Vetë diktatori Hoxha kishte ngarkuar Ramiz Alinë që të izolonte politikisht e personalisht Myslym Pezën, në mënyrë që ai të mos rrëfente se kishte qenë një vrasës me pagesë, njeri i jugosllavëve dhe një komunist imoral. Por këtë zhvarrosje politike e ka harruar ministri i diktaturës Gramoz Ruçi dhe muhaxhiri Edi Rama, i cili tani po kërkon shtëpi me qira tek Blloku i Koēo Kokëdhimës

Gramoz Ruçi përmendi mbrëmë faktin e zhvarrimi të Myslim Pezës më 1992 dhe mjerimin që ka pushtuar sot Dashamir Pezën dhe Edi Ramën rreth vendosjes së kullës së Myslimit nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Por Ruēi, mjaft i ambientuar me tematikat e Sigurimit të Shtetit dhe të vrasjeve me pagesë, për të cilat Myslym Peza ka qenë mjaft i njohur dhe gazeta “55” ka publikuar një dosier special, harron të informojë publikun për zhvarrimin e parë të vërtetë që komunistët i bënë Myslym Pezës. është zhvarrimi politik i Enver Hoxhës, i cili në një fjalim të incizuar e të transkriptuar, që rastësisht është vënë në punë nga Ramiz Alia, trashëgimtari i diktaturës hoxhiste, e degradon Myslym Pezën në pozicionin e tij të vërtetë, në atë të vrasësit me pagesë, veglës së jugosllavëve dhe fshatarit që me megalomaninë e tij po i prishte punë edhe Partisë Komuniste. Njeriu për të cilin flet Enver Hoxha në fjalimin e tij duket se s’ka asnjë rëndësi për Partinë Komuniste, e asnjë vlerë as për Mbledhjen e Pezës, për të cilën duket se as Gramoz Ruçi s’ka informacionet e duhura.
Pa u futur tek hollësitë që sjellin detyrimin e shtetit për ta rikthyer në muze shtëpinë ku aktualisht flinte Edi Rama (tani thuhet se po kalon muhaxhir tek lagjja e ndërtuar nga Koēo Kokëdhima, m’u përballë vilës ku dremiste Merhumi), po i sjellim Gramoz Ruçit dhe publikut në vëmendje zhvarrimin e parë të vërtetë të Myslim Pezës, zhvarrimin që ashtu siē ndodh në diktaturat komuniste, ndodh ende pa vdekur subjekti, degradimin politik të Myslim Pezës, shpallur prej vetë Enver Hoxhës, qysh në vitin 1982, në komunikimin special që ai ka pasur me Ramiz Alinë, pasardhësin e emëruar prej tij dhe Zonjës së Zezë, Nexhmije.

