Lidhja e Hoxhallareve te Shqiperise thote se eshte nje organizate e pavarur qe mbledh ne vetvete nje numer te madh teologesh myslimane.





Me deklaraten e saj te merkuren ajo perfshihet ne debatin publik per ceshtjen e shamise islame me shkas nje projektligj per arsimin parauniversitar te autoriteteve te arsimit ne vend. Permes nje letre te hapur Lidhja e Hoxhallareve te Shqiperise deklaron se shamia nuk eshte simbol fetar por pjese e identitetit te besimit mysliman.





Ata kerkojne qe te marre fund ajo qe e quajne diskriminim ndaj ketij komuniteti pasi sipas tyre shfaqja publike e besimit qofte edhe nepermjet veshjes nuk duhet te trajtohet si shprehje e nje ekstremizmi fetar dhe cenim i laicitetit te shtetit por si te drejta legjitime te ketyre praktikanteve besimtare.





Hoxhallaret e grupuar ne kete grupim te pavarur thone se rikonfirmojne ate qe eshte deklaruar edhe me pare nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise se shamia nuk eshte nje simbol fetar por pjese e identitetit te besimit mysliman.





Sipas tyre ndalimi i shamise ne arsimin publik parauniversitar jo vetem qe perjashton nje kategori te rendesishme te shoqerise shqiptare nga e drejta e arsimimit por ai deshmon per perjashtimin e tyre nga jeta publike.





Mirepo deklarata e hoxhallareve ka shkaktuar menjehere reagime ne publik i cili me se shumti shprehet pro projektligjit per ndalimin e simboleve fetare ne arsimin parauniversitar dhe vecmas shamise se kokes nga vajzat myslimane.





Pervec myslimaneve ne debatin qe ka lindur pas prezantimit te draftit te ri te arsimit parauniversitar jane perfshire edhe katoliket. Monsinjor Rrok Mirdita ka deklaruar se ky draft nuk duhet te aprovohet pasi sipas tij nuk percaktohet qarte se cfare kihet parasysh me simbol fetar. Ende nuk jane shprehur zyrtarisht perfaqesues te Kishes Ortodokse.





Myslimanet Shamia nuk eshte simbol fetar







Per Komunitetin Mysliman ne Shqiperi projektligji eshte tejet evaziv dhe nuk percakton qartazi se cfare nenkuptohet me simbolet fetare. Deri me tash perdorimi i shamise tek vajzat myslimane eshte konsideruar si simbol fetar nderkohe qe teologet e kundershtojne kete fakt.





Pikerisht kjo eshte arsyeja pse drejtuesit e Komunitetit mysliman kane reaguar ndaj draftit per arsimin parauniversitar i hedhur per diskutim nga Ministria e Arsimit ne dhjetor te ketij viti.





Ne emer te kryesise se Komunitetit Mysliman Elvis Naci ne nje prononcim per gazeten Shekulli tha mbreme se ky projektligj ne teresine e tij eshte pozitiv duke perjashtuar piken kater te nenit 36 i cili shprehimisht flet per ndalimin e simboleve fetare neper shkolla.





Nga interesimi qe kemi pasur ne Ministrine e Arsimit kemi marre informacionit qe behet fjale edhe per shamite dhe ne per kete pike jemi kundra. Ndersa per sa i perket burkes apo per mbulimin fytyres se grave myslimane ne jemi dakord qe kjo te ndalohet te perdoret nga vajzat qe ndjekin sistemin shkollor.





Momenti i dyte qe ne kundershtojme nga ky projektligj eshte sanksionimi i ndalimit te simboleve fetare. Ne kete projektligj nuk eshte sanksionuar cfare nenkuptohet me simbole fetare dhe qartesimi i ketij neni eshte pikerisht ajo qe ne i kemi kerkuar Ministrise se Arsimit.





Naci thote se i kane derguar verejtjet zyrtarisht ne Ministrine e Arsimit dhe jane ne pritje te ndryshimeve te mundshme te ketij neni pa mberritur drafti per diskutim ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve.





