 20 mbledhje te komisioneve te perhershme jane zhvilluar ne mungese kuorumi 16 nisma ligjore te miratuara ne shkelje me proceduren parlamentare 12 raste te regjistrimit fiktiv te deputeteve te papranishem ne mbledhjet e komisioneve parlamentare. Mjaft shqetesues edhe gjate kesaj periudhe raportimi shfaqet respektimi i Rregullores se Kuvendit si kuadri ligjor rregullator brenda se cilit duhet te funksionoje ky institucion. Keshtu nga monitorimi jane evidentuar nje seri rastesh te cilat konfliktojne me disa nene mjaft te rendesishme te Rregullores. Gjate dy sesioneve parlamentare rezulton te jene miratuar ne kushtet e dhunimit te nenit 57 mbi votimin ne seancat parlamentare 16 nisma ligjore te cilat se pari duhet te ishin shpallur te pavlefshme dhe se dyti ndaj deputeteve qe kane shkelur kete percaktim imperativ te Rregullores duhet te ishte dhene mase disiplinore. Gjithashtu gjate kesaj periudhe nuk kane munguar rastet e shkeljes se Rregullores sa i takon respektimit te etikes parlamentare cka percaktohet ne nenin 62 te saj.


Masat ndeshkimore


Raporti i Mjaft-it evidenton mungesen e masave ndeshkimore nga kryetarja e Kuvendit per deputetet qe perdorin fjalor jo te pershtatshem por dhe ndaj rasteve kur ka pasur konfrontim fizik ne sallen e Kuvendit. Fjalori i perdorur nga perfaqesuesit e qytetareve shqiptare mund te konsiderohet absolutisht i papershtatshem per nje institucion publik. Ajo cka bie ne sy edhe ne rastin e shkeljes se ketij percaktimi te Rregullores eshte mungesa e dhenies se masave disiplinore ndaj deputeteve qe kane ofenduar njeri-tjetrin e deri ne konfrontime fizike kryesisht te grupimit te djathte thuhet ne raport.


Aktivizimi i deputeteve


Duke ndjekur me kujdes seancat e Parlamentit te Shqiperise raporti ka nxjerre dhe deputetet me aktive dhe ata me pasive te Kuvendit. Lista e deputeteve me aktive te Kuvendit kryesohet nga ministri i Financave Ridvan Bode te cilit i duhet te nderhyje dhe te flase pothuaj per te gjitha ligjet qe miratohen ne Kuvend i ndjekur nga deputeti socialist Erion Brace e me pas kryeministri dhe kreu i grupit socialist Ruci. Ndersa listen e deputeteve me pak aktive ne seancat e Kuvendit e kryeson deputeti demokrat Kreshnik ipi i pasuar nga Bedri Hoxha e me tej Tom Doshi e Sadri Abazi.


Deputetet antikonformiste


Studimi i Mjaft-it tregon dhe deputetet antikonformiste te Kuvendit te cilet gjate votimit te ligjeve dhe marreveshjeve te ndryshme kane dale kunder vendimit politik te grupit ose te koalicionit. Nga Partia Demokratike Sokol Olldashi ka abstenuar gjate votimit te projektligjit Per Autoritetin Rrugor Shqiptar ndersa pjesa tjeter e grupit parlamentar ka votuar pro ketij projektligji. Kunder varrezave greke ne Shqiperi pervec dy deputeteve came
Idrizi dhe Tahiri kane votuar edhe deputeti demokrat Bedri Hoxha dhe Lefter Maliqi.


Deputetet me te pasur


Emri Partia Pasuria ne leke

1.Tom Doshi PS 3.082.004.354
2.Ndue Kola PS 959.327.777
3.Fidel Ylli PS 933.884.134
4.Sadri Abazi PS 718.852.823
5.Hazir Gashi PS 646.808.070
6.Dritan Prifti LSI 267.953.302
7.Gjovalin Kadeli PS 205.204.496
8.Dashamir Peza PS 57.350.721
9.Paulin Sterkaj PD 48.296.167
10.Ilir Meta LSI 44.382.302



ARISTIR LUMEZI