Janë caktuar grupet për botërorin "Afrikë e Jugut 2010". Shorti është hedhur në orë 18:00 me orën tonë lokale. Goglat janë rrotulluar në qytetin e Cape A nga aktorja e njohur Charlize Theron. Ndërkohë është vendosur se ndeshja e hapjes do të jetë mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës e cila do të zhvillohet në 11 qershor. 32 përfaqësueset janë përfshirë në tetë grupe, nga A deri në H. Kampioni i botës në fuqi, Italia gjendet në Grupin F, dhe do të ketë përballë Paraguain, Zelandën e Re dhe Sllovakinë.

Kampionia e Evropës, Spanja është përfshirë në Grupin H, ku do të bëjë gara me Hondurasin, Kilin dhe Zvicrën.Grup interesant është Grupi G, ku Brazili do të përballet me Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë. Në këtë grup është edhe Koreja Veriore.





Ja grupet e botërorit "Afrikë e Jugut 2010"!



Grupi A



1. Afrika e Jugut

2. Meksika

3. Uruguaj

4. Franca

Grupi B



1. Argjentina

2. Nigeri

3. Korea e Jugut

4. Greqia



Grupi C



1. Anglia

2. SHBA

3. Algjeria

4. Sllovenia



Grupi D



1. Gjermania

2. Australia

3. Serbia

4. Gana



Grupi E



1. Holanda

2. Danimarka

3. Japonia

4. Kameruni



Grupi F



1. Italia

2. Paraguaj

3. Zelanda e Re

4. Sllovakia



Grupi G



1. Brazili

2. Korea e Veriut

3. Bregu i Fildishte

4. Portugalia



Grupi H



1. Spanja

2. Zvicra

3. Hondurasi

4. Kili