TIRANE- Shoqata e ish-të përndjekurve politikë ka reaguar ndaj hapjes së cështjes gjyqësore ndaj Lirak Bejkos dhe Gjergj Ndrecës, të cilët akuzohen për reagimin e dhunshëm ndaj deputetit Ilir Rusmajli.

Ish-të përndjekurit e kanë cilësuar cështjen gjyqësore, një fyerje ndaj kësaj kategorie.

“Gjykata e Tiranës hapi cështjen penale në ngarkim të qytetarëve Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca. Për çdo seancë që ata do të ulen në bankën e të akuzuarve do të jenë aktakuzë për mos hapjen e dosjeve, për fyrjen dhe diskriminimin e të burgosurve politikë. Është shumë e padrejtë, p.sh. hetuesi Agim Tirana ka torturuar me qindra njerëz dhe askush nuk e ka marrë njëherë në pyetje, të paktën t’i heqin të drejtën e profesionit. Ka qenë i inkriminuar dje, nuk mund të jetë sot eksponent i drejtësisë. Ky është një krim që bën shteti për të treguar se krimi i djeshëm mbrohet me ligj, ndërsa vuajtja e djeshme duhet të vazhdojë të vuajë dhe sot”, thonë ish të përndjekurit në reagimin e tyre.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)