Çmimet e shtëpisë në Tiranë shkojnë në 1200 metri katror në zonë brenda unazës. Ndërkohë që në gjithë kryeqytetin çmimet janë rritur me 16 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas agjencive imobiliare çmimi mesatar është 1200 euro për





metër katror megjithatë krahasuar me çmimet mesatare të rajonit të Ballkanit për banesa megjithatë blerja e një shtëpie në Shqipëri duket e lehtë krahasuar me mesataren ballkanike prej 2-3 mijë euro metri katror. Sipas të njëjtave burime një tjetër faktor që ndikon në çmimet e larta te banesave janë problemet me lejet e ndërtimit pasi oferta për apartamente është e kufizuar ashtu sikundër limiti i lejeve të ndërtimit. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija, thotë se çmimet e larta të apartamenteve janë shkaktuar nga ndërtimet e pakta si rrjedhojë e lejeve të kufizuara të ndërtimit. Por ndërkohë që në Tiranë ulja e çmimeve të banesave konsiderohet e pamundur ndryshe duket se ka ndodhur në Vlorë apo në Durrës kryesisht për shkak të rënies së shitjes me 50 për qind. Ndërkohë sipas Bankës së Shqipërisë investimet e biznesit kanë rënë me 64 për qind gjatë katër muajve të parë të vitit 2010 dhe kjo rënie ka prekur kryesit sektorin e ndërtimit. Ulja e investimeve do të pasqyrohet në rritjen e papunësisë dhe në efektet e tjera zinxhirë që rrjedhin prej saj. Shifra është bërë publike në raportin e Bankës së Shqipërisë, ku mësohet se shkalla e ulët e shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi, ritmet e ulëta të kredisë për investime dhe rënia e importit të mallrave kapitalë e të ndërmjetëm sinjalizojnë për një tkurrje të investimeve private. Sipas bankës, kërkesa për mjete monetare e sektorit privat vazhdon të jetë e ulët, duke reflektuar ngadalësimin e aktivitetit ekonomik. Ndërsa ritmi vjetor i rritjes së kreditimit për këtë sektor u ngadalësua më tej në 4.8 për qind në muajin mars. Kërkesa e bizneseve për kredi vazhdon të jetë burimi i vetëm i rritjes së kreditimit, ndërkohë që kredia për individë vijon të tkurret në terma vjetorë për të pestin muaj radhazi. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë dhënë edhe sinjalet e para për një lehtësim të kushteve të kreditimit nga ana e bankave, por ky hap është ndërmarrë vetëm për bizneset e mëdha.