Ngjyrat dhe simbolet e Partisë Demokratike mbuluan Tropojën. Dy orë para se të fillonte mitingu që riktheu pas shumë kohësh kryeministrin Sali Berisha në Tropojë, njerëz të shumtë u mblodhën në sheshin Bajram Curri.



Por po aq të shumtë sa flamujt partiakë ishin dhe efektivët civilë të Gardës së Republikës dhe policët me uniformë që prisnin mbërritjen e kryeministrit Sali Berisha. Zona në të cilën u mbajt tubimi ishte e tëra e mbikëqyrur nga dhjetra e dhjetra pjestarë sigurie, shumica prej të cilëve në fakt ishin të veshur me rroba civile. Ndërsa nuk mungonte edhe mbikëqyrja e terrenit nga çatitë e ndërtesave përreth. Por gjithçka dukej Zgjedhjet 2013Partitë prezantojnë kandidatët e programet
Tirana, një fushatë paqësore
Meta: LSI do mbrojë votat
e planifikuar mirë nga momenti që eskorta e zotit Berisha u fut në zonën e mitingut. Shumë tropojanë të cilët tentuan të thyenin kordonin e policisë për të takuar atë që e konsideronin me parrulla si “birin e tyre” e patën të pamundur, pasi kryeministri ecte i rrethuar nga eskorta e tij. I kthyer pas katër vitesh në vendlindje, zoti Berisha pasi prezantoi kandidatët per deputet për këtë zonë, Flamur Noka dhe Besnik Dusha, iu drejtua simpatizantëve të tij. Në një zonë që ka qenë për shumë kohë e izoluar dhe që mbetet një ndër më të varfërat në vend, me emigracion të lartë dhe lëvizje të shumta të njerëzve brenda pjesëve të tjera të vendit, zoti Berisha premtoi zhvillim ekonomik, vende pune dhe infrastrukturë moderne për të çuar përpara turizmin e zonës. Në fund të mitingut, edhe pse zoti Berisha u nis menjëherë drejt automjetit që do ta zhvendoste në destinacionin elektoral të radhës, turma në shesh nuk u shpërnda. Të shumtë ishin ata që ndoqën pas autokolonën e tij deri te hoteli ku ndaloi për të pushuar disa minuta. “Duam ta takojmë”, thoshin disa prej tyre. / Top Channel