/ /






Batutat e ish-Presidentit me studentin e Gjuheve te Huaja sot pedagog ne SHBA
Shinasi Rama replika me Aline
Kemi pasur pluralizem qe nga Skenderbeu e hoqi PPSH


Vijon botimi pa censure i dialogut te ish-Presidentit Ramiz Alia me studentet ne dhjetor te 1990 te pegatitur nga ish- kryeministri Aleksander Meksi





Dhjetor 90 Dokumente e Materiale botuar nga Universiteti Europian i Tiranes. Ne kete numer ndodhet debati mes Alise dhe studenteve per pluralizmin politik ku spikat Zef Brozi dhe Shinasi Rama. I pari interpreton Kushtetuten ndersa i dyti i kujton Alise se ne pikat me kryesore te historise se vendit ka mbizoteruar pluralizmi politik.



vijon nga dje
Ramiz Alia Edhe ajo eshte. Mungojne edhe njohurite tuaja.
Arben Imami Pergjithesisht na mungon informacioni. Pra ne nuk kemi nje ligj ku shprehimisht te thote ndalohet
Ramiz Alia Ska asnje ligj ku shprehimisht ti thuhet ndalohet nje partie politike.
Arben Imami Atehere per carsye pengohet Nuk e kam fjalen pengohet por nuk eshte e mendimit Partia e Punes qe krahas saj mund te jepnin kontributin e tyre edhe parti te tjera te cilat do te punonin dhe do te luftonin me pikepamjet e tyre per atdhe per Shqiperi.
Ramiz Alia Shiko lidhur me kete ceshtje pikepamja e partise sone ne radhe te pare eshte nisur dhe niset nga tradita e vendit tone ne kuptimin qe mbi te tera ne shikojme ceshtjen e unitetit te popullit. Nuk duhet te harrojme kupton qe ne jemi nje vend i vogel. Nuk duhet te harrojme kupton qe juve jeni te tere te rinj kupton por populli yne ka luftuar ka luftuar ashper. nderhyrje nga salla ka luftuar ashper
Nderhyrje nga salla Vazhdon te luftoje.
Ramiz Alia Po po po ka luftuar ashper. Ka derdhur gjak te madh. Une qe jam nje cike me plak dhe jo nje cike por shume me shume se juve se jam babai juaj me kupton por 28 mije deshmore eshte 3 per qind e popullsise se Shqiperise. Te mos te harrojme se 1 milion ishte Shqiperia. Ne ndertimin e vendit kupton vendi i rrafshuar per toke ka qene mocalet e Shqiperise vinin deri ne Lushnje. 38 vjet jetonte shqiptari jo larg por ne vitin 1945 kaq ishte mosha mesatare tani eshte 72 vjet mosha mesatare. Pra ne tere keto rrethana kupton populli yne fitoi pikerisht pse ishte i bashkuar. Kunder vendit tone dergoheshin banda diversantesh. Ju si keni jetuar keto.
Arben Imami Kete e dime ne.
Ramiz Alia Ju i keni lexuar. shte ndryshe me lexu. Ti je artist aktor. Kur i luan mundohesh te futesh ne rol dhe keshtu sa here qe keni nje pjese mundohesh te futesh ne rol. Beni perpjekje kolosale studioni futeni ne rol etj. etj. Edhe me siguri futeni ne ate rol mbasi njiheni mire e mire kupton por nje realitet objektiv eshte ky kupton se eshte bere nje lufte shume e madhe. Per ne ne kushte te caktuara historike nje nga faktoret qe kemi fituar ka qene ky unitet i madh i popullit tone rreth nje ideali rreth nje qellimi. Ky ideal ky qellim perfaqesohej nga partia perfaqesohej nga te gjitha organizatat shoqerore. Tani nuk dua te permend qe ideali yne ky ideal i unitetit kombetar ka qene kupton ka qene promotori i levizjes se Shqiperise perpara. Tashi neve po theksojme kupton ceshtjen e demokratizimit te vendit. Ne demokratizimin e vendit ceshtja e pluralizmit eshte nje ceshtje themelore. Ne ckuptim Ne kuptimin e demokracise se mendimit te shprehjes se lire te mendimit te njerezve. Shprehja e lire e mendimit te njerezve ne mendojme kupton qe ne kushtet tona ne realitetin shqiptar kupton qe kemi gjithe keto lloj organizatash te ndryshme nuk pengohet qe mendimi i lire i njerezve te shprehet ne forma nga me te ndryshmet. Sigurisht nuk do te kishte kuptim demokratizimi ne qofte se ne themi se ky mendim ka qene ekselent i shprehur. Tani perkundrazi po themi se duhet me teper. Juve me keni degjuar disa here qe une kam ngritur te hapen gojet. ee e keni parasysh
