Publikohen notat e provimit të matematikës. Në të gjithë gjimnazet e vendit, janë afishuar listat me rezultatet e provimit të dytë të maturës shtetërore. Sipas të dhënave paraprake, maturantët kanë dalë po aq mirë me nota sa edhe në provimin e letërsisë. Të paktën nëpër shkollat e kryeqytetit, ngelësat, numërohen me gishta.

Tashmë, pas provimit të dytë të detyruar, radha i vjen më 10 korrik provimit të lëndëve me zgjedhje, ku maturantët, kandidatë për studentë do të testohen për t'u pranuar në universitetet publike.