Pjesë nga ditari sekret i Enver Hoxhës
Kaluan vite. Marrëdhëniet e Myslim Pezës me Haxhi Lleshin, si kurdoherë, ishin të shkëlqyeshme pa asnjë re. Por, gjatë vitit të fundit, papritur e pa kujtuar, filloi të vërehej qielli i kësaj miqësie. Myslim Pezës, që partia dhe unë ia kemi vënë shumë mirë në dukje rolin që ka lozur ai në Luftën Nacionalēlirimtare, i hipi në kokë që në moshën 80 e ca vjeēare dhe i verbër nga sytë të shkruajë kujtimet në “tre vëllime”. Ai u mor vesh me Haxhi Lleshin, i cili i rekomandoi që të vinte t’ia regjistronte në shtëpi sekretarja e tij. Dhe kështu u bë. Filloi regjistrimi, por Myslimi nuk “kish durim”, ky donte t’i shtypte këto sa më shpejt. Pse? S’dihet. Myslimi u zemërua dhe u shpreh se “kjo grua nuk është e mirë, regjistrimet e kujtimeve të mia ajo po i mban në sirtar, pse kërkon t’i përdorë nga Haxhi Lleshi për veten e tij”. Në fakt, edhe Haxhi Lleshi kish filluar regjistrimin e kujtimeve të veta. Të dy po vepronin paralel dhe të dy palëve po ua rregullonte këto kujtime e njëjta grua, Dëshira Shehu. Myslimi kërkoi me zemërim t’i dorëzoheshin regjistrimet e tij, pse mendonte që “Haxhiu po i hante bukën”. Iu morën regjistrimet kësaj gruaje, e cila nguli këmbë të mos i jepte, pastaj u urdhërua t’i dorëzonte me protesta në Komitetin Qendror. Myslimit iu dha një person tjetër nga Partia për të vazhduar regjistrimin dhe ky ia regjistroi, ia zbardhi, iu dha një kopje aparatit të Komitetit Qendror dhe një kopje aparatit të Komitetit Qendror dhe një kopje iu dha vetë Myslimit. Ky priste që Komiteti Qendror t’ia dërgonte shtypit por kjo punë po vonohej. Atëherë Myslim Peza shpejt e shpejt ia dërgoi këto Ndërmarrjes së Botimeve, ku personi i ngarkuar me këtë punë duke i lexuar “këto kujtime”, vuri duart në kokë nga përmbajtja, prandaj lajmëroi Komitetin Qendror të Partisë. Këto regjistrime po studioheshin në këtë kohë nga aparati i KQ që kishte ardhur në konkluzionin se s’mund të shtypeshin pse kishin të bënin me një histori plot aventura të Myslimit, që ai konsideronte si akte “heroizmi, patriotizmi” etj., deri në fillimin e Luftës Nacionalēlirimtare kur ai mori kontakt me ne. As ngjarjet historike të Pezës, që janë vepër e partisë, as lufta e pezakëve nuk përmendeshin në këto regjistrime, bile vetë lufta e Myslimit errësohet aty me gojën e tij, jo vetëm nga mendime të ēoroditura individuale, subjektiviste, të përsëritura, duke u futur në cikërrimat e katundit e të fshatarëve, por ēka është e rrezikshme, në këto material janë regjistruar pjesë që kanë të bëjnë me plot aventura të Myslimit në emigracion, në Jugosllavinë e kralëve serbë. Në këtë pjesë të jetës së tij, Myslimi tregon se merrte para nga jugosllavët, se këta i kishin propozuar ta bënin agjent, por ai “nuk pranoi”. Megjithatë jugosllavët, tregon aty Myslimi, vazhdonin t’i jepnin rrogë. Kur Myslimi ish akoma në Shqipëri në kohën e Zogut, legata jugosllave i dha 500 napolona, “po Myslimi s’i mori ato në dorë por hallexhia”. Dhe Myslimi vazhdon të tregojë kështu mbi propozimet për të bashkëpunuar kundër Zogut me Gani Kryezinë, familjen e Lleshit (Haxhiut), apo me Irfan Ohrin. Me ndihmën e serbëve, Myslimi zgjodhi kështu familjen e Lleshajve, familje “me shumë autoritet në Jugosllavi dhe në Beograd”. Atje ai u njoh me Haxhi Lleshin dhe vazhdojnë të tregohen aventurat e të dyve që i ka regjistruar me gojën e tij. Gjatë gjithë jetës dhe luftës që bëmë së toku me Myslimin, asnjëherë ky nuk më ka folur për këto ngjarje të jetës së tij. Pse i mbante ai fshehur këto ngjarje nga unë dhe nga Partia? Pse i nxjerr tash në këtë kohë kur zbuluam komplotin e Mehmet Shehut? Mos kërkon t’i dalë rrezikut përpara? Mos ka frikë se ia zbulojnë të tjerët? Me këto kujtime që Myslimi kërkon ti shtypë me këmbëngulje, ky errëson vetë figurën e tij që ia ngritën lart Partia dhe lufta. Po t’i lejojmë ne të shtypen këto aventura të Myslim Pezës, atëherë i kemi dhënë një armë në dorë armikut dhe opinionit: “Me të tillë njerëz ka bashkëpunuar Partia?”. Po ne nuk do t’ia japim këtë satisfaksion as Myslimit, as jugosllavëve. Ne do të bëjmë ēmos që Myslim Peza ta ngrysë jetën kështu siē është me të këqijat dhe me të mirat e tij. Me këtë “ēështje të Myslim Pezës”, plekset njëkohësisht dhe ēështja e Haxhi Lleshit. Nga gjumi i rëndë ku kish rënë pas vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu, u zgjua edhe Haxhiu.... Haxhiu pa se në këto kujtime, ai dhe familja e tij po komprometohen me Jugosllavët nga ana e Myslimit... Për ē’arsye të dy këta, Myslimi dhe Haxhiu i hapin për herë të parë këto letra të vjetra të tyre dhe në një kohë që Partia po kapërcen me sukses punën shumë armiqësore të Mehmet Shehut si agjent i jugosllavëve? Këta po na krijojnë me këtë një kokëēarje të re. Mos vallë qëndron gishti i jugosllavëve prapa tyre? Përvoja e luftës kundër armiqve të jashtme dhe të brendshëm na ka dhënë mësime të mëdha. Kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi shumë vigjilentë për të mbrojtur atdheun, Partinë, socializmin. Do të dëshiroja që në ēështjet e këtyre dy shokëve të mos ketë gisht armiku por vigjilent duhet të jem e do të veproj në mënyrë që sadisfaksion armikut jugosllav të mos i jap asnjëherë dhe të mos bie në provokacionet e këtyre dy shokëve në qoftë se janë provokacione. Me gjakftohtësi do të veproj që të mbrohet atdheu, të shmanget skandali që kërkon të bëjë armiku dhe këta dy shokë “të vjetër” të bëhen të parrezikshëm dhe në interesin e Partisë që sulmohet vazhdimisht nga armiqtë, do të marrim ato masa që vetëm armiku të dështojë, kurse Partia e populli të triumfojnë.


...