Salla Po po.
Ramiz Alia E keni parasysh Asnje fjalim nuk eshte mbajtur te mbyllen gojet. Fjalimet qe kam mbajtur une kane qene te hapen gojet. Une po flas per ate cka une kam thene dhe gojet duhet te hapen. Tani gojet duhet te hapen por te mos harrojme se duhet ne interes te popullit ne interes te atdheut ne interes te lirise pavaresise se tij. Kete duhet te kemi kujdes te tere.
Reagim nga salla Pa dyshim.
Ramiz Alia Mire mire une jam i bindur qe pa dyshim por kini kujdes se ka edhe me dyshim. Ka mendime te tjera eshte logjike qe te kete edhe mendime te tjera. Ne vendimin e pleniumit te Komitetit Qendror sot natyrisht partia nuk jep urdhra per kete pune shprehu mendimin qe ne keto kushte mundet te ndihmoje ne demokratizimin e metejshem te vendit edhe paraqitja e organizatave te vecanta kupton pluraliste ne sistemin tone.
Blendi Gonxhe D.m.th nuk ka kufij
Ramiz Alia Une nuk them dot une nuk them asnje kufi them derisa flitet organizim pluralist ai nenkupton cdo gje cdo gje nenkupton. Tashi ne kete ceshtje natyrisht ka ligje sepse nese nje parti kerkon te paraqitet me nje program fashist ne baze te ligjit nuk lejohet. Ne ligj ka disa pika.
Tefalin Malshyti Ne kemi ardhur ketu tju takojme si President dhe jo si sekretar i Partise sepse ne letren tone kerkojme takim me presidentin Ramiz Alia dhe si president flasim me ju. Keto jane vendimet e partise vendimet e pleniumit. Jane shume te sakta shume te drejta dhe per kete nuk ka asnje dyshim. Megjithate sic e thate edhe ju vete ky eshte nje vendim dhe nuk dihet se kur do te shpallet nje ligj. Kete e ka ne dore Kuvendi Popullor dhe jo partia. Prandaj ne duhet te diskutojme ne kete plan dhe jo ne planin e partive. Pra duhet te diskutojme ne planin presidencial si te thuash shteteror dhe qe keto te behen vendim keto pika kete gje duhet te sqarojme.
Ramiz Alia E di ti Kushtetuten
Tefalin Malshyti Kushtetuten me aq sa kemi lexuar.
Ramiz Alia E ke lexuar nenin 54 te Kushtetutes
Tefalin Malshyti Jo nuk e kam lexuar.
Ramiz Alia Ashtu Domethene sje ne korrent. Nenin 54 te Kushtetutes kush e ka lexuar
Zef Brozi Shoku Ramiz une e kam lexuar. Jam jurist.
Ramiz Alia Je jurist
Zef Brozi Ne nenin 54 te Kushtetutes thuhet se shteti perkrah shtetasve nderhyn Ramiz Alia disa here se une nuk po e them fjale per fjale u lejohet te krijoje nderhyn Ramiz Alia shteti u lejon te krijohen shoqata organizata politike kulturore shoqerore shkencore etj. Etj. shoqata organizata politike kulturore shoqerore shkencore etj. Etj. te cilat vazhdon etj. etj... dhe ndalesa eshte kjo nuk lejohet krijimi i shoqatave dhe partive me karakter fashist antidemokratik luftenxites racist etj.
Ramiz Alia E kuptoni ju kete
Zef Brozi Une duke interpretuar kete nen
Ramiz Alia Kete nen interpretoj dhe une. Mendoj se ky vendim i Komitetit Qendror nuk ka nevoje per asnje interpretim tjeter. Mjaft eshte ai nen i Kushtetutes.
Zef Brozi Ligji e lejon.
Ramiz Alia Ligji e lejon. E dyta ligji elektoral te cilin ju duhet ta keni lexuar thote se subjekte politike jane Partia e Punes se Shqiperise Organizata Sindikale e care jane keto me radhe dhe shoqata te tjera te njohura me ligj.
Shinasi Rama eshtja qe shtrohet ketu per pluralizmin eshte nje cike e manget.
Ramiz Alia Si eshte
