“CEZ Shpërndarje” prezanton shërbimin më të ri ndaj klientët, që është mundësimi i faturave të energjisë online. Drejtues të kompanisë, deklaruan se për të gjithë konsumatorët që paguajnë energjinë, do të ketë dhurata, përmes lotarive televizive.



Aktualisht, borxhi i konsumatorëve ndaj “CEZ Shpërndarje” llogaritet 32 miliardë lekë.



“CEZ Shpërndarje” prezanton shërbimin më të ri ndaj klientëve, mundësimin e faturave të energjisë elektrike në mënyrë elektronike.



Ky shërbim është tashmë në funksion dhe do t’i vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve, të cilët do të mund të shohin faturat e tyre, pa qenë nevoja të presin në radhë të gjata.



Ndërkaq, gjatë këtij prezantimi, drejtues të kompanisë çeke, theksuan se arkëtimet e CEZ vijojnë të jenë ende të ulëta dhe borxhi i institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore arrin deri në 32 miliardë lekë.



Ndër institucionet që janë debitorët më të mëdhenj të energjisë elektrike, janë kryesisht ujësjellësit dhe shkollat.



Ankesat e ardhura nga qytetarët pranë CEZ Shpërndarje, për 1 vit, mund të llogariten deri në 10 mijë të tilla, por vetëm 10 për qind prej tyre përbëjnë ankesa për mbifaturim.



Për të gjitha këto të fundit, janë marrë masa për kompensimin e konsumatorëve nga kompania private.