Kryeministri Berisha ka qenë paraditen e së martës në Lezhë, ku ka inauguruar shkollën e mesme “Idajet Lezha”.



Në fjalën e tij para të pranishëmve, ku ishin edhe nxënësit e shkollës, Berisha fillimisht ka folur për arsimin, që sipas tij është prioritet i qeverisë.

“Mazhoranca po dëshmon se prioriteti i saj është arsimi. Kemi rritur cdo vit rrogat për mësuesit. Arsimi në vendin tonë është zhvilluar si në vendet e tjera të Evropës”, ka thënë Berisha.

Më pas kreu i qeverisë ka folur sërish për politikë, duke shënjestruar opozitën dhe
Edi Rama tani po kërkon qarkun e Fierit në këmbim të statusit. I bëj thirrje Ramës të heqë dorë nga pazaret dhe të lërë vendin të ecë drejt integrimit

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë liderin e saj, që sipas tij po përpiqet të bëjë pazare me cdo proces të rëndësishëm.

“Edi Rama tani po kërkon qarkun e Fierit në këmbim të statusit. I bëj thirrje Ramës të heqë dorë nga pazaret dhe të lërë vendin të ecë drejt integrimit”, ka thënë Berisha.

Fjalimet politike në ambjentet arsimore, në praninë edhe të fëmijëve, janë hobi i ri i kryeministrit, i cili një ditë më parë deklaroi se do t’i bëjë ato pasi opozita po shkelmon ëndrrën e fëmijëve.

Javën e kaluar Berisha mori pjesë në inaugurimin e një shkolle 9-vjecare në Baldushk, rast që e shfrytëzoi vetëm për të vënë në dukje sjelljen e opozitës.

Ajo sipas tij, me bllokimin e disa ligjeve me shumicë të cilësuar, duke përdorur qarkun e Fierit, synon bllokimin e integrimit europian të vendit.

“Ju bëj thirrje që të bisedoni me prindërit tuaj dhe të mos harroni karriget bosh, të lëna në komision e parlament, se kanë vetëm një qëllim, të errësojnë ëndrrën tuaj më të bukur e më fisnike të Shqipërisë europiane”, tha Berisha.