Shinasi Rama Ju thate qe per nje arsye te ndjekim traditat e mira te popullit. Dua tu kujtoj se gjithmone ne momentet me kyce te historise se popullit tone ka pasur pluralizem. Po te doni po ju sjell nje shembull qe nga lashtesia por po ndalem ne Kuvendin e Lezhes qysh ne kohen e Skenderbeut. Ai ishte pluralizmi me i sakte dhe me i pare i sanksionuar i fisnikeve shqiptare. Po te vazhdoj edhe me mbrapa ju mund te qeshni por keto qe po them une jane argumente.
Ramiz Alia Nuk qesh. Une degjoj me vemendje te madhe dhe me respekt cdo te ri qe shpreh mendimet e tija edhe kur keto jane te gabuara. Une jam mesuar te bisedoj me gjithfarelloj njerezish. Edhe me ato qe kane te drejte edhe me ato qe skane te drejte. Dhe kam durim shume dhe ty do te degjoj deri ne fund. E fillove me princat ne kohen e Skenderbeut qe skishte parti ne ate kohe por sprish pune vazhdo.
Shinasi Rama Shiko pluralizmi nuk fillon tek partia. Pluralizmi fillon tek e drejta me mendu ndryshe.
Ramiz Alia Shume e drejte.
Shinasi Rama Pra ishin princa ose fshatare ato ishin njerez dhe kishin mendimet e tyre. Pra nuk po flasim per partite por per pluralizmin. Po te kthehemi tek Lidhja e Prizrenit 1878 do te shohim qe po ashtu pati nje pluralizem mendimesh me nje qellim te perbashket clirimin e Shqiperise autonomine e saj ne qofte se ju preferoni saktesine e termave. Po ashtu po te kthehemi edhe ne kohen e Ismail Qsmalit ne ate qeveri te krijume me aq urgjence u ruajt pluralizmi i mendimeve dhe ideve sepse kryeminister ishte imzot Kacorri nenkryeminister ishte Imzot Kacorri dhe ne te njejten kohe nenkryeminister ishte Aqif Pashe Elbasani dhe Mullai i Madh. Pluralizmi ne Shqiperi vazhdon me nje tradite te mrekullueshme te cilen mund ta lexojme ne te gjitha regjistrimet e Parlamentit ne bisedimet e Parlamentit. Kjo eshte nje periudhe shume e ndritur te pakten per demokracine ne vendin tone eshte nje periudhe e tille kur nje libohovas si Avni Rustemi shkon ven kandidaturen e vet ne prefekturen e Kosoves edhe nji Ekrem Bej Libohova detyrohet me ngele pa vend per deputet dhe shkon e ven ate ne cifligun e gruas. Pra populli injorant ose painjorant.
Ramiz Alia Kush eshte injorant Jo injorant mos i thuaj popullit.
Shinasi Rama Nje minute ju lutem
Ramiz Alia Mos i thuaj popullit injorant.
Shinasi Rama Une nuk dua te bej insinuata une po flas se jam nje cik i ngjirur. Po ju them nje gje se eshte folur qe populli yne ishte 80 per qind analfabet. Fjala analfabet dhe fjala injorant d.m.th i paditur. Pra ne qofte se do ta shohim ne sensin e padijes do te themi kete padije kulturore te ashtuquajtur kulturore popullit tone i mungonte. Te vazhdojme me pluralizmin e partise popullore dhe te opinges ne kohen e Fan Nolit. Ashtu sic jeni ju i ndergjegjshem sic jam edhe une qe ne nje banke ka rastis me u ul edhe nji satrap si Zogu edhe nji demokrat si Fan Noli. Megjithate korrektesa ka kene korrektese deri ne nje fare mase. Pra pluralizem ka pas. Nuk do permendim rastet e meparshme kerkesat e vecanta. Te vazhdojme mandej. Asht thane qe ne periudhen e Ahmet Zogut nuk ka pas pluralizem. Kjo eshte e vertete dhe eshte periudha e satrapit te madh despot njeriu qe e shpuri vendin tone ne mjerimin me te zi. Per kete ne jemi gjithe te ndergjegjshem. Por megjithate i shtyre nga nevojat e tij personale ne vitin 1936 nen flamurin e neo- shqiptarizmes u krijua nje e ashtuqujtura partia e te rinjve e cila iu kundervu te vjeterve. Pra ne rastin me negativ qe ishte sherbetori i nje mbreti pluralizmi u shfaq edhe kete here ne Shqiperi. Gjate luftes Nacional lirimtare eshte bere nga udheheqja e partise dhe per kete jemi ne dijeni te gjithe. Por mesa di une mesa di une te pakten ne gazete shenohej te pakten qe per nje periudhe te gjate kohe partia ka qene ilegale sepse ai qe ka udheheq luften e popullit tone per nje periudhe kohe ka qene ne France. Ju keni qene ne ate kohe gjeneral jeni gjeneral.