PROJEKTLIGJ PR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR -



QLLIMI I LIGJIT





Ky Ligj ka per qellim te pershkruaje misionin synimet kryesore te arsimit parauniversitar te rregulloje aspektet e ngritjes organizimit drejtimit financimit sigurimit te cilesise se institucioneve te arsimit parauniversitar si dhe rolit te shtetit e te shoqerise ne funksionimin e arsimit parauniversitar.





NENI 5

LAICITETI I ARSIMIT PARAUNIVERSITAR





1. Arsimi parauniversitar publik ka karakter laik.

2. Ne institucionet arsimore eshte i ndaluar indoktrinimi fetar.





NENI 36

NDALIME T DISA VEPRIMTARIVE N INSTITUCIONIN ARSIMOR





1. Ne institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake dhe/ose fetare me nxenesit ose punonjesit e tyre.





2. Ne institucionet arsimore ndalohet indoktrinimi ideologjik i nxenesve.





3. Ndalohet qe nxenesit te detyrohen nga punonjesit e institucionit arsimor qe te marrin pjese ne veprimtari partiake dhe/ose fetare ose ne veprimtari te tjera qe nuk jane parashikuar ne planin e veprimtarive te

institucionit.





4. Ndalohet ekspozimi i simboleve fetare ne institucionet arsimore pervecse ne shkollat ku mesohen lende fetare.





Katoliket Ligji i hap deren intolerances fetare ne Shqiperi





Edhe ipeshkvi ndihmes i Kishes Katolike te Tiranes komenton me keqardhje dhe argumente kunder projektligjin per ndalimin e simboleve fetare ne shkolla i cili pritet te miratohet brenda muajit janar.



Ipeshkev-ndihmesi i Kishes Katolike te TiranesGeorge Frendo sjell kunderargumente logjike qe mund ti shoshise kushdo jo vetem besimtaret apo perfaqesuesit e institucioneve fetare.





Ne krenohemi qe ne Shqiperi ka tolerance fetare. Atehere perse duhet te kemi frike nga simbolet fetare Pikerisht nje ligj i tille i hap vertet deren intolerances - sjell ndermend George Frendo duke folur per Shekulli-n. Edhe pse nuk e ka lexuar ende te plote projektligjin ipeshkev Frendo i referohet asaj qe ka degjuar ne media.





Dhe menjehere sjell parasysh murgeshat katolike te cilat studiojne neper universitete publike shqiptare. A mund te pengohen ato Simbol nuk eshte vetem veshja por edhe kryqi. A do te ndalohet edhe ai





E nese ndalohet njeri simbol i bie te ndalohet edhe tjetri. Po vete ai i veshur me veladonin e priftit dhe me kryqin e madh a do te jete i ndaluar te futet ne pragun e nje shkolle laike Mbreti i Arabise Saudite Papa i Vatikanit me veshjet e tyre fetare do te ndalohen nese kushedi do te duan te shkelin pragun e nje shkolle te tille shqiptare





Gjithe keto pyetje retorike Frendos i grumbullojne keqardhje. Hidhet dhe mbeshtetet edhe tek aleatet e te njejtit hall myslimanet. E gjen tek ata si te pranueshem moslejimin e fytyres se mbuluar perdorimin e se ciles edhe vete feja myslimane e cileson si jo te detyrueshme.





Dhe gje qe ka hapur fushate ne disa vende te Europes me ligje kunder. Mbulimi i fytyres i duket si ne kohen kur grate i perkisnin skllaverise. Pasi per te eshte tjeter gje mbulimi i flokeve dhe tjeter gje fytyra. Por nuk gjen asnje te keqe te shohe nje vajze besimtare myslimane me ferexhe.





Me vjen keq sepse nuk eshte se ka konflikte sot ne Shqiperi rreth simboleve fetare qe te detyrohemi ti heqim keto vertet per tu diskutuar ne raste te tilla. Por perseris dhe nje here qe kjo duhet pare mire sepse mund te sjelle konflikte intolerance - perfundon Frendo.