Shqipëria, "vendi i shqiponjave", ka qenë një magjepse e madhe për Perëndimin, nga muzat poetike të Lord Bajronit e deri te shkrimet etnografike të Edit Durham dhe Rose Wilder Lane. Ende përkufizimi për kombësinë shqiptare nuk ngel vetëm brenda kufijve të vegjël të shtetit amë. Sot bota njeh edhe popullsinë shqiptare, pjesë e ish-Jugosllavisë. Çështja shqiptare ishte shumë e prekshme edhe nën regjimin e Titos, dhe u vendos në vëmendje të parë. Ky kompleksitet i identitetit shqiptaro-jugosllav u mishërua edhe në karrierën dhe në jetën personale të aktorit Bekim Fehmiu.



Bir i Sarajevës?



Në biografitë e shkruara për Bekim Fehmiun, jo rrallë ka pasur kontradikta, por edhe dykuptimësi. I njohur fillimisht si shqiptar i Kosovës, për Fehmiun thuhej me bindje se ai nuk kishte lindur në Kosovë. Po ku? Në pjesën më të madhe të shkrimeve thuhej se Bekim Fehmiu kishte lindur më 1936 në Sarajevë, në një familje me origjinë shqiptare, e cila më pas u zhvendos në Shkodër për disa vite me radhë, përpara se të vendosej në Kosovë. Kjo pohohet edhe në autobiografinë e shkruar për autorin në gjuhën serbe më 1999, "Brilliant and Terrifying" ("Blistavo I straÅ¡ko", "E shkëlqyer dhe e tmerrshme), e cila fokusohet në jetën familjare të Fehmiut dhe edukimin e tij. Edhe sot e kësaj dite data dhe vendi i lindjes së tij janë shumë konfuze. Duke iu referuar shënimeve të shtypit serb në kohën e filmit "Aventurierët", thuhet se Fehmiu ka lindur në Kukës, Shqipëri, një vend afër kufirit me Kosovën, i cili 60 vjet më vonë do të hasej në titujt kryesorë të mediave botërore, si një vendkalim i kosovarëve gjatë luftës. Ndonjë mund ta quajë çështjen e vendlindjes së Fehmiut si thjesht gazetareske, por ndonjëherë vërehet edhe një përjashtim i Sarajevës nga i gjithë ky diskutim. Kjo harresë shihet nga ana shqiptare, ku më shumë përqendrohet vëmendja te karriera e tij. Në "Enciklopedinë e Filmit Shqiptar", botuar nga Abaz Hoxha më 2002, ku jepen të detajuara të dhëna biografike të të gjitha figurave të filmit kombëtar, qofshin këta regjisorë, aktorë, skenaristë, kompozitorë apo teknikë, në hyrjen e gjatë për Bekim Fehmiun thuhet se aktori ka lindur më 1932 dhe jo më 1936, dhe shmanget vendi i lindjes. Kjo është një nga rastet ku është eliminuar. Hoxha përmend vetëm studimet e Fehmiut në Beograd, punën në teatrin Kombëtar të Prishtinës dhe karrierën ndërkombëtare. Pse do t‘u interesonin këto kontradikta apo mënjanime? A do të ishte thelbësore që Fehmiu të kishte lindur në Jugosllavi dhe të nxitej miti i unitetit kombëtar? A do të forcohej ky mit nëse vendi i lindjes së aktorit do të zhvendosej nga Shqipëria në Sarajevë? Në çdo rast, si ish-Jugosllavia, ashtu edhe Shqipëria, pretendojnë kombësinë e aktorit, edhe pse kjo e fundit më me maturi.





Raportime nga Beogradi





Në një intervistë të vitit 1982, me Jasmina Leki, e publikuar në "Intervista" (ndoshta një nga intervistat më shpjeguese të Fehmiut), aktori mundohet të theksojë qëndrimin e tij të kujdesshëm ndaj nacionalizmave dhe problemeve që më vonë do të çonin në 1998-‘99 në luftën e Kosovës. Kur e pyetën mbi identitetin shqiptar, Fehmiu theksoi se këto diskutime kanë më shumë prirjen për të thelluar më tepër përçarjen mes shqiptarëve dhe serbëve. Ndërsa për pyetjen se a mendonte ai për një Kosovë të pavarur, Fehmiu e anashkalon çështjen, duke u fokusuar më së shumti mbi lirinë dhe të drejtat e garantuara nga Kushtetuta jugosllave, duke përkrahur nocionin e një Jugosllavie të bashkuar. Në një farë mënyre, Fehmiu refuzoi të përgjigjej drejtpërsëdrejti se si ai, një shqiptar në Beograd, ndihej për situatën në Kosovë. Ai përdori kundërpyetjen: Si ndjehet dikush në Beograd për identitetin e tij shqiptar? Në vazhdim ai u mor më shumë me probleme sociale, se sa me probleme etnike, për të shmangur keqkuptimet në Jugosllavi. Fehmiu e përshkruan vizitën e tij të parë në Shqipëri si një rast për të luajtur në një film kushtuar heroit kombëtar, Skënderbeu. Aktori është shprehur se e pranoi propozimin, por kjo nuk do të thotë se ai u vu në anën shqiptare. Në këto kushte ishte e vështirë të theksoje se aktori mendonte si një shqiptar i vërtetë. Për këtë, Fehmiu kujton pritjen që iu bë më 1967-ën në pronën e Titos, ku një ministër i qeverisë e këshilloi që të ishte gjithnjë i ndjeshëm për kombësinë e tij shqiptare. Fehmiu pyeti: "Përse"? Nëse ai do të vinte gjithnjë në dukje se ishte një shqiptar nga Kosova, në sytë e atyre që nuk shikonin përtej hundës së tyre, kjo do të dukej si një shenjë nacionalizmi. I referohet pritjes në Nju Jork, më 1968, për të shpjeguar këtë efekt. Në një ngjarje publike, pavarësisht paralajmërimeve të "Paramount", ai vendos të veshë një kostum kombëtar shqiptar. Ndodhi që "The New York Post" të fokusohej më shumë te kostumi që ai kishte zgjedhur të vishte, se sa te gjërat e tjera. Në këtë rast, aktori i trembej më shumë idesë së një propagande anti-jugosllave, e cila do të reflektohej në shtypjen e shqiptarëve. Në mbrojte të Jugosllavisë së Titos, Fehmiu u shpreh se sportiviteti i kostumit kombëtar ishte më i pranueshëm. Aktori u mundua të shmangte që zgjedhja e kostumit të lidhej me shfaqjen e shenjave të nacionalizmit. Intervista përfundon me pohimin e aktorëve se ai i mësonte shqip djalit të tij jo për arsye të nacionalizmit, por sepse, sipas tij, "sa më shumë gjuhë të dish, aq më shumë vlera ke".