Ramiz Alia Nenkolonel. Asnjehere nuk kam qene gjeneral. Mos me ngaterro.
Shinasi Rama Lere ate pune se une kam lexue dokumentet. Ti ke qene kolonel.
Ramiz Alia Nenkolonel kam qene nenkolonel.
Shinasi Rama Kolonel keni qene dhe une e kam pa te shkrume. Po ja u them une kolonel. Komisar i Divizionit te 7-te.
Ramiz Alia Tashi ti do me me tregue edhe cfare kam qene Nenkolonel kam qene.
Shinasi Rama Tani te vazhdojme me pluralizmin.
Ramiz Alia Vazhdo.
Shinasi Rama Pra tradita e pluralizmit ne Shqiperi eshte nje tradite e cila nuk eshte prehur asnjehere deri ne vitin 1946. Pse nuk eshte pre dhe cpasojash pati premja Jam me mendimin tuaj e shprehet dhe e formuluat shume sakte. Qe ne 20-30 vitet e para partia i vuri gjoksin punes dhe beri te pamunduren dhe ashtu eshte.
Nderhyn salla Populli edhe populli.
Ramiz Alia Si
Shinasi Rama Nji minute une po flas partia i vuri gjoksin...
Ramiz Alia Mire e ke ti.
Shinasi Rama Partia i vuri gjoksin por populli i dha jeten partise dhe partia i dha ne te njejten kohe ate qe ju thoni se partia eshte truri dhe mendja e popullit por mesa duket me keto te rejat po na dalin ndryshe. Te mos bejme insinuata une nuk kam ndermend me fol ashtu.
Ramiz Alia Kjo qe po thua ti djale i mbare eshte tamam insinuate. Kjo sduhet bere kjo sduhet bere. Me ca po del ketu ska qene keshtu. shte keshtu
Shinasi Rama Mos u kapni mbas fjaleve te mia.
Ramiz Alia Jo jo jo. Nje minute. Une jo rastesisht mora fjalen i pari qe tu shpjegoj se demokracia kerkon edhe durim edhe tolerance edhe miresjellje. Une po perpiqem te respektoj miresjelljen tolerancen durimin. Edhe pse Sepse vleresoj mendimin e te tjereve qofte edhe kur sjam dakord prape e vleresoj. Fol moj Mimoze nuk eshte keshtu Edhe bashke biseduam. Prandaj them se duhet ashtu folur drejt me mire thojeni drejt mendimin qe keni. Te thashe une kam degjuar gjithfare lloj gjerash. Kam nje eksperience personale politike domethene qysh ne moshe fare te re.
Arben Imami Padyshim qe ju e keni kete.
Ramiz Alia Kam me shume eksperience por nuk e them per te imponuar mendimin tim ju lutem e them
Salla E kemi kuptuar kete dhe ne ju duam.
Ramiz Alia Shume mire atehere kjo me gezon qe ju keni respekt dhe me doni. Ju faleminderit shume
Salla Duartrokitje te gjata.
Ramiz Alia Ju faleminderit shume Prandaj une bisedoj me zemer te hapur me juve sepse edhe une kam deshire te degjoj mendimet tuaja. Mendimet tuaja mi thoni ashtu si i keni dhe mundesisht sa me te permbledhura.
Shinasi Rama Kerkesa jone eshte kjo qe te formulohet qarte pluralizmi politik.
Ramiz Alia Kjo ide qe keni ju eshte formuluar shume qarte ne kete vendim.
Shinasi Rama Me duket se eshte nje fraze...
Ramiz Alia Nuk ka rendesi hic kjo. E ke gabim ti e ke gabim dhe po ta shpjegoj se pse. Ky fakt qe shprehu ky mendim se eshte ne dobi te demokratizimit te jetes se vendit dhe pluralizmit krijimi nderhyrje nga salla. Si the ti Ne sot po bisedojme ti thua seshte ne rregull. Me kete mbaron ky muhabet. Kuptoni eshte e qarte kjo. A eshte e qarte kjo
Zef Brozi Po eshte e qarte. Po qe ju jeni dakord me pluralizmin.
Ramiz Alia Po jam dakord edhe Komiteti Qendror i Partise shprehu kete mendim.
vijon neser


