Zbulohet dokumenti zyrtar për biznesmenin që deputetja tha që nuk e ka burrë dhe përjashtohet nga deklarimi I pasurisë





Arian Tartari, biznesmeni I privelegjuar I qeverisë Berisha rezulton të jetë babi I fëmive të Albana Vokshit. Megjithëse deputetja e partisë Demokratike u përpoq të mohonte çdo lidhje me të, në zyrtat e gjëndjes civile ekziston çertifikata zyrtare që e përfshinë anëtar të familjes Vokshi.





Certifikata e lëshuar nga insitucionet shtetërore, vetëm tre ditë më parë vërteton ligjërisht lidhjen e Vokshit me personin që ajo e quajti thjesht biznesmen në deklaratën e saj publike.





E shkruar e bardhë mbi të zezë thuhet se Arian Tartari është babai I fëmijës së deputetes Vokshi e cila ka ardhur në jetë pikërisht dhe në kohën kur firmat e tij përfitoni koncesione me vendime të Këshillit të Ministrave.





Çertifikata





Nuk e kam burrë ndaj dhe nuk jam e detyruar ligjërisht të deklaroj pasurinë e Arian Tartarit. Ishte kjo që deklaroi pak ditë më parë, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi duke u përpjekur të përgënjeshtronte faktet e publikuara mbi pasurinë e saj.





Duke iu referuar ligjit nr.9367, datë 07.04.2005 "Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike", Vokshi tha se biznesmeni Arjan Tartari nuk është bëri I saj ndaj nuk kishte detyrime për deklarim në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Por në çertifikatën e gjëndjes civile biznesmini Tartari rezulton të jetë anëtar I trungut të famijes së deputetes Vokshi.





Emri I tij rezulton si babai I vajzës dy vjeçe, Emi, e cila ka ardhur në jetë në tetor të vitit 2008. Pikërisht në këtë kohë rezultojnë që disa nga firmat ku biznesmeni Tartari është I përfshirë të kenë përfituar dhe koncesione me vendime të Këshillit të Ministrave.





Ndërkohë që pak ditë më parë, znj Vokshi tha se "Deklaroj në përgjegjësinë time të plotë, që çdo deklarim i pasurisë sime, që nga viti 2006 e deri më sot është bërë në respektim të plotë të ligjit". Dhe sa e ka respketuar deputetja e Partisë Demokratike ligjet mjafton të shohësh çertifikatën e trungut të saj familjar.





Ndërkohë që nga Inspektoriati I Lartë I Deklarimit të Pasurive bëhet me dije se do të nisin hetimet mbi pasurinë e deklaruar prej saj. . Në tre faqe të deklarimit të pasurisë, znj.





Vokshi nuk ka shkruar asnjë rrjesht për të ardhurat nga kompania e bashkëshortit të saj, që vitet e fundit operon me fonde të dhëna dhe nga shteti shqiptar. Arian Tartari sot ka në pronësinë e tij 6 milione aksione ose 10% të vlerës së kompanisë "STREAM OIL & GAS LIMITED", të cilat bazuara në vlerën e aksioneve në bursen e Toronto Stock Exchange vlejnë 3,78 milione dollarë.





Megjithëse znj. Vokshi nuk deklaron asnjë kacidhe nga këto të ardhura, kjo pasuri është e deklaruar në insitucionet e qeverisë Kanadeze ku ekziston dokumentacioni I plotë I shoqërisë "STREAM OIL & GAS LIMITED". Biznesmeni që znj. Vokshi tha se nuk është e martuar me të rezulton të jetë njeriu më I sukseshëm në vend gjatë qeverisjes së partisë Demokratike. Babai I fëmijës së znj.





Vokshi rezulton të të jetë aksionier në 5 shoqëri të ndryshme, shoqëri këto kryesisht të ngritura pas ardhjes në pushtet të partisë Demokratike. Nëse behet fjalë për biznesin e arit të zi, ndër shoqëritë thuajse monopol në këtë treg, aksioner do të jetë patjetër babai I fëmijës së znj. Vokshi.





Po kështu nisur nga dokumentacioni Arian Tartari rezulton të jetë përfaqësues edhe në shoqëri ndërtimi apo dhe të eksport importit ku për të marrë ekzluzivitetin në treg nuk kanë munguar as VKM- e kryeministrit për shoqëritë ku z. Tartari është aksioner.





