Lezhe- Babai monster perdhunon sistematikisht vajzen e tij te madhe dhe con drejt flijimit bashkeshorten. Ngjarja qe kalon kufijte e tmerrit ka ndodhur ne Tale te Lezhes, ku fale denoncimit te vajzes se vogel te te dyshuarit 64-vjecar, eshte bere zbulimi i te vertetes edhe shkencerisht dhe arrestimi i te dyshuarit me inicialet P. D (gazeta nuk publikon emrin per arsye etike). Tragjikisht kater muaj me pare, gruaja e te dyshuarit eshte vetehelmuar pasi ka pare te shoqin qe perdhunonte vajzen brutalisht. Historia kishte nisur nje vit me pare dhe ka perfunduar 24 oret e fundit, kur i moshuari, me nje thike qe i ka vene ne gryke, ka marre 21 vjecaren me dhune duke e perdhunuar. Burime zyrtare te policise se Lezhes thane se arrestimi eshte bere diten e djeshme, pasi mjeket ligjore provuan dhunimin seksual dhe incestin. I moshuari akuzohet per "kryerje te marredhenieve seksuale me dhune, me persona me te cilet ka lidhje gjaku", ndersa do hetohet edhe per "shkaktim vetevrasjeje".


Ngjarja


Mbremjen e se premtes, i dyshuari P. D., i ka shkuar vajzes 21-vjecare ne dhome dhe i ka vendosur thiken ne gryke. Nen kercenim se do e therte, e ka cuar ne aren e misrit, ku e ka perdhunuar ne menyre cnjerezore. Ngjarja eshte vene re nga e motra e vogel, vetem 19-vjece, e cila pasi ka beshkebiseduar me te demtuaren, ka marre guximin duke u arratisur nga banesa dhe mberritur ne policine e Lezhes mbremjen e se shtunes. Denoncimi dhe historia ka tronditur tej masa agjentet qe regjistruan rastin. Madje ata jane shokuar kur mesuan se e demtuara ishte vajza e nje gruaje te vetehelmuar kater muaj me pare, per te cilen u deklarua depresioni. Menjehere te nesermen hetuesit kane kryer analizat e 21-vjecares dhe me tej i vune prangat 64-vjecarit nga Talja e Lezhes. Fillimisht ai ka mohuar akuzen, por me vone, i gjendur perballe fakteve te deshmitareve dhe vete te demtuares, ka pranuar akuzat. Burime zyrtare te policise thane mbreme per "KJ" se perdhunimi dhe incesti jane provuar edhe nga mjeket ligjore.


Rrefimi


Hetimet e kryera konkluduar se P. D., eshte babai i tre vajzave, 17, 19 dhe 21 vjece, banues ne Tale te Lezhes. Preh e epsheve te tij ka rene vajza e madhe, te cilen ai dyshohet se e perdhunonte prej nje viti sistematikisht. Vete e demtuara E. D., ka pranuar te rrefeje gjithcka dhe te shpjegoje ne prani te nje psikologu, se nuk mund te denonconte per shkak se i ati ishte njeri i rrezikshem dhe i dhunshem, sidomos pas vdekjes te se emes. Ne heren e pare 64 vjecari ka perfituar nga largimi i gruas nga shtepia se bashku me dy vajzat e vogla per te te afermit. "Pasi mori thiken, me kercenoi per vdekje duke me kerkuar te zhvishesha dhe ta lejoja te kryente marredhenie seksuale. Megjithese e kundershtova, ai me perdhunoi ne dhomen e tij te gjumit. Pas aktit me kercenoi qe nese tregoja, do te me vriste mua, nenen dhe dy motrat, pasi per ne nuk kishte njeri qe te hakmerrej", ka rrefyer vajza para grupit hetimor dramen familjare.


Rrefimi: Kercenoi dhe nenen, ajo u vetehelmua


Kater muaj me pare, nena e vajzes 21 vjecare, A. D., i ka dhene fund jetes duke pire fostoksine. "Nena e ka pire helmin per shkak se na gjeti bashke dhe pa babane qe me perdhunonte. Ai e kercenoi ate se do e vriste nese bente denoncim. Nena zgjodhi rrugen e flijimit, kurse babai nuk reshti se perdhunuari", ka rrefyer 21-vjecarja per tragjedine qe perfshiu familjen. Nena e saj 60 vjecare nuk jeton me, kurse ajo i eshte nenshtruar nje dhune seksuale sistematike. Zyrtare te policise thane se P. D., do te vihet nen akuze edhe per "shkaktim vetevrasjeje" te bashkeshortes se tij.


Qershor 2008


Policia e Tiranes do te arrestonte pas denoncimit ne muajin qershor te vitit 2008 nje 58 vjecar qe jetonte ne fshatin Laknas. Ramadan Isufaj u akuzua per incest me vajzen e tij 18-vjecare, me te cilen abuzonte seksualisht prej shume vitesh. Vajza kishte tentuar te vriste veten disa here, ndersa ka rrefyer se historia ka zgjatur per 11 vjet. Madje edhe bashkeshortja e 58-vjecarit eshte treguar e pafuqishme per te ndryshuar situaten, ndersa Isufaj mohoi akuzen.


Tetor 2007


Nje 42-vjecar nga Gramshi u arrestua dhe denua per akuzen e incestit me vajzen e tij te mitur, te cilen e la edhe shtatzene. Historia u zbulua pasi 15 vjecarja lindi ne maternitetin e Elbasanit, kurse policia i vuri prangat Ferit Jaupit, qe pranoi akuzen dhe kerkoi denim maksimal. Ai ka rrefyer se kishte shkuar me vajzen disa here dhe femija ishte fryt i lidhjes se tyre. Denoncimi eshte bere nga vete vajza e mitur, e cila ka rrefyer historine e lindur prej muajit shtator te vitit 2006.


Korrik 2007


Perdhunimi i mbesave ka cuar ne pranga ne korrik te vitit 2007 nje 44-vjecar nga fshati Vaqarr i Tiranes. Pajtim M., u akuzua se kishte lene shtatzene vajzen e mitur te vellait, vetem 16 vjece dhe kishte tentuar te dhunonte seksualisht edhe mbesen tjeter. Vajza mbeti shtatzene dhe ngjarja u zbulua kur ajo ishte tre muajsh, ndersa nuk mund te fliste e degjonte. Kete fakt 42-vjecari e ka shfrytezuar per te vazhduar incestin dhe te tentonte me tej te perdhunonte edhe mbesen tjeter 22 vjecare.