Lista e kandidateve per deputete te PD per zgjedhjet e 31 marsit 1991


vijon nga dje
Rrethi i Pukes
Simon Gjin Puta mjek kirurg
Haki Ismail Mustafa ing.
Zekri Shaqir Palushi mjek
Lek Marash Hajdari mesues

Rrethi i Sarandes
Kujtim Xhevdet Lloha jurist
Kosta Llazo Druri agronom Kand. Shkenc
Lutfi Ibrahim Bajrami agronom
Thanas Jani Papathanasi mesues
Niko Vangjel Roshi agronom
Vasil Kristo Kali agronom
Sotir Nikolla Qlrjazati pedagog

Rrethi i Skraparit

Ilir Teki Malindi jurist
Mustafa Selam Nano ing. elektronik
Edmond Skender Dragoti pedagog. kand. Shkenc
Demir Sabri Gramozi ing. ndertimi

Rrethi i Shkodres
Mehdi Sait Shabani gjeolog i zgjedhur
Blerim Naim ela ekonomist i zgjedhur
Mendu Maliq Derguti historian i zgjedhur
Bujar Qamil Golemi ing. ndertimi i zgjedhur
Azem Shpend Hajdari student i zgjedhur
Ali Sulejman Spahija mjek kirurg i zgjedhur
Pjeter Ndoc Pepa stomatolog i zgjedhur
Dode Nik Kacaj mesues i zgjedhur
Qazim Alush Lika mesues
Seit Lan Ymeri stomatolog
Gjon Ded Gjinaj veteriner
Behadir Halit Bakalli ekonomist i zgjedhur
Kole Lin Tonaj mesues i zgjedhur
Agustin Zef Shqalsi pedagog i zgjedhur
Pjeter Filip Arbnori punetor i zgjedhur
Vehbi Hamdi Gruda ing. Ndertimi i zgjedhur
Gezim Shaqir Luli mesues i zgjedhur
Tonin Gasper Alimhilli veteriner i zgjedhur
Francesk Kol Mojsi agronom i zgjedhur

Rrethi i Tepelenes
Ilirian Odise Zhupa shkrimtar
Sorir Argjir Ceka mjek kirurg
Qsmal Hamit Mita ing. Ndertimi
Skender Eqerem Pajo zooteknik i larte

