Mjekja dietologe, Liljana Uruçi, në një intervistë për “Standard” shpjegon arsyet se përse dietologët janë absolutisht kundër dietave ekstreme dhe pro një ushqimi të shëndetshëm. Ndërkohë që dihet se dita-ditës pjesë e jona po bëhen ushqimet e shpejta, mania e shumë vajzave për të qenë sa më në formë edhe me dieta ekstreme.


Ndaj dhe mjekja dietologe Uruçi pohon se “nuk janë dietat e rrepta ato që të bëjnë të ndihesh mirë, por regjimi ushqimor vetjak që secili prej nesh duhet të mbajë”. Për këtë arsye mjekja jep disa këshilla se si duhet të ushqehemi në këto ditë ku një pjesë e mirë janë me pushime pranë bregdetit dhe të tjerë në aktivitetin e tyre të përditshëm. Për secilën palë duhet që ushqimi të jetë i bollshëm dhe me elementë sa më të shëndetshëm për organizmin tonë, duke arritur të kemi një trup sa më në formë dhe me kilogramët e duhur edhe pas përfundimit të këtyre ditëve të ngrohta dhe pushimeve verore.





Për t’u dukur sa më bukur në plazh shumë prej nesh mbajnë dieta të rrepta dhe të pakëshillueshme. Doktoreshë, si mund të shmangen këto dieta?


Është bërë e modës që dietat të merren nga materiale të ndryshme që sidomos moshës së re i bie në dorë dhe këto të mos konsultohen me një mjeke dietologe. Nuk është dieta strikte që të bën të ndihesh mirë, por është regjimi që mbajmë, e thënë ndryshe, stili i jetës që secili nga ne zhvillon çdo ditë me një ushqim të ekuilibruar dhe me një jetë aktive, ku kaloritë e marra duhet të harxhohen gjatë ditës, në të kundërtën depozitohen në formën e dhjamit. Dietat janë individuale në përcaktimin e saj ndikon mosha. Karakteri i punës, aktiviteti fizik gjatë punës, aktiviteti jashtë punës, gjendje fiziologjike të veçanta.


Cilët faktorë janë më të predispozuar për të ndikuar në shtimin apo pakësimin e kilogramëve të trupit tonë?


Është mjaft e rëndësishme që të dihet se konsumi i energjisë matet me kilokalori ose kilojaul ku lkk=4.168kj. Rëndësi të veçantë ka respektimi i raportit të proteinave - l -, karbohidrateve - 4 - e lyrave - 1 - plus të jetë e pasur me vitamina e minerale të domosdoshme në organizëm për zhvillimin e reaksioneve metabolike. Dietat nën 1000 kalori nuk janë të këshillueshme dhe në qoftë se janë të domosdoshme pra një obezitet duhet të bëhen nën kujdesin e dietologut dhe analizave laboratorike për të parë nivelin e mineraleve ulja e tyre shkakton fibrilacion deri në vdekje të menjëhershme. Për të mos pasur nevojë për dieta, normalisht duhet të merret ushqimi i ditës nëpërmjet 4-5 vakteve dhe jo të një vakti shumë të bollshëm sepse organizmi përdor ato kalori që ka nevojë e pjesa tjetër depozitohet në formë të qelizave dhjamore e pjesën tjetër të ditës organizmi përdorë qelizat e trupit që është e dëmshme për organizmin.


Mëngjesi është i domosdoshëm për të pasur një ditë me produktive dhe aktive. Qumësht ose lëngje frutash i freskët me drithëra integrale të kufizohen K/H me thithje të shpejtë të cilat ulin ndjenjën e urisë. Brumërat, sallamet, konservat, ushqimet me lyrë shumë, pijet alkoolike lejohen në sasi të vogla 1 gotë vere ose birrë për të përmirësuar oreksin dhe ndihmon digjestionin gjatë ushqimit.


Tejkalimi i sasive të pijeve alkoolike përveç disekuilibrit nutricional mund të krijojë probleme të vartësisë, toksicitetitme, komplikacione të sëmundjeve si cirroza e disa tipa tumoresh.


Cilat janë ushqimet e duhura. Çfarë duhet të konsumojmë më së shumti gjatë kësaj vere?


Në temperaturat deri në 35 gradë celsius e më shumë nuk ka njeri të mendojë si një hamës, por mendon si të freskohet sadopak dhe me çfarë.


Gjatë verës rekomandohen të gjitha perimet dhe frutat e të gjitha ngjyrave mëngjese përmbajnë nivel të lartë uji, organizmit të etur i ofron edhe elektrolit që humbin menjëherë nga djersitja e tepërt.


Perimet dhe frutat janë të pasura me antioksidant që i duhen organizmit që të mbrohet nga veprimi i radikaleve të lira që organizmi ka më shumicë nga veprimi i shumë faktorëve. Duke përfshirë dhe veprimin e rrezeve të diellit.


Me gjithë zgjedhjet e verës, asnjë kategori ushqimore që balancon raportin nutricional nuk duhet të eliminohet plotësisht për këtë zgjidhen proteina më të lehta për metabolizmin.


Peshku i bardhë, midhjet, gaforret janë burim i mirë proteinash në të njëjtën kohë janë burim i aminoacideve esenciale.


Soja është burim i mirë për balancim të dietës ka kualitet të lartë të proteinave e mundë të përdoret gjithë vitin.


Nënproduktet e qumështit me nivel të përcaktuar lyre sigurojnë organizmit CA, e


proteina, për sa i përket djathit duhet të zgjidhet djathi i njomë jo i staxhionuar.


