Nxënësit dhe studentët shqiptarë duhet të zotërojnë sa më shumë gjuhë të huaja, pasi kjo do të rriste shancet për punësim si në Shqipëri ashtu dhe jashtë saj. Kjo thirrje erdhi nga ministri i arsimit Myqerem Tafaj në ditën ndërkomëtare të gjuhës. Gjithashtu ai theksoi se ka ardhur koha që edhe universitetet shtetërore të ofrojnë programe studimi në gjuhë të huaja.

 


E ndërsa ambasadori i delegacioni të Bashkimit Europian, Etore Sequi,duke i premturar nxënësve të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, se shkolla e tyre do të adoptohet nga institucioni i tij, shtoi se gjyhët e huaja janë një element kyç për të ecur përpara.


Mësimi i gjuhëve të huaja në sistemin arsimor shqiptar, fillon që në klasë të tretë. Rreth 35 përqind e maturantëve në të gjithë Shqipërinë kanë zgjedhur gjuhën e huaj si provim me zgjedhje në maturën shtetërore.