Rrethi i Lushnjes
Bardhyl Qsmal Caco ing. Mekanik i zgjedhur
Kujtim Masar Gina ekonomist i zgjedhur
Ismail Selman Arapi mjek
Sami Seit Sharka agronom
Faslli Banush Mezini mesues
Vladimir Laver Selmanaj veteriner
Sokrat Thanas Shyti mesues
Prenjo Serer Imeraj mjek-otorino
Petro Thomas Lito ekonomist
Nasi Jano Lako agronom
Resmi Ali Ferhati mesues

Rrethi i Matit
Luan Baftjar Kola ing. Pyjesh
Mehmet Mustafa Kurti agronom
Avdi Seit Llozhi ing. maksheder
Bajram Mehmet Biba farmacist
Muharrem Elmaz Dezhgiu historian
Bashkim Tafik Isaku mjek

Rrethi i Mirdites
Muharem Musa Bicprendi ing. mekanik
Fran Zef ukaj mesues
Dardhok Bibe Jushi jurist-avokat
Mark Gjon Boci ing. Pyjesh

Rrethi i Permetit
Petrit Ferrik Rexhepi mjek
Ahmet Adem Shehaj agronom
Llazar Jano Thanasi veteriner

Rrethi i Tiranes
Tritan Masar Shehu mjek. Docent i zgjedhur
Ylli Mexhit Vejsiu ekonomist prof dr i zgjedhur
Rushen Mahmud Golemi mjeke kirurge e zgjedhur
Napoleon Dhimiter Roshi gazetar i zgjedhur
Arben Fari Imami regjisor i zgjedhur
Mitro Pilo ela ekonomist gazetar i zgjedhur
Besnik Bajram Mustafaj shkrimtar i zgjedhur
Ridvan Edmond Peshkepia student i zgjedhur
Sokrat Andon Nesturi ing. mekanik
Albert Esat Karriqi kand. Shkenc i zgjedhur
Tomor Bajram Malasi ing. miniera kand. Shkenc i zgjedhur
Genc Pellumb Ruli ekonomist i zgjedhur
Franko Gjon Krroqi ing. Miniere i zgjedhur
Dhimiter Pano Anagnosti regjisor i zgjedhur
Gjinovefa Miti Ndrenika mjeke gjinekologe e zgjedhur
Maksim Manol Konomi mat. infor. kand. Shkenc i zgjedhur
Aleksander Gabriel Meksi ing. i zgjedhur
Shahan Rexhep Memia biolog-ped. kand. shkenc
Emanuel Prokop Heba zooveteriner dok. Shkenc i zgjedhur
Fiqiri Isuf Xibri elektricist
Rexhep Sali Uka agronom-pedagog i zgjedhur
Edmond Janaq Budina aktor-regjisor
Ylli Beqir Vela agronom
Dashamir Hamit Shehi ekonomist
Kastriot Fuat Selimi ing. Pyjesh
Petrit Rasim Kalakula agronom
Gjergji Pandeli Borova ing. mek. bujq doc.
Bashkim Ibrahim Berisha mesues

Rrethi i Tropojes
Hysni Uke Hoxha ekonomist
Kol Tahir Tahiri pedagog
Arif Demush Gashi mesues

Rrethi i Vlores
Gramoz Josif Pashko pedagog
i zgjedhur
Roland Perlat Tafili ing. Elektronik i zgjedhur
Kosta Pali Koci mjek kand. Shkenc i zgjedhur
Abedin Elmaz Elmazi mesues i zgjedhur
Gafur Hasan Shametaj ing. Gjeolog i zgjedhur
aush Muharem Banushi mesues
Bastri une Sofia ekonomist
Avdul Nazif Deromemaj ing. Hidroteknik
Ylli Sadik Bora mesues
Adhurim Kaso Musaraj merceolog
Filip Nasho Taco agronom i zgjedhur
Kristaq Kosta Lala mjek
Hasko Xhemil Hoxha ing.kimist
Petraq Arqile urri jurist i zgjedhur