Por për të gjithë këtë aktivitet që përfshinë pothuajse të gjitha fushat e ekonomisë shqiptare, znj. Vokshi nuk ka deklaruar asnjë të ardhur përsa I përket bashkëshortit të saj. Ndërkohë në deklaratën e saj të pasurisë, ajo që të vret suyn është vakti se si pjesë e të ardhurave të znj. Vokshi është dhe pencioni I babait të saj.





Shoqëritë qe menazhohen nga Arian Tartari





Po përveç shoqërisë "STREAM OIL & GAS LIMITED" që me vendim të këshillit të ministrave ka ekzluzivitetin e përpunimt dhe përpunimit të hidrokarburanteve, z. Tartari rezulton të jetë aksioner dhe në 4 shoqëri të tjera që çuditërisht po me vendime të këshillit të minsitrave përfitojnë koncesione nga qeveria shqiptare.





Ajo që bie në sy është fakti që të gjitha këto shoqëri janë krijuar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ky aksioner janë njerëz të përfolur si të afër me familjen kryeministrore. Kështu z. Tartari rezulton të jetë përfaqësues I shoqërisë "VISION CONSTRUCTION". Kjo kompani është krijuar në vititn 2007 dhe operon në fushën e ndërtimit, prodhim materiale ndertimi, tregti mallarash të ndryshëm etj.





Një tjetër kompani ky z. Tartari behet aksionet vetëm një vit më vonë është "TREVI Group" dhe ka objekt të punës së saj punime dheu, sistemime, ndërtime civile, vepra arti, tregti artikuj të ndryshëm. Duket se jashtë vëmendjes së z. Tartari nuk janë as ndërtimi i ujësjellësave dhe kanalizimet.





Referuar dokumentacioneve bashkëshorti i znj. Vokshi rezulton të jetë i përfshirë dhe në shoqërinë "ART - CONSTRUCTION", ky ky objekti kryesor i veprimtarisë së saj është pikërisht kjo fushë. Një tjetër shoqëri e krijuar po gjatë qeverisjes së PD-së dhe ky z. Tartari rezulton të jetë aksioner është "ALBAENERGIAPLUS" sh.p.k.





Megjithëse ishte një vit e krijuar, me vendim të Këshillit të Ministrave kjo shoqëri e përfaqësuar nga babai I fëmijës së znj. Vokshi arrin të përfitojë marveshje koncesionare në ndërtimin e hidrocentraleve në vend.





Koncesionet





TIRANË- Arian Tartari, biznesmeni që deputetja Albana Vokshi thotë se nuk e ka zyrtarisht burrë, ka përfituar në koncesion nafte që i jep të drejtën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës nën emrin e një kompanie kanadeze. Falë vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, Tartari posedon të drejtën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës nga Ballshi e deri në Devoll.





Por edhe pse kompania është prezantuar si kanadeze, ajo rezulton që të jetë nën drejtimin e Arjan Tartarit dhe një shtetasi grek që si zyrë ka Ishujt Kajman, një zonë e njohur për ngritjen e firmave fantazmë pasi legjislacioni fiskal është shumë liberal.





Bëhet fjalë për shoqërinë "STREAM OIL & GAS" ku më 23 gusht të 2009 qeveria shqiptare miraton marrëveshjen e koncesioni me këtë kompani për shfrytëzimin e vendburimeve kryesore në vend. Një tjetër mabrveshie konçesionare që z. Tartari ka përfituar është ajo e ndërtimit të hidrocentralëve.





Në korrik të vitit 2007-të, me vendim të Këshillit të Ministrave, miratohet marrëveshja për dhënien në koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve. Kanë qenë vendime maratonë të kryeministrit këto, ku ndërmjet tyre është dhe ndërtimi i hidrocentralit në Suha.





Firma fituese e koncesionit shpallet "Albanergiaplus" Sh.p.k. Aso kohe, marrëveshja u reklamua si sukseset e radhës së qeverisë dhe se projekti do të ulte ndjeshëm importimin e energjisë elektrike.





Në fakt, më shumë se sa zbutja e krizës së energjisë elektrike, bie në sy fakti se si firma arrin të fitojë këto koncesione. Në këtë kohë që është firmosur marrëveshja, znj. Vokshi kryente detyrën e këshilltares së kryeministrit për çështjet ekonomike.





Referuar të dhënave zyrtare të regjistrit të shoqërive zyrtare, bëhet me dije se kjo shoqëri është krijuar më 4 prill të vitit 2006. Por, kjo nuk e ka penguar z. Tartari që vetëm një vit më pas të fitojë një marrëveshje koncesioni, qoftë në sektorin e prodhimit të energjetikës në vend dhe atë të përpunimit të naftës.