Berisha në Forumin Ekonomik Izrael-Shqipëri.


Kryeministri i Shqipërisë në ditën e tretë dhe të fundit të vizitës zyrtare në Izrael ka marrë pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Izrael-Shqipëri, që u mbajt në Tel Aviv.


Në këtë forum, ku merrnin pjesë 22 kompani izraelite dhe 35 kompani shqiptare, Berisha duke kërkuar që të investojnë në Shqipëri është shprehur se ajo është Norvegjia e vogël e Ballkanit dhe Zvicra me det.


Kushdo që konsideron investimin në energji të rinovueshme, unë i kërkoj ta konsideroj Shqipërinë, që është një Norvegji e vogël në Ballkan, u shpreh Berisha.


Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Kur fluturoni sipër vendin tim, gjëja e parë që të vjen në mendje është Zvicra pranë detit. Por, kur zbrisni, zbuloni se ka shumë për tu bërë. Ndaj, jeni të ftuar të vini të investoni në turizëm, ka shtuar më tej ai.


Kreu i qeverisë shqiptare ka nënvizuar se në katër vite, investimet e huaja direkte në Shqipëri janë rritur, sipas UNCTAD, me 316%. Por potencialet janë për një rritje të paktën prej 900% duke shtuar se merrrni seriozisht në konsideratë investimin në vendin tim.