Korporata Calik Holding deklaroi dje se po vijon me shpejtesi investimet, duke siguruar se do te vazhdoje te kete ne pronesi Eagle Mobile dhe Albtelecom, dhe vleresuar si te pabaza dyshimet e hedhura per shitje te mundshme te tyre. Calik Holding nenvizon se e sheh Shqiperine si nje dere qe hapur drejt Evropes dhe thekson se po i vijon investimet e tij me shpejtesi te plote ne Ballkan. Ajo permend rastin e Eagle Mobile ku brenda vetem 6 muajve jane ngritur me se 300 antena dhe stacione sinjali dhe duke arritur ne 11 muaj 386 mije abonente. Kompania thote se ka per qellim te ofroje sherbimin me cilesor me cmimet me te arsyeshme per opinionin shqiptar. Ne nje panorame qe i ben punes se deritanishme, kompania thote se ne vitin 2007 me blerjen e Albtelecom, operatorit me te madh te telefonise fikse dhe internetit dhe ne kuader te kesaj kompanie edhe Eagle Mobile me qellim berjen e tij operatorin me te perzgjedhur ne Shqiperi, Calik Holding investoi ne vend me se 50 milione euro. Calik Holding, evidenton se me investime te medha ne energjetike, konstruksion, finance, tekstile dhe fushen mediatike ne Turqi dhe ato ne zona te tjera te rajonit, suksesin e arritur ne fushen e telekomunikacionit ne Shqiperi, e ka kremtuar me nje feste te madhe me rastin e 1 Vjetorit te Eagle Mobile me date 12 Mars 2009, ne nje organizim ku moren pjese me dhjetera gazetare te njohur dhe zyrtare te larte nga Turqia dhe Shqiperia.


"Ne ate mbremje festive te ditelindjes se Eagle Mobile, eshte theksuar se Calik Group i jep nje vleresim te larte dhe rendesi strategjike projekteve ne Shqiperi dhe eshte evidentuar haptas se Shqiperia shikohet si nje dere e hapur per mundesi te reja drejt Evropes", - citoi kompania. Ajo shton se "po ashtu eshte bere e ditur se me gjithe perqendrimin ne sektoret e telekomunikacionit dhe sistemit bankar, per te sjelle me shume sherbime cilesore per popullin shqiptar, me investimet e kryera ne teknologji edhe ne burimet njerezore, Calik Holding u jep rendesi dhe eshte ne kerkim te mundesive te reja te investimit".





Investimet


Ne nje panorame qe i ben punes se deritanishme, kompania thote se ne vitin 2007 me blerjen e Albtelecom, operatorit me te madh te telefonise fikse dhe internetit dhe ne kuader te kesaj kompanie edhe Eagle Mobile me qellim berjen e tij operatorin me te perzgjedhur ne Shqiperi, Calik Holding investoi ne vend me se 50 milione euro.