Raportimet nga Tirana



Të dhëna të konsiderueshme gjenden në shtypin jugosllav mbi perspektivën shqiptare të Fehmiut, kombësinë dhe karrierën e tij. Me rastin e vizitës së aktorit në prill të 1972-shit në Shqipëri, regjisori Vitori Çeli bëri një dokumentar 90-minutësh, duke u fokusuar në rëndësinë e vizitës. Çeli, një shqiptar i lindur në Nju Jork në 1928, ka studiuar për film në Moskë, para se të merrte detyrën si botues i "Kinostudios së Re" në Tiranë. Në mesin e viteve ‘60 Çeli hyri në rrugën e profesionit të tij. Dokumentari i titulluar "Bekim Fehmiu në Shqipëri" konsiston në gjurmët e heshtura të vizitës shqiptare të Fehmiut, me një tis të butë dhe zërin e një femre që përshkruan imazhet evidente. Filmi tregon mbërritjen e Fehmiut në Tiranë dhe takimet e tij me drejtorin e filmit, Todi Bozo, Viktor Gjikën, Piro Milkanin, Endri Kekon etj. Ata e shoqëruan aktorin ndërsa ai vizitoi kështjellën e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti (më shumë i njohur si Skënderbeu) në Krujë dhe në muzeun historik atje (ne duhet të ritheksojmë se Fehmiu u ftua në Shqipëri me qëllimin që të merrte pjesë në një film të bazuar mbi jetën e Skënderbeut. Ndërsa aktori ra dakord pas mbërritjes së tij atje se ka pak prova që një produksion i tillë ishte realisht në realizim e sipër apo i planifikuar). Vizita të tjera të dokumentuara në filmin e Çelit përfshijnë muzeun e luftës dhe atë arkeologjik në Durrës, rrënojat antike të Butrintit dhe portin e Luanit një nga portet legjendare të Odisesë së Homerit. Duke tekstualizuar angazhimin e aktorit në zanatin e tij, si dhe marksizmin, filmi tregon një takim mes Fehmiut dhe aktorëve të rinj dramatikë, si një qëndrim i detyruar në të cilin ai sillte ndërmend madhështinë e hidrocentralit të Mao Ce Dunit në Vaun e Dejës. Përmes filmit, Fehmiu prezantohet si seksi dhe trendi (sportiv dhe me prerjen e flokëve të shkurtra mbi vesh, pantallona të ngushta të periudhës). Mbi të gjitha, mënyrat e tij të sjelljes ngjanin gjithnjë kordiale. Çeli evokon një nocion të panshqiptarizmit dhe një sens të vëllazërisë me bashkëpatriotët jashtë territorit kombëtar. Një nga sekuencat më intriguese në film ishte padyshim rezultati i ekspertizës së drejtorit në botimin e njohurive të tij mbi kinemanë sovjetike. Nga xhirimet e Fehmiut në paradën e Ditës së Majit në Tiranë dhe të shokut Enver hoxha që përulej përpara turmave, filmi krijon iluzionin se Fehmiu personalisht takoi shefin e shtetit shqiptar. Me pasoja të veçanta në sekuencat e xhiruara në Shkodër ishte momenti kur Fehmiu vizitoi Shtëpinë e tij të Fëmijës. Zëri i dokumentarit identifikon shtëpinë si vendlindjen e aktorit. Edhe një herë çështja e vendlindjes aktuale të Fehmiut u turbullua. Edhe pse nuk ka asnjë dyshim se familja e aktorit u lind në Shqipëri dhe se ai vetë kaloi shumë vite në Shkodër si fëmijë i vogël, kjo duket se nuk ka qenë mjaftueshëm. Një nga misionet kryesore të filmit të Çelit ishte që të tregonte se Fehmiu ishte shqiptar, duke nxjerrë jashtë loje historinë zyrtare jugosllave, se ai kishte lindur në Sarajevë. Në kremtimin e vëllazërisë së tij panshqiptare, Bekim Fehmiu në Shqipëri minimizoi edukimin beogradas të aktorit, angazhimin në teatrin serb dhe martesën me një etnike serbe.