Trupi nga temperatura e lartë humb me djersë shumë elektorit që duhet të zëvendësohen.


Megjithëse ushqimi është i ekuilibruar hidratuesi më i mirë është uji. Njerëzit e


shëndetshëm duhet të pinë 0,3 decilitër lëngje për kg të masës trupore. 2 -2 e gjysmë lëngje në ditë e në raste sforcimesh fizike edhe më shumë.


Për të plotësuar elektrolitet e humbura mund të shtoni në ujë pak kripë gjelle të zakonshme.


Të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna duhet të kontrollojnë lëngjet. Përveç ujit, në temperaturat e verës freskues i mirë është edhe çaji i ftohtë që pengon dehidrimin dhe furnizon trupin me nutrientë të domosdoshme.


Zgjedhje e mirë janë frutat e freskëta, lëngjet jo të sheqerosura të frutave, perimeve të stinës, për këtë janë shalqiri, pjepri domate agrumet sallata brokoli.


Pijet alkoolike e kafeinike nuk janë mjete për t’u hidratuar, kanë elemente diuretike.


Lyrat, mishi i kuq e produktet me nivel lyre të lartë të reduktohen në maksimum.


Mos konsumoni ushqime të ftohta e pije të ftohta. Freskia që do merrni është e momentit e mbeten disa ndjesi tkurrjesh.


Mos të fillohet dita me kafe. Molla është e mirë kundër stresit. Darka e lehtë dhe jo në orët e vona ruan shëndetin.


A është e mundur që edhe duke bërë pushime nën rrezet e diellit apo duke kryer aktivitete të përditshme të mbahet një trup në formë? Çfarë këshilloni ju doktoreshë?


Në radhë të parë është e këshillueshme që të ushqeheni me ushqime natyrale e të eliminoni ushqimet industriale. Ushqehuni me më shumë mish pule që është burim i triptofanit e aminoacideve. Asnjëherë mos kaloni vaktet. N.q.s trupi është gjatë pa ushqim, bie sheqeri dhe rritet dëshira për të ëmbla. Ushqehuni 4 herë më shumë me zarzavate e sallata se mish, vezë, djathte, peshk ose karbohidrate si oriz, bukë, patate, bishtaja.


Çdo ditë hani 5 porcione zarzavate të freskëta e të thata. Mundet të merret një gotë lëngje frutash pa sheqerna në mëngjes; një pjatë e madhe sallate, për darkë, për darke hani dy lloje zarzavatesh.


Sasia për vakte të mos kalojë sasinë që mbajnë dy duart tuaja. Mundohuni të hani mish të kuq jo me shumë se tri herë në javë, më shumë peshk. Provoni të hani fruta të thata, sasi e vogël në vend të tortës e kollacit.


Lehtësoni gatimin si kinezët, në vend të vajit, verë e zvogëloni përbërësit dhjamorë, shtoni hudhrën e qepën. Zvogëloni gjalpin, djathin e përdorni vajin e ullirit. Në restorante më mirë porositni dy herë pjatën e parë se ju lejon për ndonjë ëmbëlsirë.


N.q.s hani ushqim që përmban karbohidrate integrale, kjo automatikisht ul lyrën në organizëm.


Hani sallatë frutash në vend të akullores.


Për shumë femra mbetet problematik celuliti. Gjatë kësaj vere a mund të kërcënohemi nga celuliti?


Në qoftë se ju hahet diçka lirshëm, hajeni, por mos e teproni, mos hani shumë. N.q.s nuk keni probleme me peshën, armiku juaj do jetë celuliti. Njihet celuliti i butë e i fortë.


I buti shihet kollaj i forti fibrozi duhet të shtypësh me dy gishta nuk varet nga pesha por është shenjë e një ushqimi jo të mirë.


Cilat janë këshillat tuaja doktoreshë për të mbajtur sa më larg celulitin?


Si fillim, flakeni cigaren e merruni me sporte. Jo të bëni dieta të forta.


Të eliminoni kripën e ta zëvendësoni me bimë mjekësore për gjellën. Bostani në vende të akullores, pjepri është ideal.


Ananas ndihmon në nxjerrjen e toksinave, duhet të jetë në listën e ushqimeve tuaja. Kosi me pak lyrë dhe që ka lactobacillus acidophilus.











Studimi





Ushqimi i duhur bën çudira





Shumë ekspertë mjekësorë pajtohen se ushqimi i rekomanduar dhe i rregullt, shkakton çudira, jo vetëm për organizmin në përgjithësi por edhe për lëkurën, e cila ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm, sidomos në formë të ushqimit kualitativ.


Është shumë me rëndësi konsumimi i sa më shumë pemëve dhe perimeve të pasura me vitamina, të cilat shpejtojnë shumë funksione të ndryshme trupore, në veçanti ato të pasura me vitamina A, C dhe E, pasi që këto vitamina i sigurojnë elasticitet lëkurës dhe e përgatisin atë për ditët verore.


Me qëllim që lëkurës t’i ofrohet trajtim i përshtatshëm për ta mbrojtur atë nga rrezatimi ultravjollcë, duhet pasur kujdes në regjenerimin e saj.


Kjo realizohet edhe me lloje të ndryshme të pilingut me anë të cilit largohen qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës dhe mundësohet që shtresat e tjera lëkurore “të marrin frymë”. Përveç këtyre rekomandohen edhe maskat dhe kremrat e pasura me vitamina dhe minerale.