Kryeministri Sali Ber- isha nisi dje vizitën njëjavore në SHBA me një takim me sek- retaren Amerikane të Shtetit, Hilari Klinton.  Kreu i qeverisë bisedoi për rreth 60 minuta me zyrtaren e lartë amerikane. Përpara takimit, sekretarja e Shtetit dhe shefi i qeverisë shqiptare dolën në një komunikim me mediat, për të folur për temat që do të diskutoheshin në takim. Klinton vuri theksin te fakti që Shqipëria është një partner i ngushtë i Aleancës në Afganistan. Është një nder të mirëpres Kryeminis- trin e Shqipërisë këtu, në De- partamentin e Shtetit.


Kryeministri dhe vendi i tij kanë qenë partnerë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në NATO, si pjesë e misionit tonë në Afganistan dhe ne kemi një marrëdhënie të gjerë e të thellë që e vlerë- sojmë maksimalisht, tha Klinton. Ajo bëri të ditur gjith- ashtu se në takim do të bise- dohej për një sërë çështjesh. Mezi pres të diskutoj me Kryeministrin Berisha për shumë çështje për të cilat ne po punojmë, si në aspektin bilateral, rajonal dhe atë global. Zoti Kryeministër, mirëserdhët!, përfundoi fjalën e saj sekretarja Ameri- kane e Shtetit. Nga ana e tij, Kryeministri Sali Berisha e cilësoi Hilari Klintonin si një mike të madhe të Shqipërisë.  Ai tha se në takim do ti kërkojë Sekretares që të viz- itojë Shqipërinë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.


Jam shumë i lumtur dhe shumë mirënjohës që ndod- hem këtu të takoj Sekretaren  Klinton. Ajo është një mike e madhe e vendit dhe e kombit tim. Unë po ju rrëfehem këtu. Një prej qëllimeve të këtij taki- mi është ti kërkoj asaj të vijë në Shqipëri në 100-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luaj- tur një rol themelor në të gjitha momentet më të vështi- ra të historisë tonë. Kështu që, çdo shqiptar do të jetë krenar dhe i lumtur për këtë vizitë të saj. Më tej, Kryeministri tha se Shqipëria ka pasur fatin të mbështetet në rrugën e saj të integrimit nga Shtetet e Bash- kuara të Amerikës. Gjith- ashtu, ne do të diskutojmë për shumë çështje të interesit tonë dypalësh.


Shqipëria ka pasur privilegjin e jashtëzakon- shëm të mbështetet nga ky vend i madh, nga adminis- trata e Presidentit Obama, nga Sekretarja Klinton, në të gjitha përpjekjet e saj për të ndërtuar një demokraci të bazuar në lirinë e tregut. Fale- minderit shumë, u shpreh Kryeministri në fjalën e tij. Gjatë qëndrimit në SHBA Berisha do të takohet me kry- etarin e Dhomës së Përfaqë- suesve, i cili është njëkohë- sisht dhe kreu i Kongresit të SHBA, John Boehner. Kryem- inistri do të ketë në Uashing- ton takime me personalitete të tjera, si senatorja Jeanne Shaheen, kryetare e nenkomitetit pr Ceshtjet Europiane, Richard Morningstar i derguari i posaçem i Sekretares se Shtetit per Euroazine etj.