Minsitria e Arsimit dhe Shkencës publikoi dje rezultatet e provimit të detyruar për lëndën e Letërsi-Gjuhë shqipe.

Pas përfundimit të procesit të korrigjimit të testeve nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve (AVA), Agjencia e Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) ka nisur printimin e listave të notave të maturantëve dhe shpërndarja e tyre nëpër DAR/ZA-të për t'u afishuar nëpër shkollat mesme në të gjithë vendin.

Në këtë provim morën pjesë 37.271 nxënës. Korrigjimi i tyre u krye në 4 qendrat kombëtare të vlerësimit në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

MASH bënë të ditur se maturantët kanë mundësi t’i shohin rezultatet në web-sitin zyrtar. Kjo ministri siguron se dhe procesi i vlerësimit të provimit të Matematikës dhe lëndëve me zgjedhje do të bëhet me të njëjtat standarde.